
DIBËR- Shoferi 27-vjeçar i cili përplasi pasditen e djeshme në Dibër një efektiv policie është vënë në pranga. I riu përplasi me mjetin e tij në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia” një efektiv policie i cili po ecte në trotuar.
Pamje nga aksidenti janë të rënda ndërsa duket mjeti i të riut i cili me shpejtësi merr para 64-vjeçarin i cili nuk pati kohë të reagonte. Policia bën me dije se i riu po drejtonte mjetin në gjendje të dehur kur humbi kontrollin e mjetit. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Efektivi 64-vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës dhe po lufton me jetën. Ai raportohet se është në gjendje të rëndë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A.Sh. (M), 27 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
27-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë, shtetasin V.Gj., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
6 Maj12:57
"Më pengoi të lëviz me makinë"/ Procedohet penalisht 38-vjeçari pas kallëzimit të zv.kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi
LEZHË- Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pas kallëzimit të zëvëndës kryetarit te Bashkisë Lezh&...
n.f
AKTUALITET
6 Maj11:19
Aksidentohen 5 shtetas të huaj në aksin Roskovec-Ura Vajgurore, mjeti përfundon në kanal, plagoset rëndë njëri prej tyre
FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Roskovec-Ura Vajgurore. Raportohet se një makinë ka humbur kontr...
n.f
AKTUALITET
6 Maj11:17
Dy aksidente në pak minuta në Elbasan/ Humb jetën në spital një person, të plagosur dy të tjerë, shkak dyshohet shpejtësia dhe kushtet e motit (EMRI)
ELBASAN- Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elba...
r.ll
AKTUALITET
6 Maj10:51
Aksidenti në Peshkopi, efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
aksidenti ne peshkopi
TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peshkopisë. Alban ...
r.ll
AKTUALITET
6 Maj10:49
EMRI/ I dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 39-vjeçari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar
foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër t&e...
r.ll
AKTUALITET
6 Maj08:00
Ukraina sulm me dronë gjatë natës në Moskë, mbyllen aeroportet në kryeqytetin rus
foto ilustruese
MOSKË- Rusia thotë se Ukraina ka nisur një sulm me dron gjatë natës duke synuar Moskën për natën e...
r.ll
AKTUALITET
6 Maj07:58
Shpenzimet buxhetore në 2024 në raport me PBB-në, në nivelin më të ulët që nga 2010
foto ilustruese
TIRANË- Ekonomia e vendit po zgjerohet me ritme mbi mesataren e dekadës së kaluar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen...
r.ll
AKTUALITET
6 Maj07:57
2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat
foto ilustruese
TIRANË- Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë k&eum...
r.ll
AKTUALITET
6 Maj07:57
Reshje shiu dhe temperatura të larta, zbuloni si pritet të jetë moti sot
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i ...