AKTUALITET

Adnan Xholi, pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK: Të mos hetojmë korrupsion me shifra të vogla

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 10:13

Adnan Xholi, pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK:

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, tha se është pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK, por edhe ndryshimit të ligjit për sa i përket llojit të çështjeve që duhet të hetojë ky institucion.

I pyetur nga anëtari i KLP, Vate Staka, nëse mendon se SPAK duhet të mbetet një njësi elitë e akuzës dhe a do të prekej ky status nga shtimi i numrit të prokurorëve, Xholi u përgjigj: “Çështjet në SPAK zgjasin me muaj dhe vite. Jo pa qëllim kërkova që duhen patjetër ndryshime të kompetencës lëndore, sidomos për sa i përket korrupsionit me shifra të vogla. Duke u ruajtur ekuilibri mes ndryshimit të kompetencës lëndore dhe shtimit të prokurorëve, do të arriheshin më shumë rezultate”.

“Më shumë qëndroj me ta sesa me familjen biologjike”

Xholi shtoi se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë të rëndësishme, në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Ai gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme mbrojtja e magjistratëve prokurorë ndaj sulmeve të padrejta që i bëhen.

“Secili prej prokurorëve të SPAK është kandidat potencial për të drejtuar atë strukturë, falë rezultateve që ata kanë arritur. Do të mbështes çdo kandidat që do të fitojë, sepse janë familja ime. Më tepër qëndroj me ta, sesa me familjen biologjike”, tha Xholi.

Xholi shtoi se gjatë punës së tij i ka kaluar të gjitha hallkat e punës së prokurorit, ndërsa që prej përfshirjes në SPAK ka qenë pjesë e disa operacioneve për goditjen e grupeve kriminale shqiptare me shtrirje ndërkombëtare.

Kam udhëhequr disa hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore me drejtësi të vendeve të BE. Kam pasur hetime paralele me shume vende në rang global. Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve, trafikut të armëve dhe qenieve njerëzore. Kam aplikuar në masë përdorimin e metodave të posaçme të hetimit.

“Autorët ndiheshin të paprekshëm, por morën burg përjetë”

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, bëri një përmbledhje të punë së tij të nisur që nga viti 1997. “Sa i përket eksperiencës në ndjekjen e çështjeve, gjatë karrierës sime kam përfaqësuar një sërë çështjes të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Na viti 99 në Gjirokastër, jam angazhuar në çështje problematike e sensitive të ngjarjeve të vitit 1997. Kam hetuar një grup që në aksin Vlorë-Tepelenë kishin krijuar një mekanizëm për grabitjen e emigrantëve që ktheheshin nga Kakavija. 4 vetë janë vrarë nga ky grup, ku një person hiqej si taksist dhe më pas të tjerët dilnin në pritë. Autorët u dërguan para drejtësisë dhe morën dënim e deri në burgime të përjetshme”, tha Xholi para anëtarëve të KLP, gjatë procesit të intervistimit.

“Dy çështje të tjera kanë të bëjnë rrëmbimin e dy biznesmenëve në qytetin e Gjirokastrës. I dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht, duke i detyruar të hapin edhe varrin e tyre. Iu kërkuan 100 mln dhrahmi, por mundën të marrin 25 milionë. Hetimi ishte j pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”.

Ai kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 11 Dhjetor08:46

Gjendet një person i pajetë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë