VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e hakërimit të kompjuterave të disa prokurorëve të SPAK, për të cilën akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe dy njohjet e tij Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.
Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK.
Por cilat janë dosjet që tre të akuzuarit mundën të merrnin nëpëmjet hakerimit të emaileve të disa prej prokurorëve të SPAK?
Dhe pse ish-drejtuesi i lartë i burgjeve, Agim Ismaili, ishte i interesuar të dinte nëse kishte ndonjë hetim të hapur për eprorin e tij, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, fillimisht gjithçka nis e zbulohet me veprimtarinë e shtetasit Zambak Gjoni.
Ish-punonjës fillimisht në Drejtorinë e Burgjeve dhe më pas në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, i cili në mënyrë të habitshme zotëronte disa materiale hetimore, të cilat mbanin vulën secret.
Materiale të cilat sipas hetimeve, ndër të tjerë, në muajin mars të vitit 2025, ai ia kishte dërguar me qëllim publikimi në portalin e këtij të fundit një gazetari të njohur në qarqet mediatike.
Një gabim që në fakt rezultoi fatal, pasi gazetari në fjalë me t’u njohur me këtë material dhe faktin që ishte në hetim dhe publikimi i këtij dokumenti përbënte shkelje të rëndë ligjore, njoftoi menjëherë strukturën e SPAK.
Strukturë e cila nga ana e saj nisi menjëherë një hetim se si kishte mundur të rridhte një informacion i tillë nga vetë brenda radhëve të saj.
Kur ky informacion ishte ende në faze përpunimi dhe nuk ishte bërë ende publik.
Ndërhyrje për të cilën u njoftua menjëherë edhe vetë drejtuesi i SPAK në këtë kohë, Altin Dumani. i cili urdhëroi nisjen e një hetimi të zgjeruar për të zbuluar se si ky informacion kishte përfunduar në duart e personave jashtë institucionit.
Dosja Hetimore
Më datë 12 Mars 2025, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, ka vënë në dijeni prokurorin e çështjes, se shtetasi Zambak Gjoni i ka dërguar administratorit të një portali mediatik,
informacione në lidhje me procedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, të cilat i dispononte në formatin ‘Ëord’. Ky procedim pason atë Nr. 277 të vitit 2020, ku në themel të hetimit ishte procedura e dhënies me konceision shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga kjo shoqëri.
Ku në kuadër të këtij hetimi prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të të pandehurve, Lefter Koka, me detyrë ish-Ministër Mjedisi, Alqi Bllako, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto etj.
Por cilat ishin bisedat që kishin kryer midis tyre Zambak Gjoni, Arnold Rrokaj dhe Agim Ismaili. Dhe pse këta persona ishin të interesuar për të pasur në duar këto dosje. Ishte thjesht një kuriozitet siç ata u u justifikuan përpara oficerëve të policisë gjyqësore apo qëllimi i tyre ishte që me anë të këtyre materialeve hetimore, të shantazhonin personat që ishin në investigim nga organi i drejtësisë.
Ndërkohë që nga kqyrja që iu bë aparatit celular të prokurorit të çështjes që po hetonte aferën e inceneratorit të Elbasanit, materiali që u gjet në telefonin e tij përkonte me atë që Zambak Gjoni kishte shpërndarë te gazetari, që më pas kishte bërë denoncimin edhe në SPAK.
Prokuroria e Elbasanit vuri nën hetim disa efektivë policie pasi akuzohen për organizimin dhe favorizimin e basteve sportive te pa lejuara. Hetim...
Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në Elbasan. Fatmirësisht, d...
Elinor Tushe, 25-vjeçari që shihni në foto është i riu që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në qytetin ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 20 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të ndihm&...
Mëngjesi i 4 tetorit 2024 e gjeti Vlorën të zhytur nën ujë. Shiu i rrëmbyer mbuloi lagje të tëra, aq sa nga dronë...
Në një kthesë dramatike për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar autenticitet...
Pas 7 orësh, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca me palë kërkuese Unionin dhe shoqatën e Gjyqtarëve, lidhur m...
Sekuestrimi i pajisjeve elektronike si celularët apo kompjuterat nuk është më e drejtë ekskluzive vetëm e SPAK-ut. Tashmë edh...
Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme ...
Gjykata e Tiranës dënoi me 23 vite burg Tomorr Çelën, i akuzuar për vrasjen e 2 personave në vitin 1997. Çela u ekstradua...