Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar pas lajmeve për shërbimet në e-Albania që do të jenë me pagesë për bizneset e qytetarët.
Në deklaratën e publikuar këtë të enjte, 16 tetor, AKSHI thekson se shërbimet elektronike në e-Albania vijojnë të jenë falas për përdorimin e zakonshëm nga qytetarët dhe subjektet private. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur tarifat janë të përcaktuara nga baza ligjore në fuqi e institucionit që ofron shërbimin.
Çfarë përfshijnë tarifat e reja?
Sipas AKSHI, tarifat e vendosura nga vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave prekin vetëm subjektet private që kërkojnë ndërveprim teknik me regjistrat elektronikë dhe bazat e të dhënave shtetërore. Kjo nënkupton integrimin e sistemeve të tyre me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të dhënave në kohë reale. Por përdoruesit e zakonshëm nuk preken.
“Në vijim të publikimeve në disa media, dëshirojmë të sqarojmë se lajmi se ‘bizneset do të paguajnë për çdo transaksion në e-Albania’ nuk është i saktë. Shërbimet elektronike të portalit qeveritar e-Albania vijojnë të mbeten falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e tyre të zakonshëm, përveç rasteve kur ato kanë një tarifë të përcaktuar nga baza ligjore në fuqi e institucionit ofrues të shërbimit.
Tarifat e përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhen vetëm me subjektet private që dëshirojnë të ndërveprojnë teknikisht me regjistrat elektronikë, bazat e të dhënave shtetërore, pra për ato palë që kërkojnë të integrojnë sistemet e tyre elektronike me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të dhënave në kohë reale.
Këto tarifa nuk aplikohen për përdoruesit e zakonshëm të portalit, por vetëm për subjektet që përdorin funksionalitete teknike të avancuara, të dedikuara për ndërveprim ndërmjet sistemeve. Gjithashtu, sqarojmë se tarifat për shërbimin e nënshkrimit elektronik dhe vulës elektronike nuk kanë ndryshuar.”, thuhet në reagimin e AKSH-it.
Megjithatë, është shtuar një shërbim i ri i nënshkrimit elektronik për qytetarët, i cili u mundëson atyre ulje të ndjeshme të kostove financiare. Pajisja me këtë nënshkrim është vullnetare.
Përmes këtij shërbimi, shumë veprime që më parë kërkonin shërbime noteriale apo prezencë fizike, si nënshkrimi i kontratave, deklaratave apo autorizimeve, tashmë mund të realizohen plotësisht online, me fuqi të barabartë ligjore. Kjo shmang pagesat noteriale, udhëtimet dhe shpenzimet e tjera që lidhen me dokumentet fizike.
Po ashtu, AKSH sqaron se shërbimet e para që do të ofrohen së shpejti si “shërbime të besuara”, ku qytetarët do të përdorin nënshkrimin elektronik, janë:
• Prokura e posaçme
• Deklarata noteriale, nëpërmjet së cilës njëri nga prindërit autorizon prindin tjetër (ose të dy prindërit një familjar) të shoqërojë të miturin nën 16 vjeç për të udhëtuar jashtë territorit të Shqipërisë.
Në gjykatën e Posaçme vijojnë të jepen dëshmitë e të pandehurve të dosjes ‘Plumbi i Artë’. Seanc...
Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj te akuzuar për vrasjen e ...
Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Nivicë është vetë dorëzuar në polici. Kamber Sulçe ësht...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykat...
Një 53-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për lidhje të paligjshme të energjis&...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj t&...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aksionin e Policisë së Shtetit për ndalimin dhe sek...
Një incident kurioz dhe i pazakontë ka nxjerrë në dritë një rast bigamie në Montecatini Terme, në provincën e Pisto...
Një vit pas hapjes së kampeve italiane për emigrantët në Shqipëri, të destinuara për të mbajtur njerëz të...
Policia e Korçës publikoi pamje të operacionit të koduar “Faza” që çoi në pranga bashkëshortët Fa...