
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike.
Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.
Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës.
Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë sjellë vonesa të shumta me afatet normale që duhet të ndiqte kontrata. Konkretisht tenderi u çel në datë 13 gusht 2025.
Procedura kishte në objekt kontrate “Shërbimi i internetit dhe intranetit për agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit dhe institucionet publike”. Fondi limit është 4.8 milionë euro dhe shërbimi parashikohet që të ofrohet për 730 ditë.
“Objektivi i Përgjithshëm i kontratës është instalimi, aktivizimi i shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.
Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë periudhës së kontratës , për këtë arsye secili operator ekonomik ka përgjegjësinë e garantimit dhe disponueshmërisë së shërbimit në çdo moment, duke ofruar suport teknik , mirëmbajtje të linjave fizike konform SLA-së”, thuhet në termat e referencës së procedurës.
Tenderët e lidhur me sistemet e IT të institucioneve të ndryshme por edhe mirëmbajtjet janë ndër procedurat e ankimuara më shpesh pranë KPP duke krijuar edhe zvarritje.
Një rast si ky ishte edhe ai i mirëmbajtjes së fiskalizimit i ankimuar disa herë dhe që ka një fond limit 7.7 mln euro, duke qenë dhe një nga arsyet që çoi në mos funksionimin e platformës self-care dhe bllokoi aktivitetin e bizneseve për rreth tre javë!./Monitor
Artikuj te sugjeruar
Nga Kastriot Dervishi
AKTUALITET
30 Janar07:44
Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve për demonstratën e heshtur në Tiranë
Pas demonstratës së heshtur të Shkodrës, së datës 14 janar 1990, brenda muajit u zhvillua një demonstratë tjet&e...
AKTUALITET
30 Janar07:16
Reshje shiu të herëpashershme, mësoni parashikimin e motit për sot
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryes...
AKTUALITET
29 Janar23:02
"Pastrim parash në nivel marramendës"/ Lala: Çelësi i zbardhjes së aferës "Bankers", një bankë në Austri
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum. Lala tha se çelësi i zbardhjes së aferës, ësht&...
AKTUALITET
29 Janar22:27
1,4 miliardë dollarë investime në Shqipëri, “The Telegraph”: Si Ivanka Trump po përvetëson aktin e marrëveshjes
Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë bizneseve që Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared...
AKTUALITET
29 Janar22:10
"Po bëhem 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq"/ Rrëfimi prekës i Elijonës: Nuk më duket e drejtë që unë jetoj
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke pre...
AKTUALITET
29 Janar21:57
Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron! Ja çfarë deklaroi i riu nga Elbasani
Gazeta belge, LA LIBRE ka raportuar se sot në Bruksel është mbajtuar seanca për nëntë persona e vrasjes së Ard...
AKTUALITET
29 Janar21:48
“Tezes së Lapajt i ka rënë halli, ti shkove dhe u more me veshjen”, plas debati mes gazetarëve
Në Shqipëri, politika prej vitesh shihet si një rrugë që të çon drejt luksit. Politikanë me dhjetëra pasuri t&eum...
AKTUALITET
29 Janar21:40
U plagos sot në burgun grek/ Zbulohet e shkuara e errët e Dhimitër Mecit, i akuzuar për disa vrasje, tentoi të ekzekutonte mafiozin Jani Lala
10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar mbeti i pla...
AKTUALITET
29 Janar21:34
Qumështi pluhur për bebe, AKU thirrje konsumatorëve: Nëse e keni blerë këtë firmë kthejeni urgjentisht
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon nga konsumatorët që të kthejnë produktin për foshnja “Aptamil AR2”.
Në...
AKTUALITET
29 Janar21:30
"U zhvatën miliona euro, zyrtarët, asnjë ditë burg!"/ Lala tregon si u shfry afera "5D" e Bashkisë së Tiranës: Dënime qesharake
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën 5D dhe dënimet e ulëta q&eu...