AKTUALITET

A është Ragip Gila një vrasës me pagesë? Zbardhet roli i Barush Bregut në masakrën me dy të vrarë në Shkodër dhe lidhjet me fisin Lici

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 21:07
A është Ragip Gila një vrasës me pagesë? Zbardhet roli

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tjerë të plagosur dhe që patën në shënjestër, vëllain e Denis Bajrit, Erogen Vaso (Bajrovic).

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të dosjes së policisë sipas së cilës, në këtë masakër dyshohet se bashkëpunëtor i Ragip Gilës të jetë Barush Bregu, që njihet edhe si Bajram Bregu si dhe një 17-vjeçar.

Të dy të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, për akuzat ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Vjedhja’. Skeda kriminale e Barush Bregut është e pasur dhe ai konsiderohet si një nga eksponentët më problematik të botës së krimit. Bregu që sipas hetuesve është lidhje e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici. “Në vitin 2016, Barush Bregu është dënuar me 4 vite burgim për drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2018, gjurmët e gishtërinjve të tij u zbuluan në një armë në mesin e një arsenali që u gjet në bazat e grupit Lici, në të cilën u ushtrua kontroll pas vrasjes së Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit, kur policia shkoi për kontroll pas ngjarjes së rëndë.

Në mars të vitit 2019 në Shkodër u ekzekutuan Ibrahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, ky i fundit i njohur si krahu i armatosur i Bajrave dhe dyshimet ranë mbi Ibrahim Licin, ndërsa Barush Bregu u dyshua si bashkëpunëtor.

Por për ta nuk pati akuzë zyrtare. Në vitin 2024 Barush Bregu i shpëtoi ndjekjes së policisë pasi aksidentoi automjetin zyrtar dhe u largua”, thuhet në dosjen hetimore.

Nuk dihet nëse Ragip Gila është investuar nga familja Lici për të qëruar hesapet me anëtarin e familjes rivale, tashmë të deklaruar, Bajri, në këtë rast Erogen Bajroviç dhe përse pikërisht u zgjodh ai.

A është kjo një formë e njohur kundërshpërblimi, për nderin që atij, duke u liruar shpejt nga qelia ku ndodhej pas operacionit të koduar ‘Imazhi fals’, ku ai u arrestua në vitin 2023 teksa e kishte shndërruar shtëpinë në një bazë kriminale, e cila u zbulua nga policia pas denoncimit të kunatës së tij që i vëllai e dhunonte?

A është Ragip Gila një vrasës profesionist me pagesë, apo dështimi i tij në masakrën e fundit në qytet ku ishte në rolin e qitësit, e rrëzon plotësisht këtë pistë?

Dhe a duhet tashmë SPAK ta marrë në dorë këtë dosje dhe ta kthejë në një të penduar të drejtësisë, ndoshta me qëllimin për të hedhur dritë mbi shumë vrasje të tjera të pazbardhura  që kanë ndodhur në këtë qytet në harkun kohor të 7 viteve të fundit, ku shënohen me dhjetra viktima.

Ku Ragip Gila mund të ketë dijeni për shumë nga këto krime. Hasmëria midis fisit Bajri nga Dobraçi dhe Lici nga Kirasi që ngriti krye pas vendosjes së minës së telekomanduar mbi automjetin e Lulzim Kullës në janar të vitit 2018, një atentat që tronditi vendin dhe la pas 8 të plagosur.

Por që ka mjaftuar kaq për të ndezur fitilin e barutit të një fuçie midis dy fiseve që ishin edhe kumbar me njëri tjetrin. Por që në 7 vitet e fundit e kanë kthyer Shkodrën në një amfiteatër të hasmërisë së tyre.

Ku kanë mbetur të vrarë në atentate mafioze shumë njerëz si dhe janë zhdukur familjarë dhe të afërm apo lidhje të dy fiseve. Një bilanc tragjik lufte, që se lan as Buna dhe Kiri bashkë, dy lumenjtë që lagin Shkodrën.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë