AKTUALITET

3000 euro metri katror, por rrugë me minj/ Pamjet skandaloze nga zona “VIP” tek Liqeni i Thatë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 16:15

3000 euro metri katror, por rrugë me minj/ Pamjet skandaloze nga zona

Këto janë pamjet por edhe realiteti në rrugën "Hiqmet Buzi", nga rrethi i nënkalimit të Liqenit Thatë drejt VET Hospital. Një zonë ku metri katror i pronës ka shkuar deri në 3000€, e promovuar si zonë elitare pranë liqenit por pamja që përjetojnë çdo ditë banorët është turpëruese.

Banorët kanë denoncuar pranë redaksisë Piranjat news me pamje ku shihet se si trotuaret janë të pushtuara nga minj, ferra dhe plehra. Çdo ditë dëmtohen makina, ndërsa drejtuesit e motorëve rrezikojnë seriozisht aksident, pasi gropat janë aq të mëdha sa mund të rrezikojnë edhe jetën.

Rruga është pothuajse gjithmonë e mbuluar me ujë, sepse prej më shumë se dy vitesh rrjedh ujë i pijshëm nga disa pika dhe askush nuk ka marrë masa për ta rregulluar.

Mesazhi i qytetarit:

Këtu ndodhemi në rrugën Hiqmet Buzi, që të çon nga rrethi i nënkalimit të Liqenit Thatë drejt VET Hospital. Gjendja këtu është skandaloze, sikur të ishim në mesjetë. Trotuaret janë të mbushura me minj, ferra dhe plehra. Rruga është pothuajse gjithmonë me ujë, sepse në disa pika rrjedh ujë i pijshëm dhe ka mbi dy vite që askush nuk merr masa për ta rregulluar.

Edhe nënkalimi i Liqenit Thatë është pothuajse gjithmonë plot me ujë dhe njerëzit kanë frikë të kalojnë, sepse makinat që kalojnë me shpejtësi mund t’i spërkasin. Siç shihet edhe në video, gropat kanë pushtuar pothuajse gjithë rrugën. Çdo ditë ka makina që dëmtohen. Shpresojmë që të mos bjerë ndonjë person me motor aty, sepse gropat janë shumë të mëdha dhe mund të rrezikojnë edhe jetën. Flasim për rrugën drejt Europës, por këtu jetojmë mes minjve, ujit dhe gropave.  Për më tepër, kjo zonë konsiderohet zonë elitare pranë liqenit, ku metri katror shkon deri në 3000€.

Shteti inekzistent… Turp!

Ky denoncim dhe videoja përkatëse kanë mbërritur në redaksinë e Piranjat News, me shpresën që institucionet më në fund të reagojnë./Piranjat news

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë