pamje nga ngjarja
SHQIPËRI- Arrestohet një person dhe procedohen pesë të tjerë për kultivim kanabisi dhe shpërdorim detyre. Mësohet se në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër, janë gjetur dhe asgjësuar 3865 fidanë dhe bimë kanabis.
Si pasojë janë ndëshkuar kultivuesit, si dhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve për shpërdorim detyre.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër, dhe asgjësohen në total 3865 fidanë dhe bimë cannabis sativa.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për kultivimin e 128 fidanëve në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.
Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe. Për këtë rast, procedohen penalisht edhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve, për shpërdorim të detyrës.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
-në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabisi. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe për shtetasit M. B., kryetari i fshatit, dhe A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në territorin e njësive administrative Shosh dhe Pult, Shkodër, u gjetën 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën 438 fidanë cannabisi;
-në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në oborrin e një banese, u gjetën 128 fidanë cannabis sativa. Për këtë rast u arrestua shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja V. D., 56 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
-në territorin e qarkut Lezhë, u gjetën në total 562 bimë cannabisi, nga këto: 263 në fshatin Kepsh-Velë, 203 në vendin e quajtur “Mali i Gjashit”, 58 në fshatin Rras dhe 38 në fshatin Zall Xhuxhë;
-në Malësinë e Krujës, u gjetën 437 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.
Strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
lezhe kruje kanabis gjirokaster
anti droge kanabis
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
26 Qershor13:00
Nevojat për ilaçe në QSUT ishin 3-4 herë më të larta se realiteti, si po keqmenaxhohet spitali më i madh në vend
QSUT
TIRANA- Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në vitin 2023 përballoi 42 për qind të fluksit të shërbimit...
S.B
AKTUALITET
26 Qershor12:33
Shfrytëzonin për prostitucion katër të huaja në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, shpallet në kërkim e motra/ Si u zbuluan nga Policia? (EMRAT)
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet një 29-vjeçar në Tiranë dhe shpallet në kërkim e motra. Mësohet se 29-vje...
E.D
AKTUALITET
26 Qershor12:24
EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen, në pranga 37-vjeçari në Lezhë, në banesë iu gjet kallashnikov e municion luftarak
LEZHË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Bëhet me dije se 37-vjeçari i identifikuar ...
S.B
AKTUALITET
26 Qershor12:13
Plagosi me thikë një person pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari në Kavajë
foto ilustruese
KAVAJË- Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Kavajë. Bëhet me dije se 44-vjeçari ...
S.B
AKTUALITET
26 Qershor12:21
FOTO/ Taksistët e Tiranës "zaptojnë" sheshin Nënë Tereza, protestojnë deri në plotësimin e kërkesave
pamje nga ngjarja
TIRANË- Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana”...
S.B
AKTUALITET
26 Qershor11:43
Vdekja e biznesmenit në Sarandë/ Policia jep njoftimin: Pritet akti i ekspertimit, ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi
Armando Nelaj
SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim lidhur me humbjen e jetës në det, të biznesmenit 5...
S.B
AKTUALITET
26 Qershor11:28
EMRI/ Hodhi molotov në protestën e së premtes para bashkisë, arrestohet 29-vjeçari
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arrestohen katër persona në Tiranë. Mësohet se është arrestuar 29-vjeçari Juljan A...
S.B
AKTUALITET
26 Qershor11:20
U kap duke vjedhur tuba bakri jashtë spitalit të Elbasanit, arrestohet 32-vjeçari
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen tre persona në Elbasan dhe procedohet një tjetër. Mësohet se është arrestuar 32-vje&...
I.A
AKTUALITET
26 Qershor11:24
Operacioni gjatë natës/ SPAK mohon ngjarjen: Shmangni spekulimet që dëmtojnë punën tonë
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mohuar aksionin që ka bërë gjatë natës në Tiranë me disa persona t...
E.D
AKTUALITET
26 Qershor11:02
Nga falsifikimi i firmës tek mos bindja e urdhrit të policisë, procedohen pesë persona në Korçë
KORÇË- Pesë persona janë proceduar ditën e sotme në Korçë për vepra penale të ndryshme. Pesë r...