AKTUALITET

81 milionë euro për Lanën/ Nika: Investim i dështuar, Tirana pa vizion urban, lumi mbeti kanal betoni

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 10:47

81 milionë euro për Lanën/ Nika: Investim i dështuar, Tirana

I ftuar në “Kafe Shqeto”, Olsi Nika, biolog mjedisi, u shpreh se Tirana po përballet me një situatë të rënduar të menaxhimit urban dhe mjedisor, ku infrastruktura e ujërave të zeza dhe planifikimi i qytetit kanë dështuar të ndjekin ritmin e rritjes demografike.

Nika u shpreh se, Lumi Lana, për të cilin janë investuar rreth 81 milionë euro, përfaqëson një rast tipik të një ndërhyrjeje të pjesshme dhe të paplotë, ku funksioni i kolektorit urban ka mbizotëruar mbi çdo vizion për rikthim natyror apo integrim ekologjik.

Ai theksoi se mungesa e një strategjie afatgjatë e ka kthyer Tiranën në një hapësirë me probleme të akumuluara infrastrukturore, ku ndotja dhe mbingarkesa urbane janë bërë të përditshme, ndërsa zonat natyrore përreth përballen me presion të vazhdueshëm ndërtimor. Në këtë kontekst, Nika ngriti shqetësimin se modeli aktual i zhvillimit është mbështetur kryesisht në ndërhyrje estetike dhe ndërtimore, pa zgjidhur thelbin e menaxhimit të ujërave dhe hapësirave publike.

Sipas tij, rasti i Lanës nuk është thjesht një projekt i dështuar teknikisht, por simptomë e një qasjeje më të gjerë ku investimet publike nuk shoqërohen me vizion urban afatgjatë, duke e lënë kryeqytetin të ekspozuar ndaj problemeve që vetëm thellohen me kalimin e kohës.

Pjesë nga deklarata:

Është një sistem impianti shumë i mirë, por ti po krijon një zonë informale aty që shkarkon dhe ia prish të gjithë këtë zinxhir. Dhe këto zonat informale nuk krijohen rastësisht. Krijohen përmes premtimeve elektorale, përmes legalizimeve; për të gjithë mbyllet një sy dhe një vesh aty, sepse merren votat, dhe ky cikël vazhdon. Dhe ky është problemi.

Po tani, vizioni aty mbaroi. Të prishim këto kioskat dhe të ndërtojmë një kolektor ujërash të zeza në mes të qytetit. Kaq është. Duhet ta kuptoni këtë gjë. Nëse do të ishte vërtet një vizion për të ndërtuar një qytet ashtu siç duhet, atëherë duhet të ishte menduar se si do të funksiononte transporti, sepse ishte një qytet që po rritej. Dhe shumica e qyteteve të mëdha janë rritur, por ne kishim edhe një tjetër problem që vinte nga shembja e komunizmit, lëvizjet demografike. Askush nuk donte të jetonte më në fshat; ishte pjesë e dëshirës, ndërsa tani është nevojë, sepse në fshat mungojnë shërbimet, prandaj njerëzit vijnë. Më kupton?

Dhe atëherë duhet të mendohej si do të trajtoheshin ujërat, si do të funksiononte transporti… underground, pra nëntokë, metro e të tjera e të tjera. Nuk ka pasur kurrë këtë vizion. Vizioni ishte: prishim kioskat, bëjmë pallate dhe ndërtojmë një kolektor aty, dhe kaq. Kaq është. Më vjen keq ta them, por kështu është. Mos ju duket si shumë vizionare, se lyeni dy bojëra aty. Vizioni është të mendosh sot si do të jetë Tirana pas 50 vitesh. Nuk ka pasur kurrë këtë vizion. Dhe e shohim sot: jemi prapë aty ku ishim.

Në kuptimin e ujërave, ne prej vitesh e jetojmë… çfarë të pëlcasë më, si të pëlcasë më? Pra është një gjë… mund të jetë i vetmi kryeqytet në botë… mbase në Evropë, ndoshta; në Indi po, por në Evropë jo besoj… që ka një kolektor shumë të madh në mes të qytetit. Tani çfarë do të pëlcasë më? Unë s’kuptoj më çfarë të pëlcasë.

Patjetër që mund të bëhet, dhe nuk është se ka ndonjë kosto të jashtëzakonshme. Duhet t’ia kërkosh qeverisë, shtetit, ministrive… Po shumë herë… jo ministrive më shumë, sepse nuk është se na e marrin shumë seriozisht, por patjetër Lana mund të bëhet një lumë edhe i peshkueshëm, po të duash. Dhe jo me ndonjë kosto të jashtëzakonshme.

Ti mund ta shfrytëzosh si kolektor shtratin e lumit, sepse ai është një lumë artificial në kuptimin e dinamizmit tashmë. Pra ajo korsi është betonuar e gjitha; është një kolektor në fund të ditës. Është i disiplinuar, pra nuk mund të jetë një lumë natyror. Por ti mund ta përdorësh atë hapësirë për qëllimin e grumbullimit dhe transferimit të ujërave, dhe pastaj të bësh një lloj izolimi, pra një rrjedhë poshtë dhe një izolim, ndërsa pjesën sipër mund ta rinatyralizosh në një farë mënyre, ku të rrjedhë vetëm uji që vjen nga burimet dhe të shkojë në det. Pra ka mënyra të tilla që mund të bëhet. Por nuk është… është thjesht ajo fjala e famshme që ne përdorim: “hidhe mo, se e merr lumi”, dhe kaq.

Jo, flamingoja është ende aty, është e pashqetësuar; megjithatë situata është e paqartë. Protesta vazhdon, ne jemi përditë në shesh. Në Nartë kemi qenë me një grup kërkuesish shkencorë fundjavën që shkoi, për të evidentuar dëmet që janë shkaktuar aktualisht. Pavarësisht pretendimeve që zona u rrethua sepse do të bëheshin studime, pra do të ndërtohej rruga jo, absolutisht.

Aty është rrethuar zona; janë hapur deri tani dy sheshe për kantier ndërtimi, janë shtruar rrugë mbi dunat ranore, janë hapur kanale që janë shumë delikatë dhe ndikojnë në ujëkëmbimin, që është faktori ekologjik kufizues në një lagunë, pra kanalet që lidhin lagunën me detin. Patjetër që është për projektin për të bërë marinë aty. Pra, me pak fjalë, aty ka filluar një ndërtim i mirëfilltë dhe më pas është paraqitur si punim paraprak e të tjera e të tjera. Për fat të mirë, nga reagimi mbarëqytetar, është ndalur; gardhi nuk është më aty… flamingot janë të qeta për momentin… ishin, ne vazhdojmë, edhe kolegët që i numërojnë i monitorojnë; janë aty, janë të pranishme, madje kanë filluar folezimin në këtë periudhë.

Unë nuk i besoj… jo, atë s’e besoj kurrë unë, por që këta të ruajnë standardet mjedisore, sepse Bashkimi Evropian në fakt… as të vetat. Këta pikërisht sepse nuk i ruanin dot standardet, ndryshuan standardet. Ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura ishte ndryshim i standardit, sepse nuk arrinin dot t’i ruanin. Për arsye se duan të vendosin në jetë vizionin që e kanë shpallur që në fillim: të hyjnë në zonat e mbrojtura dhe t’i betonojnë. Ky është vizioni, të jeni të qartë për këtë gjë.

Por a mund të koegzistojë turizmi dhe natyra? Patjetër, si në çdo vend të botës. Por jo zonat urbane dhe natyra; nuk koegzistojnë dot. Në atë zonë patjetër që është zhvilluar turizmi edhe para këtyre projekteve, mund të zhvillohet edhe më mirë. Ka nevojë për një rivitalizim të fshatrave dhe zonave përreth zonës së mbrojtur, dhe kjo ndihmon edhe ekonominë lokale. Patjetër mund të investosh në fshatrat përreth, nuk ke pse të vësh gardh në det. Edhe kjo pjesa e tokave publike apo private… deti është publik në çdo rast. Monumentet e natyrës janë publike në çdo rast; mund ta kesh certifikatën, ta varësh në mur dhe aq.

Siç kanë vepruar banorët e zonës, pronarët e tokës: ti mund të bësh… absolutisht ne ua kemi dhënë, ata e kanë pranuar që në 2004 kur është shpallur zonë e mbrojtur, dhe vazhdojnë ta pranojnë; nuk është askush kundër kësaj gjëje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë