AKTUALITET

Ajri kancerogjen në Tiranë alarmon ekspertët: Pasojat në shëndet të pariparueshme

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 21:16
Ajri kancerogjen në Tiranë alarmon ekspertët: Pasojat në

Ndotja e ajrit në Tiranë është në nivele alarmante. Studimi i laboratorit Italian “Neotes”, i cili në bashkëpunim me redaksinë tonë bëri të mundur nxjerrjen e rezultatit të ndotjes së ajrit në 20 pika të ndryshme të Tiranës, risolli edhe njëherë në vëmendje situatën e rëndë në të cilën ndodhet kryeqyteti.

Kur kanë kaluar dy javë nga publikimi i rezultateve, askush nga autoritetet nuk ka reaguar. Në të kundërt ambientalistët dhe ekspertët e fushës, e kanë vlerësuar këtë studim të laboratorit të njohur.

“Studimi në vetvete sjell një risi. Është ndër të parat raste ku kemi angazhimin e një laboratori të akredituar në një nga vendet e Bashkimit Europian, i cili kryen matje në bashkinë e Tiranës për të evidentuar situatën me përqendrimin e ndotësve në ajër”- tha Rodion Gjoka, Drejtues i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë.

Ndërsa për doktor Ilir Alimehmetin studimi është shumë serioz, përderisa është bërë nga një laborator i certifikuar.

“Përtej vlerësimit të punës së një laboratori italian, të cilit, përpara se t’i kërkohej bashkëpunim nga ne, duhej t’i ishte kërkuar nga autoritetet shqiptare…”

“Plani i monitorimit të cilësisë së ajrit përcakton 129 pika monitorimi, të cilat duhet të jenë stacionare dhe të monitorojnë për 24 orë në gjithë Shqipërinë, ku vetëm Tirana ka mbi 25 pika të përcaktuara si hotspote për monitorimin. Ne nuk kemi asnjë pikë stacionare në Tiranë që monitoron 24 orë. Kemi praktika nga shoqëria civile, ose siç keni bërë ju, por s’kemi stacione të miratuara nga ligji shqiptar, kjo sepse s’kemi burime financiare për ta blerë dhe as burime njerëzore që ta vënë në punë”, shtoi Gjoka.

Françeska Korançe, ekspertja e mjedisit pohoi se matja e nivelit të  ndotjes nuk bëhet nga bashkia Tiranë, por falenderoi laboratorin Italian që bëri të kuptojmë se sa e rëndë është situata.

“Mjafton të ngjitesh rrugës së Dajtit për të parë renë e murrme që mbulon të gjithë Tiranën, dhe që për specialistët është me pasoja të pariparueshme për shëndetin tonë”, thotë ajo.

Mos harrojmë se dy komponentët me nivelin më të lartë janë Benzeni dhe Dioksidi i Azotit, të dyja këto substanca të klasifikuara si tepër të rrezikshme për shëndetin. Gjithçka në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Por a ka një plan konkret dhe a ka një buxhet të përcaktuar për të minimizuar ndotjen?

Gjoka deklaroi si më poshtë: Janë mbi 100 milionë euro taksë gjelbërimi, mbetjesh, karbonit që taksohet çdo litër nafte që merr. Në vit mendohet që nga kjo taksë buxhetit të shtetit t’i shkojë 20 mln euro, me të cilat do të kishte zgjidhur pjesën e monitorimit, gjurmimit të ndotjes së ajrit.

E përveç kësaj edhe një plan të detajuar urbanistik për zgjerimin e hapësirave të gjelbra, që në fakt shihen vetëm në projektet e pyllit orbital. Studimi i laboratorit “Neotes” në bashkëpunim me redaksinë tonë, është bërë në tetë ditë, nga të cilat katër ditë ishin me reshje të dendura shiu, çfarë sipas ekspertëve italianë, kjo përkthehet me reduktim të nivelit të ndotjes gjatë periudhës tetë ditore. Me shumë gjasa, nëse këto matje do të kryheshin në kohë të mirë, do të kishim rezultate të tjera…me nivel ndotje shumë herë më të lartë. Por faktet e publikuara, fatkeqësisht nuk kanë alarmuar asnjë zyrtar përgjegjës për situatën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë