AKTUALITET

Aksionerët preferojnë të mos ua kalojnë fëmijëve bizneset që i kanë rritur vetë

r.ll Përditësimi i fundit 5 Maj 2024, 07:21
Aksionerët preferojnë të mos ua kalojnë fëmijëve
foto ilustruese

TIRANË- Shumë prej aksionerëve kryesorë rezulton se preferojnë të vazhdojnë të ruajnë kontrollin e plotë mbi ndërmarrjet, apo grupet që ata kanë krijuar e rritur në vite.

Sipas një kërkimi të mëparshëm të “Monitor” në listën e 200 sipërmarrësve më të mëdhenj sipas të ardhurave për vitin 2021, vetëm 7 kompani shqiptare, nga më të mëdhatë sipas qarkullimit vjetor, kishin të paktën një aksioner më të ri sesa 32 vjeç (të lindur pas vitit 1990). Këta përbëjnë vetëm 6% të totalit të 130 sipërmarrjeve të marra në analizë, duke përjashtuar bizneset me kapital të huaj, bankat dhe shoqëritë e sigurimit.

Më të rinjtë janë të moshës 25 vjeç. Por, të gjithë këta të rinj rezultojnë, sipas dokumenteve zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) se i kanë përfituar këto aksione si trashëgimi nga prindërit, ose për shkak të lidhjeve familjare, apo të biznesit që mund të kenë pasur me kompani të tjera.

As grupmosha nga 32-42 vjeç nuk ka arritur të shkëlqejë në biznes, me vetëm 12 ndërmarrje, ose 9% e VIP-ave. Por, ndryshe nga më të rinjtë, pjesa më e madhe ia kanë dalë që të ecin me forcat e veta.

Vetëm 16% e tyre kanë përfituar aksione, për shkak të trashëgimisë apo lidhjeve familjare.

Aksionerët e moshës nën 42 vjeç, që kanë aksione në kompanitë më të mëdha me kapital shqiptar në vend, përbëjnë vetëm 15% të totalit të VIP-ave. 26% janë të grupmoshës 43 deri në 52 vjeç.

Mbizotërues tek VIP-at është mosha 53 vjeç e lart (të lindur përpara vitit 1970), që zë gati 60% të totalit të aksionerëve të kompanive VIP.

“Kastrati”, grupi më i madh në vend, me një diversifikim të shpejtë vitet e fundit, vijon të zotërohet 65% nga themeluesi i tij, Shefqet Kastrati, ndonëse djali i tij është zv.president i grupit, ndërsa aksionerët e tjerë janë të afërmit e tij.

Luigj Aliaj, drejtues në grupin “Kastrati”, thotë se edhe në botë kjo është praktika që ndiqet. Prindërit nuk nxitojnë t’ua lënë aksionet fëmijëve të tyre, nga frika se mos nxisin parazitizmin tek ata dhe nuk i motivojnë në jetë që të ecin përpara.

Ndërsa në Shqipëri ka dhe një problem tjetër. Në përgjithësi, biznesi është familjar dhe ka filluar nga zero, por kontribut kanë dhënë dhe vëllezërit, kushërinjtë apo miqtë, ndonëse në letra, pronësia figuron vetëm në një person.

Ndaj një kalim trashëgimie do të krijonte probleme dhe hatërmbetje mes disa personave që mund të kishin pretendime për të njëjtën pronësi.

Pse nuk duhet të dilni kurrë në pension?

Në një episod të serialit të njohur televiziv “Sopranot”, që nisi të transmetohej në vitet 1990, një gangster i thotë kryetarit Toni se dëshiron të tërhiqet nga loja, shkruan The Economist.

“Çfarë je ti, një lojtar hokej?”, ia ktheu Toni me zemërim. Natyrisht, njerëzit e zakonshëm që nuk janë kriminelë droge dhe që po mendojnë të largohen nga bota e punës, nuk kanë pse të shqetësohen për gishtërinj të thyer apo dëmtime të tjera trupore.

Por edhe ata duhet të përballen me humbje të tjera që mund të jenë të dhimbshme: humbja e të ardhurave, e një qëllimi në jetë, ose edhe më keq, e rëndësisë si person.

Disa njerëz thjesht nuk duan të heqin dorë. Giorgio Armani nuk pranon të heqë dorë nga roli si drejtuesi i shtëpisë së modës, edhe tashmë në moshën 89-vjeçare. Edhe pse është njeriu i dytë më i pasur në Itali, ai ka të njëjtën etikë të fortë pune.

Charlie Munger, ndihmësi i manjatit Warren Buffett në firmën Berkshire Hathaway, punoi në centralin e investimeve derisa vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare. Vetë zoti Buffett po vazhdon punën me energji në moshën 93-vjeçare.

Natyrisht, njerëz si Armani, Buffett ose Munger, janë të jashtëzakonshëm. Por ata nuk janë unikë në dëshirën për të qëndruar aktivë profesionalisht edhe në një moshë më të madhe. Një sondazh i këtij viti zbuloi se pothuajse një në tre amerikanë, thonë se mund të mos dalin kurrë në pension.

Shumica prej tyre thanë se nuk mund të përballonin dot financiarisht jetesën po të largoheshin nga një punë me kohë të plotë, veçanërisht kur inflacioni po gërryen gjithnjë e më tepër ndihmat e marra nga Sigurimet Shoqërore.

Por hamendësoni sikur ju jeni ndër ata njerëz me fat, që mund të zgjedhin të largohen nga puna. A duhet ta bëni këtë?

Dikur, ecuria si profesionist në botën e korporatave, ishte pak a shumë e parashikueshme. Punonjësi ngjiste shkallët e karrierës, duke fituar më shumë prestigj dhe pagë më të lartë në çdo hap.

Pastaj, në fillim të të 60-ave, kompania hidhte një festë pensioni një të premte pasdite, dhe këtu përfundonte rrugëtimi i karrierës.

Që të nesërmen, personi shkëputej krejt nga bota e takimeve, objektivave, detyrave dhe punëve të tjera. Nëse kishte ende energji të tepërta, pensionisti mund ta përdorte atë duke luajtur në shtëpi me nipërit dhe mbesat. Nëse nuk kishte nipër e mbesa, mbeteshin fjalëkryqet, televizori dhe një batanije.

Edhe pse nxitja intelektuale ndikon në mbajtjen larg të depresionit dhe dëmtimit konjitiv, shumë profesionistë në sektorin e teknologjisë, dalin në pension sapo u këshillohet ta bëjnë, për t’i lënë hapësirë brezit të ri, duke thënë se nuk do të ishte realiste të pretendonin se mund të ruanin përparësinë e tyre në këtë fushë.

Megjithatë, të ikësh do të thotë të largohesh nga qendra e vëmendjes. Koha e lirë bëhet disi e pakuptimtë, pasi nuk je më në lojë.

Në fund të fundit, gjërat kanë ndryshuar. Jetëgjatësia po zgjatet. Është e vërtetë se, edhe pse vitet pas daljes në pension po zgjaten gjithnjë e më shumë, ato nuk kanë pse të jenë të mërzitshme apo të çojnë në një jetë pa kuptim.

Nëse dilni në pension pas 32 vjetësh si avokat në Bankën Botërore, mund të filloni ta kaloni kohën e lirë duke u marrë me fotografi dhe duke koleksionuar sende të rralla. Nuk keni pse të ndieni mungesën e punës apo të vuani nga mungesa e një qëllimi në jetë.

Për shembull, nëse nuk jeni më shef spitali, mund t’i bashkoheni organizatës Médecins Sans Frontières për punë të herëpashershme, mësimdhënie ose ndihmë në klinikën tuaj lokale. Vetëvlerësimi dhe rritja personale mund të rrjedhin nga shumë burime, duke përfshirë punën jofitimprurëse ose të mësuarit e të tjerëve si të ngrenë një biznes.

Por a mund të zëvendësojnë të gjitha këto, kornizën dhe zhurmën e të qenët pjesë e aksionit të punës? Mund të keni një axhendë boshe, pa afate, takime dhe tabela, por mund t’u drejtoheni teatrove, ekspozitave të artit dhe kurseve të kërcimit.

Kënaqësi të tilla janë të gjitha të mira të mjaftueshme për shumë njerëz. Por për ata që janë jashtëzakonisht ambiciozë dhe të përkushtuar, gjëra të tilla mund të duken të kota dhe madje, paksa të sikletshme.

Kjo për shkak se të qenët i dobishëm është një ndjesi që sjell kënaqësi të thellë. Dhe entuziazmi, edhe në doza shumë më të ulëta se ai që ndien në fillim të një karriere, vepron si një lloj kure kundër plakjes.

Sa herë që zotit Armani i thonë të tërhiqet dhe të shijojë frytet e punës së tij, ai përgjigjet “absolutisht jo”. Është i përfshirë kokë e këmbë në drejtimin e biznesit të përditshëm, duke këqyrur çdo model, dokument dhe figurë.

Në shfaqjen televizive “Seinfeld”, të transmetuar gjithashtu në vitet 1990, Jerry shkon për të vizituar prindërit, dy amerikanë të klasës së mesme që u shpërngulën në Florida kur dolën në pension. I gjeti duke ngrënë vaktin e darkës në pasdite.

“Nuk kam ndër mend të ha me zor një biftek në orën 4.30 të pasdites, vetëm për të kursyer disa dollarë!” protestoi Jerry.

Gazetarja e The Economist që ka shkruar këtë artikull, kur hyri në tregun e punës, mendonte se kur të vinte dita për të dalë në pension, edhe ajo do të ishte një pensioniste tipike, e veshur me një këmishë të rehatshme ngjyrë rozë të çelët, duke ngrënë vaktin e darkës 4 orë përpara kohe.

Një çerekshekulli më vonë, gazetarja 48-vjeçare shpreson të shkruajë për The Economist edhe për disa dekada në vijim, edhe nëse do t’i duhet të shkojë nëpër intervista me bastun.

Në fund të fundit, Seinfeld është ende energjik në moshën 69-vjeçare. Por pyeteni sërish pas 21 vjetësh./MONITOR

qendra kombetare e biznesit ekonomia biznese aksione

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë