Vrau vjehrrin me armë gjahu në Roskovec, autori vret veten
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...

Një procedurë me fond limit 249,470,651 lekë pa TVSH, rreth 2.4 miliardë lekë të vjetra e zhvilluar nga Bashkia Fier për furnizimin dhe vendosjen e materialeve për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme dhe shesheve, ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë G.P.G. COMPANY.
Megjithatë, dokumentet zyrtare dhe vendimmarrja e Komisioni i Prokurimit Publik tregojnë se procedura është shoqëruar me ankesë, rivlerësim dhe pikëpyetje serioze mbi kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor.

Oferta fituese e G.P.G Company është 165,098,873 lekë pa TVSH rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra, pra ndjeshëm më e ulët se fondi limit.

Diferenca prej afro 84 milionë lekësh të reja ngre menjëherë një pyetje thelbësore; a ka qenë fondi limit i fryrë, apo kemi të bëjmë me një ofertë jashtëzakonisht agresive që kërkon verifikim të thelluar të kostove reale?
Por një tjetër problematikë lidhet me kriterin teknik të vendosur në dokumentet e tenderit: fabrika e asfaltit duhet të ndodhej jo më shumë se 50 kilometra nga qendra e Fierit.

Ky kriter rezultoi vendimtar për skualifikimin e operatorëve në garë. Një prej kompanive pjesëmarrëse u përjashtua pikërisht për shkak se fabrika e saj rezultonte rreth 54 kilometra larg. Ankesa e depozituar në KPP vuri në diskutim jo vetëm interpretimin e këtij kriteri, por edhe faktin nëse ai ishte proporcional dhe në përputhje me parimet e konkurrencës së lirë, shkruan Piranjat.news.
Ligji për prokurimin publik kërkon që kriteret të jenë të arsyeshme, të lidhura drejtpërdrejt me objektin dhe të mos kufizojnë padrejtësisht garën. Vendosja e një distance fikse, pa një argumentim të detajuar teknik mbi domosdoshmërinë e saj, mund të konsiderohet kufizuese dhe potencialisht diskriminuese, shkruan Piranjat.news. Fakti që KPP pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi rivlerësim të procedurës tregon se procesi nuk ishte i qartë dhe linear.
Pesha e këtij tenderi shtohet edhe nga historiku i administratorit të kompanisë fituese. Administratori i G.P.G Company, biznesmeni Paqësor Buzi, u arrestua më 5 shtator 2019 bashkë me 14 persona të tjerë, ndërsa 35 të tjerë u shpallën në kërkim, në kuadër të një hetimi për skema mashtruese me TVSH, falsifikim vulash dhe fshehje të të ardhurave.
Prokuroria pretendoi në atë kohë se skema i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 1.8 miliardë lekësh.
Ndaj Buzit u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa më pas ai u lirua nga Gjykata e Apelit. Çështja ndaj tij u veçua nga të tjerat dhe në fillim të qershorit u pushua nga Gjykata e Tiranës, pasi prokuroria argumentoi se nuk kishte prova për akuzat e ngritura fillimisht, shkruan Piranjat.news
Në vendimin e tij, gjyqtari Sokol Tona arsyetoi se nga ekspertizat kontabël dhe verifikimet në terren rezultonte se kontratat ishin reale dhe nuk kishte prova për fiktivitet apo përfitim të paligjshëm të kreditimit të TVSH-së.
Megjithatë, fakti që administratori i kompanisë fituese ka qenë subjekt i një hetimi të përmasave të mëdha për skema tatimore e vendos këtë tender nën një vëmendje edhe më të lartë publike, sidomos duke pasur parasysh vlerën e konsiderueshme të kontratës dhe faktin që kompania ka qenë një nga përfitueset kryesore të projekteve publike në vite, shkruan Piranjat.news.
Në këtë kontekst, çështja nuk lidhet vetëm me një kriter distance apo me diferencën mes fondit limit dhe ofertës fituese. Bëhet fjalë për standardin e transparencës dhe të barazisë në një procedurë publike me miliona euro fonde.
Tenderi mbetet nën vëzhgim, ndërsa vendimi përfundimtar i rivlerësimit do të përcaktojë nëse procesi ka qenë plotësisht i rregullt apo jo./ piranjat.news
Lefter Maliqi ka shpërndarë një mesazh për qytetarët e Kuçovës në postim në Facebook, duke u shprehur se pas 36 v...
Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vietnameze në Tiranë. Ata a arrestuan nga policia, pasi ushtronin prostitucion në një apartament ...
Një protestë e thirrur disa ditë më parë nga përfaqësues të shoqërisë civile është zhvilluar kë...
Një prej aseteve më të vyera të arsimit gjirokastrit, siç është shkolla “Bajo Topulli” ka përfunduar n&e...
Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për vjedhje. Në pranga ranë shtetasit K. ...
Gripi ka ulur intensitetin e qarkullimit, por jo agresivitetin e tij. Stina e pranverës ka nisur me një rënie të ndjeshme të infektimev...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, Njësia Administrative Frakul...
Një 17 vjeçare sapo është çuar në urgjencën e spitalit të Korçës pasi dyshohet se ka pirë një...
Pas disa ditësh bllokimi dhe ndërhyrjesh në terren, segmenti rrugor në zonën e “Arrave të Gurrës” në Libra...
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pak më parë në fshatin Vishocicë, t&...