Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Një nga dy shqiptarët e arrestuar ka rrëfyer për autoritetet italiane se nuk i ëhstë bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar, duke u bërë shkak për aksidentimin për vdekje të një oficeri të trafikut, pavarësisht urdhrit nga karabinierët.
Gjatë dëshmisë së tij, 27-vjeçari i identifikuar me inicialet, B. G, tashmë i arrestuar i ka kërkuar falje familjes së oficerit të trafikut dhe Italisë.
"Nuk u ndala në pikën e kontrollit. Kisha disa gramë hashash dhe nuk doja të kisha probleme. Bëra një gabim dhe kërkoj ndjesë. Nëse mund të bëj diçka për familjen e tij, do ta bëj."
B. G, 27-vjeçari shqiptar i arrestuar, i kërkoi falje shtetit italian dhe familjes së viktimës gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari. I riu thuhet se shprehu keqardhjen e tij dhe madje pyeti "nëse kishte diçka që mund të bënte" për familjen Imprezzabile. Pasi mësoi për vdekjen e oficerit, B. G, i ndihmuar nga avokati i tij Fabrizio Cardinali, po mendonte të dorëzohej vetë, raportojnë mediat italiane.
Komandanti i Policisë Lokale të Milanos, Gianluca Mirabelli, konfirmoi se dy të rinjtë me shtetësi shqiptare janë lokalizuar dhe ndaluar në zonën e Monzës. Fillimisht ata janë ndaluar për identifikim, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e tyre në ngjarje.
Autoritetet italiane po verifikojnë gjithashtu nëse personat e ndaluar kanë precedentë penalë. Burime nga hetimi bëjnë të ditur se ekzistojnë indicie se të paktën dy persona ndodheshin në automjetin që u largua nga kontrolli policor.
Prokuroria e Milanos po përgatitet të hapë një procedim penal për veprat e dyshuara të vrasjes rrugore dhe arratisjes së rrezikshme. Ndërkohë, SUV-i i përfshirë në ngjarje është sekuestruar dhe po i nënshtrohet ekspertizave teknike.
Hetimet paraprake kanë përjashtuar, për momentin, një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit të të dyshuarve dhe motoçikletës së policit. Megjithatë, prokurorët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe prova të tjera për të rindërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes.
Vdekja e agjentit Francesco Imprezzabile ka shkaktuar reagime të shumta në Itali. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, dhe kryeministrja Giorgia Meloni kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e viktimës dhe kanë vlerësuar shërbimin e tij në mbrojtje të sigurisë publike.
Në këtë fazë, autoritetet italiane kanë konfirmuar vetëm ndalimin e dy shtetasve shqiptarë. Përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet nga hetimet dhe vendimet e organeve të drejtësisë.
Teksa në kryeqytet qytetarët janë mbledhur në protestën e 24-të masive, edhe nëpër rrethe të shumtë kanë ...
Dy burra që në shkallën e parë ishin dënuar me nga 7 muaj burg për përfshirje në shitjen e një biçiklete t&e...
Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, duke publikuar një dokument zyrtar q&eu...
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit të tyre kanë bërë thirrje p&e...
TIRANË- Një qytetar i cili ka marrë pjesë në protestën e sotme ka deklaruar se duhet të shfuqizohet ligji për ...
Tenderi për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas është finalizuar, me shpalljen e kompanisë...
TIRANË- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, në ditën e 24 të revoltës së tyre. P...
Ka nisur protesta e 24-të masive në Tiranë. Qytetarët janë organizuar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, dhe m&e...
Policia Kufitare i ka shkuar në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin lund...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pak më parë në plazhin e Durrësit, ku një person rreth 50 vjeç ka humbur j...