Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhino Ago dhe Kujtim Pishën, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Në seancën me dyre të mbyllura, vendimi u dha nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine.
Prokuroria e Elbasanit, përmes prokurorit të çështjes Gjergji Ceka, ka paraqitur kërkesën zyrtare me objekt “vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi” për dy të ndaluarit e parë, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha. Kërkesa ishte regjistruar që ditën e enjte, ndërsa sot, nga ora 10:00, u shqyrtua në sallën e gjyqit nën praninë e forcave të shumta të sigurisë.
Gjithashtu Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i cili u arrestua pak ditë ë parë në Prrenjas dhe dyshohet si ekzekutori i biznesmenit. Ndërkohë, seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës.
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.
Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kjo foto nuk vjen nga ndonjë vend i varfër i botës së tretë. Nuk është as ndonjë qendër shëndetësore e ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani ...
Pas disa akuzave të bëra publike se SPAK po përgjon anëtarët e KLP-së, vjen një reagim nga Prokuroria e Posaçme. N&...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”. Gjatë këtij takimi ai tha...
Prej 10 shkurtit në paraburgim, shtyhet seanca për Erion Veliajn...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë”, ku po diskutohet për prioritetet e mjedisit, bi...
Një punonjësi të Policisë së Burgjeve i është vjedhur arma e shërbimit në banesën e tij në qytetin e Pogr...
Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes. Klotilda...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se sfidë e madhe ngelen zjarret në verë, ndërsa foli për rritje të financimeve në kët&e...
Pas më shumë se pesë vitesh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket se ka arritur në fazën finale të hetimeve mbi tenderin 15 ...