Ndërsa disa kompani të mëdha kërkojnë gjithnjë e më shumë kthimin e punonjësve në zyrë, të tjera po i përgjigjen kërkesës për më shumë mundësi pune hibride. Edhe pse kompani të njohura si JPMorgan, TikTok dhe Ford kanë bërë bujë duke kërkuar rikthimin e punonjësve në zyrë, të dhënat e fundit tregojnë një realitet tjetër.
Sipas një sondazhi të Gallup, në maj 2025, 51% e “punonjësve të aftë për punë në distancë” punonin me model hibrid, vetëm një pikë përqindje më pak se në maj 2023. Punonjësit plotësisht në distancë mbetën gjithashtu të pandryshuar, duke zbritur vetëm nga 29% në 28%. Në të njëjtën kohë, kërkesa për punë hibride është shumë e lartë: 60% e të intervistuarve nga Gallup preferojnë një model hibrid, ndërsa një sondazh i FlexJobs tregon se 40% e profesionistëve e shohin orarin hibrid si zgjedhjen e preferuar. Sipas FlexJobs, disa industri kanë parë rritje me mbi 30% të shpalljeve për punë hibride gjatë gjashtë muajve të fundit. Në krye qëndron sektori i komunikimeve, ku ofertat pothuajse janë dyfishuar raporton “BM”.
Kategoritë e tjera me rritje të ndjeshme përfshijnë:
sigurimet,
shitjet,
mjedisin,
sektorin ligjor.
Ndërkohë, fusha si kompjuterikë dhe IT, menaxhim projektesh, financë e kontabilitet, marketing dhe shërbim klienti vijojnë të dominojnë tregun e punëve hibride. Ekspertja e karrierës, Toni Frana, thekson se jo çdo politikë hibride ofron ekuilibrin punë-jetë që punonjësit presin. “Punëkërkuesit duhet të kuptojnë si e zbatojnë kompanitë modelin hibrid dhe nëse ky përputhet me objektivat e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë.”
Çfarë duhet të pyesni:
Politika e formalizuar – Sa ditë janë në distancë? Kush vendos cilat ditë? A ka rregulla uniforme apo varet nga menaxheri? Një politikë e qartë tregon seriozitet. Po ashtu, duhet sqaruar nëse punonjësit hibridë paguhen më pak ose marrin më pak përfitime.Kultura e komunikimit – Puna hibride funksionon vetëm me komunikim të qartë. Pyetni nëse takimet kryesore janë të aksesueshme online, nëse dokumentet janë dixhitale, dhe si lidhen ekipet në mungesë fizike. Sqaroni si funksionon ekipi ku do të punoni, cilat kanë qenë sukseset apo sfidat e tyre me oraret hibride.
Fleksibiliteti real – Jo çdo punë hibride është fleksibël. Disa kompani kërkojnë orare fikse të zyrës edhe për punën në distancë, ndërsa të tjera japin liri më të madhe. Pa sqarime paraprake, mund të lindin pritshmëri të gabuara dhe zhgënjim.Kur zbatohet siç duhet, puna hibride sjell përfitime për të dyja palët, punonjës dhe punëdhënës. Por për të pasur sukses, transparenca mbi politikat dhe komunikimi i përditshëm janë thelbësore. Siç e thekson Frana: “Proaktiviteti në komunikim ndihmon që puna hibride të japë rezultate pozitive afatgjata për organizatën dhe punonjësit e saj.”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Shtator08:48
E rëndë/ Rezultonte i humbur që nga 21 gushti, gjendet i vetëvarur 44-vjeçari në Lushnjë
Një 44-vjeçar që rezultonte i humbur që nga 21 gushti është gjetur i vetëvarur në lagjen “Çlirimi” ...
AKTUALITET
13 Shtator08:40
Aksident tragjik në Lushnjë/ Humb jetën pasagjerja 47-vjeçare, plagosen tre persona të tjerë
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Sektor, në Lushnj...
AKTUALITET
13 Shtator08:21
Këmbimi valutor 13 shtator 2025/ Euro bie në një minimum të ri historik, ja sa vlejnë sot monedhat e tjera
Sot, e shtunë, 13 shtator 2025, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.
...
AKTUALITET
13 Shtator07:28
Shifrat/ Ritmi që po gjeneron miliona edhe në Shqipëri
Koncertet dhe festivalet po shndërrohen në një motor të ri ekonomik për Shqipërinë: vetëm Keinemusik në Tiranë...
AKTUALITET
13 Shtator07:09
Plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër
Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjell&e...
AKTUALITET
12 Shtator23:11
VIDEO/ Me shpejtësi rrufe, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 18-vjeçari shqiptar. Reagon ministri italian
Kanë dalë pamjet e aksidentit dramatik në Bolonja të Italisë ku humbi jetën një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si ...
AKTUALITET
12 Shtator22:55
A e parandjenë motrat Dhimaku se do të iknin nga kjo botë? Dëshmia rrëqethëse e babait: Më thanë se nuk do të shihemi më. Mu lutën të...
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.
Dy jet...
AKTUALITET
12 Shtator22:35
Babai i vrau nënën, flet vajza e çiftit shqiptar: Na lanë në mes të katër rrugëve. Nuk mund të gënjej, mami kishte një mik me të cilin...
Vrasja e një nëne 36-vjeçare në Volos në gusht tronditi të gjithë komunitetin grek. Burri i saj 40-vjeçar e vrau at&...
AKTUALITET
12 Shtator22:25
14 vite nga atentati me tritol ndaj gjyqtarit Konomi – Familja shpërthen: Heshtja e drejtësisë është krim
Kanë kaluar 14 vite nga atentati me tritol që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por autorët ende nuk janë zb...
AKTUALITET
12 Shtator21:58
Qytetarët 12 vite pa ujë/ Kryekomunari riciklon gënjeshtrat dhe premtimet në prag të zgjedhjeve të reja
Gjatë fushatës së vitit 2013 për zgjedhjet vendore në Kosovë, ai që sot është Kryetari i Komunës së Lipja...