
Pas shtyrjes së afatit për mbajtjen e seancës gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme ka ardhur edhe reagimi i Monika Kryemadhit.
Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj SPAK, duke pretenduar se organi i akuzës ka shkelur procedurat hetimore dhe ka mbyllur hetimet në mënyrë të parakohshme.
Kryemadhi deklaroi para mediave se në dosje nuk ka asnjë provë të re, por vetëm përgjigjen e një letër-porosie të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryemadhi deklaroi se ky dokument, i cili ka mbërritur më 1 tetor, vërteton se Prokuroria e Posaçme ka vepruar në kundërshtim me rregullat.
“Nuk ka asnjë provë të re, po përkundrazi ishte kthimi i përgjigjes së letër-porosisë që ka bërë SPAK-u. Gjë që në një farë mënyre ka treguar që prokuroria ka shkelur procedurën duke mbyllur hetimet pa, për ta çuar dosjen në gjykim, pa mbyllur hetimet,” tha Kryemadhi, duke shtuar se e vetmja arsye për këtë nxitim ishte e lidhur me Ilir Metën.
Kryemadhi bëri një paralele me çështjen “McKeon”, duke theksuar se edhe në atë rast u pretenduan pagesa fiktive, por më vonë u vërtetua e kundërta. Ajo këmbënguli se llogaritë bankare të firmës lobuese GSIS tregojnë qartë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar saktësisht aq sa ka deklaruar dhe jo shifra të tjera.
“Edhe në këtë rast, përsëri llogaritë bankare të GSIS-së tregojnë haptas që janë paguar aq para sa çka deklaruar LSI-ja,” pohoi Kryemadhi, duke ironizuar se sipas logjikës së prokurorisë, faturën për LSI-në mund ta kishte paguar edhe “dhoma e tregtisë së Meksikës”.
Duke u bazuar te dokumenti i ardhur nga SHBA, Kryemadhi konfirmoi se pala mbrojtëse do të kërkojë rikthimin e dosjes në SPAK për hetim të mëtejshëm. Ajo argumentoi se informacioni i ri zbardh përfundimisht të vërtetën dhe hedh poshtë pretendimet e prokurorisë, të cilat i cilësoi si pasojë e paaftësisë ose keqdashësisë.
Deklarata e plotë:
"Sot s'kishim, kishim vetëm një ndërhyrje nga avokati im Redi Llanaj, i cili kundërshtoi dorëzimin e letër-porosisë për të pasur një qartësi sepse në radhës së kaluar pati një informacion të gabuar për opinionin publik, ku thanë prova të reja.
Nuk ka asnjë provë të re, përkundrazi ishte kthimi i përgjigjes së letër-porosisë që ka bërë SPAK-u në nëntor të vitit 2024 dhe ka ardhur me 1 tetor. Kjo ka treguar që prokuroria ka shkelur procedurën duke mbyllur hetimet për ta çuar dosjen në gjykim, pa i mbyllur, për të vetmin shkak që dihet shumë mirë që ishte e vetmja gjë që mund ta nxirrte Ilir Metën nga burgu.
Unë që i kam marrë materialet e reja, do t'i shikojmë në seancën paraprake. Materialet e reja kanë fagma që do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit ose shpërdoruesit e sabotuesit. Nuk po i quajmë falsifikatorët. Është i njëjti rast si me McKeon-in që pretendonin se janë paguar 1 milion dollarë dhe pastaj doli vërtetimi nga Amerika për herë të dytë, që është paguar 15,000 dollarë LSI-ja.
Edhe në këtë rast, llogaritë bankare të GSIS-së tregojnë që janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI-ja. Sipas SPAK-ut mund të rezultojë që edhe dhoma e tregtisë së Meksikës ta ketë paguar faturën për LSI-në. Por sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht si në rastin e McKeon-it, gjë që do të vendosë përpara drejtësisë ose përpara zbërthimit të çështjes GSIS-në, prokurorinë e posaçme apo dikë tjetër.
Patjetër që do ta kërkojmë rikthimin, sepse vetë letër-porosia nga Shtetet e Bashkuara ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh njëherë e mirë se çfarë ka ndodhur me GSIS-në. Duke e lexuar me ekspertë financiarë dhe të sistemit bankar, është e faktuar që Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar aq fatura sa ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS-së.
Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexuesit financiar, ose me keqdashësi, ose vendosen në një pozitë të vështirë për akuzën që kanë ngritur.
Mos harroni, ky hetim ka filluar për të hetuar minierat e floririt, gradaçelat në Angli e Amerikë dhe milionat në offshore. Faktikisht po rezultojmë që kemi ngelur te heqja e mitrës së Monika Kryemadhit".
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Nëntor12:19
Belind Këlliçi: A është hakeruar sistemi i SPAK? Prokurori Vladimir Mara jep përgjigjen
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në Komisionin për Nismat qytetare dhe mbikëqyrjen e institucioneve, ka kër...
AKTUALITET
11 Nëntor12:20
“Nisën të hetojnë gradaçelat, përfunduan te mitra”, Monika Kryemadhi: Do kërkojmë kthimin e dosjes
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqitet në SPAK këtë të martë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë të re ndaj saj.
&...
AKTUALITET
11 Nëntor12:07
Buxheti 2026 për KLGJ në Komisionin e Ligjeve, Blushi kritika Qeverisë: Asnjë masë shtesë për sigurinë në Gjykata
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve për buxhetin e vitit 2026 për KLGJ krit...
AKTUALITET
11 Nëntor11:54
Kërkoi heqjen e masës së "arrestit në burg", Apeli i GJKKO lë në qeli Alqi Bllakon
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me gjyqtare Saida Dollani shpalli vendimin mbi ankimin e ish-deputetit Alqi B...
AKTUALITET
11 Nëntor11:54
VIDEO/ Zjarri shkrumbon dy banesa në Shkodër
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë dy banesa në lagjen “Liria” të qytetit të Shkodrës, du...
AKTUALITET
11 Nëntor11:50
Skemë mashtrimi për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së/ Shpallen fajtorë 6 persona dhe 5 kompani, mes tyre dhe dy italianë
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsh&e...
AKTUALITET
11 Nëntor11:44
29 vrasje në 9 muaj, ministrja Koçiu: Shqipëria është një vend i sigurt! Qytetarët thërrasin policinë për grabitje
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu e konsideron Shqipërinë vend të sigurt mbështetur edhe te fakti se vendi ka pritur 12 milionë...
AKTUALITET
11 Nëntor11:37
Koçiu sqaron vendimin për bllokimin e monopatinave
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu sqaroi në një seancë dëgjimore në Kuvend vendimin për bllokimin e monopatinave.
Ko&cce...
AKTUALITET
11 Nëntor11:35
Tre vrasje brenda një dite, ministrja Koçiu: Polici nuk mund të rrijë në kuzhinë të ndalojë djalin të vrasë babanë
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu u pyet në një seancë dëgjimore në Kuvend për tre krime që ndodhën brenda nj&eu...
AKTUALITET
11 Nëntor11:20
Koalicioni Shqiptar pro Familjes thirrje Presidentit të Republikës: Mos e dekreto ligjin që po shkatërron familjen shqiptare
Pas miratimit të ligjit në parlament, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës i ka bërë një thirrje publike Presidentit t&eum...