AKTUALITET

50% e banorëve që jetojnë në kryeqytet mendojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë punë

n.f Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 14:20
50% e banorëve që jetojnë në kryeqytet mendojnë se
Foto ilustruese

TIRANË- 50 për qind e njerëzve që jetojnë në kryeqytetin shqiptar mendojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë pune në Tiranë. Ndryshe nga perceptimi i qytetarëve që jetojnë në Romë e Athinë, ku kjo normë është më e ulta në Europë.

Mes qyteteve anembanë Europës ekziston një hendek i madh në mënyrën se si banorët i perceptojnë shanset e tyre për të gjetur një vend punë në qytetet ku jetojnë. Një sondazh i cili mbuloi BE-në, EFTA-n, disa vende kandidatë për në BE dhe Britaninë e Madhe zbuloi se në 83 qytete të kontinentit europian, më pak se gjysma e banorëve mendojnë se është e lehtë të gjesh një punë, por opinionet ndryshojnë nga vendi në vend.

Në Palermo, për shembull, vetëm 4% e njerëzve ndajnë këtë mendim ndërsa, në Pragë, 79% e tyre ndihen të sigurt për perspektivat e punës. Faktorë të tillë si gjendja ekonomike e vendit, shkalla e papunësisë dhe nëse është apo jo kryeqytet mund të ndikojnë ndjeshëm në mundësitë e punësimit. Disa shtete përfaqësohen nga vetëm një qytet në sondazh, të tjerët kanë qytete të shumta të përfshira, me disa që paraqesin deri në gjashtë ose shtatë qytete.

Cili kryeqytet është më i miri për të gjetur një punë të mirë?

Duke parë kryeqytetet, përqindja e njerëzve që besojnë se është e lehtë të gjesh një punë të mirë varion ndjeshëm. Praga kryeson me normën më të lartë me 79%, e ndjekur nga Bratislava (72%), Oslo (69%) dhe Stokholmi (68%).

Roma ka normën më të ulët me 20%, e ndjekur nga Athina (21%) dhe Madridi (24%). Ndër pesë ekonomitë kryesore të Europës, Parisi dhe Londra kryesojnë me 61% të banorëve që shprehin optimizëm për mundësitë e punësimit, të ndjekura nga afër nga Berlini me 57%. Në të kundërt, kryeqytetet e Spanjës dhe Italisë renditen në vendin e tretë të fundit, duke reflektuar besim shumë më të ulët në disponueshmërinë e vendeve të mira të punës.

Nga 35 kryeqytete europiane Tirana renditet në vendin e 22, me 50%, ky perceptimi është më pozitiv se vendet e tjera të rajonit, në Beograd vetëm 38% e banorëve vendas mendojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë punë, një Shkup 36%, ndërsa në Podgoricë vetëm 26%.

Qytetet italiane dominojnë fundin e renditjes

Përveç Palermos, qytetet e tjera italiane dominojnë renditjen më të ulët, me katër nga pesë të fundit që kanë 20% ose më pak banorë që besojnë se është e lehtë të gjesh një punë të mirë. Njerëzit në qytetet spanjolle besojnë kryesisht se nuk është e lehtë të sigurohet një punë e mirë aty ku jetojnë, pasi më pak se një në katër banorë ndihen ndryshe në të katër qytetet e përfshira në sondazh.

Midis pesë ekonomive të para, Gjermania ka normën mesatare më të lartë prej 60% në qytetet e saj, e kryesuar nga Mynihu me 72%, që renditet e treta në përgjithësi në të gjithë listën. Kjo mesatare është 63% në Mbretërinë e Bashkuar, 47% në Francë, 24% në Itali dhe 21% në Spanjë, me të gjitha vendet e përfaqësuara nga të paktën katër qytete.

Punët e mira lidhen me jetën dhe kënaqësinë financiare

Raporti tregon se perceptimi i mundësive të mira të punës është i ndërlidhur me kënaqësinë e përgjithshme me jetesën në qytet. Në qytetet ku më shumë njerëz besojnë se është e lehtë të gjesh një punë të mirë, vërehen nivele më të larta të kënaqësisë me jetën e qytetit. Megjithatë, kjo lidhje reciproke është e moderuar, në 51%.

Euroneës Business gjeti një lidhje më të fortë midis perceptimit të mundësive të mira të punës dhe kënaqësisë me situatat personale të punës, me një korrelacion prej 70%. Kur njerëzit mendojnë se është e lehtë të gjejnë një punë të mirë, kënaqësia e tyre me situatën e tyre financiare gjithashtu priret të përmirësohet.

Sondazhi mblodhi përgjigje nga mbi 71,000 njerëz në 83 qytete evropiane, me të paktën 839 banorë që morën pjesë nga secili qytet./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë