AKTUALITET

Aksioni te Enti Kombëtar i Banesave/ SPAK: Tetë personat premtonin dhënien e banesave sociale në Durrës kundrejt shumës prej 15 mijë eurosh

r.ll Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 16:44
Aksioni te Enti Kombëtar i Banesave/ SPAK: Tetë personat premtonin
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me aksionin te Enti Kombëtar i Banesave, ku u caktuan 5 masa sigurie "arrest me burg" dhe 4 masa sigurie "detyrim paraqitje". Masa e sigurisë "arrest në burg" është caktuar për shtetasit: Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj. Ndërkohë masa "detyrim paraqitje" është caktuar për: Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj. 

Pesë personat ndaj të cilëve u caktua masa "arrest me burg", kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, që kishin dhe mundësi vendimmarrje, në dhënien ndaj personave të interesuar të banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës Durrës. Banesat do të jepeshin kundrejt pagimit të shumës monetare prej 15 000 euro, shumë e cila do shërbente për bllokimin e banesës nëpërmjet dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

Më tej në njoftimin e SPAK thuhet se personat e interesuar për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’ju dorëzonin të hetuarve dokumentacionin që duhej për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre personave të interesuar do ju dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh.

Ndërkohë masa e sigurisë është ekzekutuar vetëm për gjashtë persona, pasi Viola Mema dhe Shyqyri Dema rezultojnë se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, dhe tashmë janë shpallur në kërkim. Pas kontrolleve të ushtruara në banesa dhe biznese, janë sekuestruar: 2(dy) automjete BMW X6, dhe Volkswagen Passat; 7(shtatë) aparate telefonash celularë; 1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Blow Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër. Gjithashtu janë sekuestruar disa dokumente të ndryshme.

NJOFTIMI I SPAK: 

Me aktin e datës 06.11.2024, “Urdhër për pasqyrimin e ndryshimeve në regjistrin e procedimeve penale, si dhe regjistrimin e emrave të personave që iu atribuohet vepra penale në këtë regjistër”, kemi urdhëruar regjistrimin përbri procedimit penal Nr. 11 të Vitit 2023, emrat e shtetasve G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç., G. P., Sh. D., dhe S. S., si persona të cilëve iu janë atribuuar respektivisht elementët e veprave penale të mëposhtme:

i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katër dhe 25 i Kodit Penal; ii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal. iii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal”, njofton SPAK.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, janë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim identifikimin e subjekteve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe janë identifikuar 5(pesë) personat nën hetim G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç., të cilët, kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore (drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme), që kishin dhe mundësi vendimmarrje, në dhënien ndaj personave të interesuar të banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës Durrës, kundrejt pagimit të shumës monetare prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro, shumë e cila do shërbente për bllokimin e banesës nëpërmjet dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

SPAK thotë se personat e interesuari për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’ju dorëzonin të hetuarve dokumentacionin që duhej për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre personave të interesuar do ju dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ju kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt respektivisht në 4(katër) episode subjekteve të ndryshëm, shuma monetare që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Këta të hetuar, me qëllim marrjen e përfitimeve të paligjshme, nga numri i tyre i telefonit celular ju dërgonin subjekteve të interesuar një SMS, me të njëjtin tekst ku i informonin për shpalljen fitues dhe kalimit me sukses të fazës së parë për banesë sociale:

“Pershendetje, Z./Znj…. Ju njoftojm se fazen e par te fitueses, per banes sociale..e keni kaluar me sukses.Do njoftoheni per cdo gje ne vazhdimesi-Me rrespekt nga bashkia-DURRES”.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 8(tetë) personat në hetim, e më konkretisht 5(pesë) masa sigurimi personal “arrest në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave që kishin krijuar këtë skemë përfitimi të paligjshëm, si dhe 3(tre) masa sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave që kanë dhënë shumat monetare me qëllim përfitimin e banesave sociale, të cilët nuk kanë depozituar kallëzim penal, dhe nuk kanë lidhur marrëveshje me policinë gjyqësore për veprimtarinë e paligjshme të dhënies së shumave monetare.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e saj Nr. 134 datë 17.11.2024 ka vendosur pranimin e kërkesave të prokurorisë, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 5(pesë) persona nën hetim dhe caktimin e 3(tre) masave të sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, duke angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe më datë 19.11.2024, është bërë e mundur që të ekzekutohen masat e sigurimi personal për 6 (shtatë) nga personat nën hetim G. S., V. K., B. L., E. Ç., G. P., dhe S. S.

Deri në këto momente nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj 2(dy) personave tjerë nën hetim V. M., dhe Sh. D., të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të cilët janë shpallur në kërkim.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 8 (tetë) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1. 2(dy) automjete BMW X6, dhe Volkswagen Passat.
2. 7(shtatë) aparate telefonash celularë.
3. 1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Blow Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.
4. Dokumente të ndryshme.

Hetimet rreth këtij procedimi penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Prokuroria e Posaçme gjen rastin për të falënderuar redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” pranë televizionit kombëtar “Top Channel”, për bashkëpunimin e frytshëm dhe sensibilizimin e opinionit publik ndaj kësaj skeme të paligjshme të ngritur posaçërisht nga të hetuarit, dhe fton qytetarët dhe median për të denoncuar në kohë reale pranë institucionit tonë çdo veprim të paligjshëm apo akt korruptiv me të cilin ata mund të ballafaqohen ose ndeshen.

enti kombetar i banesave spak

spak enti kombetar i banesave

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë