AKTUALITET

Agjencia e OKB-së për Refugjatët publikon raportin: Shqipëria me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj gjatë vitit 2024

E.D Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 15:07

Agjencia e OKB-së për Refugjatët publikon raportin:

BALLAKN- Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve të parregullt që hynë në vend dhe u referuan në systemin e azilit gjatë vitit 2024, ndërsa vetë shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në rajon për nga numri i kërkesave për azil që kanë paraqitur në vendet europiane.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) nga 1388 të huaj të parregullt që hynë në Shqipëri në vitin 2024 vetëm 87 prej tyre u referuan në fazën e parë në sistemin shqiptar të azilit.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, vendet e tjera të rajonit kishin tregues më të lartë të referimeve në azil të të huajve të parregullt në fazën fillestare.

Kështu nga 25333 kërkesat paraprake për azil që u paraqitën për herë të parë në vendet e Ballkanit, Serbia kishte 850, Mali i Zi 2968, Bosnjë Herzegovina 21450 ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kishin të dhëna të referuara për këtë fazë.

Por megjithë numrin e lartë të referimeve për azil në fazën fillestare sipas UNHCR-së aplikimet për azil për herë të parë ishin tejet të ulta në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2024.

Kështu nga 1125 aplikime për azil që u paraqitën për herë të parë në vendet e Ballkanit Shqipëria kishte 17 aplikime, Maqedonia e Veriut kishte 333 , Serbia 219 , Mali i Zi 132 , Bosnjë Herzegovina 234 dhe Kosova 190.

Ulja e aplikimeve për azil në raport me referimin në fazën fillesatre lidhet pasi të huajt e parregullt nuk qëndrojnë në këto vende për të vijuar procedurat e azilit por largohen drejt vendeve europiane në mënyrë të parregullt.

Sipas UNHCR-së nga janari deri në dhjetor të vitit 2024 , rreth 17,500 refugjatë dhe migrantë vlerësohet të kenë kaluar tranzit nëpër Ballkanin Perëndimor si pjesë e lëvizjeve të përziera.

UNHCR thotë se rreth 2,300 persona ishin të pranishëm në Ballkanin Perëndimor deri në fund të dhjetorit 2024, duke përfshirë 99 fëmijë të pashoqëruar.

Sipas UNHCR-së 35% e të huajve të parregullt ishin të pranishëm në Serbi, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (34.5%), Kosova (12%), Shqipëria dhe Mali i Zi (7% secili) dhe Maqedonia e Veriut (4.5%).

Sipas UNHCR-së numri më i madh I të hujave të parregullt që hynë në Ballkan gjatë vitit 2024 ishte nga Afganistani (15%), Siria (12%), Maroku (10%), Egjypti (5%), Irani (2% ) etj.

Sipërmarrjet në vendet e Ballkanit Perëndimor po paraqesin gjithnjë e më shumë nevoja për fuqi punëtore prej largimit të shtetasve të tyre dhe sidomos të rinjve drejt Bashkimit Europian ku Shqipëria sipas statistikave të EUROSTAT është vendi më i prekur në rajon.

Por, sipas analistëve të ekonomisë, vendet e Ballkanit nuk po munden ti zbutin nevojat për fuqi punëtore nga integrimi i të huajve që hyjnë në Ballkanin Perëndimor në mënyrë të parregullt pasi ata qëndrojnë përkohësisht në vendet e Ballkanit dhe më pas kalojnë drejt vendeve europiane në mënyrë të parregullt./VOA

agjencia e okb-së për refugjatët

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë