Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të tyre vullnetar nga Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të masave të reja për ashpërsimin e politikave të emigracionit.
Nisma vjen pasi Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, njoftoi në Parlament se rreth 700 familje shqiptare, përfshirë edhe ato me fëmijë, pritet të deportohen si pjesë e reformës së qeverisë në këtë fushë. Shumë prej tyre kanë marrë tashmë refuzim për kërkesat e azilit, por kanë vijuar të qëndrojnë në vend.
Zëvendësministri britanik për Sigurinë e Kufijve, Alex Norris, deklaroi për median vendase se pagesa e ofruar — e cila aktualisht është rreth 3 mijë paund — shihet si “një investim i mirë për taksapaguesit britanikë”, duke qenë se shteti vazhdon të mbulojë kostot e strehimit për familjet të cilave u është refuzuar azili. Norris nuk specifikoi shumën finale, duke theksuar se ajo mund të jetë më e lartë.
Marrëveshja e riatdhesimit dhe sfondi politik
Plani lidhet ngushtë me marrëveshjen e riatdhesimit Shqipëri–Britani, të firmosur në vitin 2022 nga kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri britanik Rishi Sunak, e cila lehtëson kthimin e shtetasve shqiptarë me kërkesa të refuzuara.
Britania synon të ulë kostot afatgjata të akomodimit të familjeve që kanë humbur të gjitha rrugët ligjore, por që ende nuk janë larguar vullnetarisht.
Edhe fëmijët e lindur në Britani mund të deportohen
Në një intervistë për gazetën The Telegraph, Norris theksoi se fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar nga prindër me kërkesa të refuzuara për azil nuk përjashtohen nga procesi i deportimit. Sipas tij, rastet do të trajtohen “rast pas rasti”, por ligji i emigracionit lejon largimin e të gjithë anëtarëve të familjes.
“Për momentin mund t’u paguajmë rreth 3 mijë stërlina dhe nuk kërkoj ndjesë për këtë. Fëmijët e azilkërkuesve të dështuar do të largohen nga Britania edhe nëse janë lindur këtu,” deklaroi Norris.
Kosto për taksapaguesit britanikë
Taksapaguesit vazhdojnë të paguajnë për strehimin e këtyre familjeve, të cilave u është refuzuar azili, por që nuk kanë pranuar kthimin vullnetar në Shqipëri. Ky mbetet një nga argumentet kryesore të qeverisë së Londrës për të rritur presionin ndaj rasteve të pazgjidhura.
Sipas burimeve qeveritare, ministrja Mahmood po shqyrton gjithashtu rritjen e shumës së ofertës financiare për ata që pranojnë të largohen me dëshirë.
Nisma pritet të jetë një nga lëvizjet më të forta të autoriteteve britanike ndaj shtetasve shqiptarë në sistemin e azilit që prej vitit 2022.
Punësimi dhe të ardhurat nga puna në vendin tonë do të jenë nën presion dhe me tendencë rënëse në vitet...
Një aksident rrugor është shënuar sot në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një t...
Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak ...
Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme, ku në konflikt rezulton se është përfshirë edhe një ef...
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë ...
Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që u vra me thikë pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me bekimin e Lulzim Bashës, për të goditur LSI-n&e...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “arrest me ...
Kjo foto nuk vjen nga ndonjë vend i varfër i botës së tretë. Nuk është as ndonjë qendër shëndetësore e ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani ...