AKTUALITET

A është 25 dhjetori ditëlindja e vërtetë e Jezu Krishtit? Debati i kishës dhe rebusi i pazgjidhur i Krishtlindjes

Albert Vataj Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 21:43
A është 25 dhjetori ditëlindja e vërtetë e Jezu
foto ilustruese

TIRANË- Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Data e lindjes së Jezu Krishtit konsiderohet ndoshta nga dilemat e historisë së njerëzimit, më e madhja. Janë parashtruar shumë zgjidhje, kanë marrë trajtë sendërgjimi shumë varjante të së vërtetës, janë përplasur shumë hamendësime, kanë flakëruar shumë debate. Teologë dhe filozofë, studieus dhe historianë,  hulumtues dhe mendimtarë të ndryshëm kanë qenë pjesë e kësaj beteje epike. Janë vite, shumë vite në mes dhe ende nuk është thënë fjala e fundit.

Fundvitin e vitit 2004, gjatë periudhës së Krishtlindjeve, në Itali u ndez një debat i zjarrtë. Disa arsimtarë përkrahnin idenë që traditat fetare të Krishtlindjeve të mos ndiqeshin fare ose të ndiqeshin sa më pak. E mbështetnin këtë ide për të respektuar nxënësit që nuk janë as katolikë dhe as protestantë, numri i të cilëve sa vjen e rritet. Megjithatë, të tjerë në fushën e arsimit dhe gjetkë kërkonin që traditat të respektoheshin dhe të ruheshin pikë për pikë.

Por, pavarësisht nga këto polemika, cila është origjina e shumë traditave të Krishtlindjeve? Ndërsa debati po arrinte pikën më të nxehtë, gazeta e Vatikanit, L’Osservatore Romano, bëri disa komente interesante.

Në lidhje me datën e Krishtlindjeve, gazeta katolike tha: «Nga pikëpamja historike, data e vërtetë e lindjes së Jezuit fshihet nën një vel paqartësie, pasi këtë nuk e tregon me siguri as historia e Romës, as regjistrimi perandorak i popullsisë së asaj kohe dhe as kërkimet në shekujt vijues. . . . Siç dihet, data 25 dhjetor u zgjodh nga Kisha e Romës në shekullin e katërt. Në Romën pagane, kjo datë i kushtohej perëndisë Diell . . . Ndonëse krishterimi tashmë ishte pranuar në Romë me anë të dekretit të Kostandinit, miti i . . . perëndisë Diell, ishte ende i përhapur, sidomos mes ushtarëve. Festimet e mësipërme, që bëheshin në datën 25 dhjetor, ishin të rrënjosura thellë në traditat e përhapura. Nga kjo gjë, Kishës së Romës i lindi ideja që t’i jepte kësaj dite një domethënie fetare të krishterë, duke zëvendësuar perëndinë Diell me Diellin e vërtetë të Drejtësisë, Jezu Krishtin, dhe duke e zgjedhur këtë si ditën kur do të festohej lindja e tij.»

Bibla, nuk ka asnjë të dhënë se Jezusi ka lindur saktësisht më datën 24 dhjetor. Në fakt tregohet se Jezusi lindi në kohën e Cezar Augustit, në vitin e shpalljes së dekretit të regjistrimit të popullsisë dhe në vitin e pestë të sundimit të Herodit. Pastaj Bibla shpjegon se koha kur ndodhi kjo lindje jashtë kishte barinj që i ruanin delet në vathët e tyre. Pra, kështu nuk mund të krijohet bindja se kjo lindje ndodhi në dhjetor, por studiuesit thonë diku në fillim të marsit, apo fundi i shtatorit.

Ylli i Krishtlindjes, i quajtur gjithashtu Ylli i Betlehemit, është një yll që u zbuloi dijetarëve lindjen e Shpëtimtarit e që më pas i priu për në Betlehem.

Sipas Ungjillit: Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë, disa dijetarë erdhën nga lindja në Jeruzalem dhe pyetën: «Ku është mbreti i sapolindur i judenjve? Sepse pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm ta adhurojmë». I thanë: “Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit”. U nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija. Kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh. Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan.

Janë bërë shumë përpjekje për të shpjeguar Yllin e Krishtlindjes. Disa studiues mendojnë se ky “yll” ishte në fakt kometa Halley, që interpretohej nga të lashtit si shenjë qiellore që njoftonte ngjarje të veçanta në tokë. Megjithatë, të dhënat për shfaqje të kometës nuk korrespondojnë mirë me datën që mendohet se lindi Krishti. Kometa Hallej u shfaq në vitin 11 p.e.s, por ekziston një konsensus që Krishtlindja ndodhi rreth viteve 5 deri 7 p.e.s.

Të tjerë besojnë se “ylli” u shkaktua nga një bashkim planetesh që dallohej gjatë natës. Përderisa planetet vijnë rrotull diellit me shpejtësi dhe distanca të ndryshme, ka raste që duket sikur i afrohen njëri-tjetrit, nga këndvështrimi tokësor. Johannes Kepler (1571-1630) parapëlqente këtë shpjegim sepse e dinte që ka ndodhur një bashkim i Jupiterit dhe Saturnit në vitin 6 p.e.s. Sidoqoftë, bashkimi i planeteve nuk ngjan si një burim i vetëm drite ashtu si përshkruhet te historia e Biblës.

Një tjetër teori për të shpjeguar Yllin e Krishtlindjes është se ai mund të ketë qënë një yll shpërthyes, ose supernovë. Disa yje janë të paqëndrueshëm dhe kur shpërthejnë kanë një shkëlqim më të dukshëm se normalisht. Megjithatë, të dhënat historike nuk tregojnë se është shfaqur ndonjë supernovë në kohën e lindjes së Jezusit.

Vlen të theksohet se asnjë nga këto shpjegime nuk përputhet tamam me detajet e lindjes së Krishtit, siç përshkruhen nga Ungjilli. Ka dy detaje me interes të veçantë: së pari, megjithëse kometat, bashkimet dhe yjet mund të jenë të dukshme për këdo mbi tokë, teksti biblik nënkupton se vetëm dijetarët e panë yllin. Së dyti, ylli shkoi para dijetarëve dhe i priu nga Jeruzalemi drejt Betlehemit. Kjo është një distancë prej rreth dhjetë kilometra, në drejtim veri-jug. Megjithatë çdo objekt në qiell lëviz nga lindja në perëndim sipas rrotullimit të tokës. Përveç kësaj, është e vështirë të imagjinosh se si një dritë natyrore mund t’i drejtonte për një fshat të caktuar, le pastaj t’i orientonte drejt një shtëpie të veçantë.

Meqenëse Yllit të Krishtlindjes nuk mund t’i jepet shpjegim prej shkaqeve natyrore, ka të ngjarë se ai ka qenë një dritë e përkohëshme por e mbinatyrshme. Një shpjegim i tillë do të përputhej edhe me faktin që Krishtlindja e parë ishte një kohë mrekullish. S’do të ishte hera e parë që Zoti përdori ndriçime të veçanta për të udhëhequr njerëzit.

Të çfarëdo forme, ylli ka qenë një dritë e siguruar hyjnisht. Nën dritën e kësaj të vërtete, misteri më i madh i Yllit të Krishtlindjes nuk lidhet me origjinën e tij, aq sa lidhet me pyetjen: përse u zgjodhën dijetarët për t’u ndriçuar, dhe jo të tjerët? I njëjti mister përsëritet mes nesh çdo Krishtlindje. Disave u bëhet e qartë se duhet të kërkojnë Jezus Krishtin, ndërsa të tjerëve u duket e pakuptimtë, ose u kalon pa e vënë re.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë