
Kuvendi ka miratuar në parim pas një seance maratonë që zgjati pothuajse 16 orë, projektbuxhetin 8.8 miliardë euro për vitin 2026, si edhe paketën për “Paqen fiskale”.
Projektligjet u miratuan në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër.
Të pranishëm në sallën parlamentare ishin 112 deputetë në momentin kur aktet kaluan për votim.
“Buxheti 2026” u miratua me 83 votat e maxhorancës, ndërsa opozita siç kishte paralajmëruar votoi kundër.
Ndërkohë socialisti Erion Braçe doli nga “rreshti” duke mos votuar pr.ligjin “Për sistemin e taksave vendore”
Ndërsa Vullnet Sinaj nuk mori pjesë në votimin e 2 projektligjeve, “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe atë për “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.
Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:
Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër
3.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”
Votimi: 83 pro, 0 absentim, 32 kundër
4. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër (Erion Braçe nuk voton)
5. Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër
6. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër ( Vullnet Sinaj nuk voton)
7. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër
8. Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
Votimi: 82 vota pro, 0 absentim, 30 kundër (Vullnet Sinaj nuk voton)
9. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor07:26
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.4 lekë...
AKTUALITET
20 Nëntor08:01
Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët! Si do të funksionojë skema?
Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur...
AKTUALITET
20 Nëntor07:58
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon nj&eu...
AKTUALITET
20 Nëntor07:56
Turkish Airlines nxjerr në shitje 49% të aksioneve në Air Albania
Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania SHPK, kompani e linjës komb&eum...
AKTUALITET
20 Nëntor07:16
Rebeshe shiu me intensitet mesatar, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Dita e enjte, parashikohet të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut, me intensitet mesatar lokalisht të lartë në zonat jugo...
AKTUALITET
19 Nëntor23:30
Ja ku do të ngrihen dy burgje të reja/ Ministri Lamallari tregon prioritetet e buxhetit për vitin e ardhshëm
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projekt-buxhetin e vitit 2026 për ministrinë që ai drejton. Në ...
AKTUALITET
19 Nëntor22:57
“Sjellje e mirë dhe rehabilitim”/ Dokumentet fiktive të burgut që ulën dënimin për të fortin e Vlorës, ish-prokurorin dhe vrasësin
Në vitin 2022, një hetim i thelluar i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nxorri zbuluar fenomenin e raporteve...
AKTUALITET
19 Nëntor22:35
U ekstradua sot nga SHBA, Kamer Duhanxhiu u fsheh për 30 vite në Florida. Si e vrau prostitutën shqiptare me reputacion (Emrat)
Kamer Duhanxhiu, u depërtua sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Rinas, ndërsa 44-vjeçari rezulton i dënuar përfun...
AKTUALITET
19 Nëntor21:51
Lezhë, problematikat nga moti i keq, rrezik përmbytje në disa banesa dhe pranë nënstacionit elektrik
Pas përmirësimit të kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme dhe reshjeve me intensitet të ulët, strukturat bashkiake...