AKTUALITET

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, zbulohet dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva para prokurorëve të Lezhës: I kuptoj akuzat! I kam të qarta dhe nuk i pranoj

n.f Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 16:06

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, zbulohet dëshmia e

LEZHË- Detaje nga marrja në pyetje e portugezit, Ruben Saraiva janë publikuar së fundmi. Saraiva akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Portugezi u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. 

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje të Saraivas nga prokurorët e Lezhës fund-vitin e shkuar. Ky është i vetmi moment për më shumë se 1 vit nga ekstradimi kur ai është përballur me organin e akuzës.

Saraiva ka thënë se ai kishte lindur në Portugali dhe ishte banues në Londër me profesion trajner futbolli. Ai ka pranuar se kishte vetëm një dënim në Angli atë të vitit 2013 për shpërndarje droge, ndërkohë ka refuzuar të tregojë qytetin e lindjes në Portugali dhe emrin e nënës. I vendosur përballë provave filmike dhe shkencore Ruben Saraiva është shprehur se ai i kupton akuzat dhe se i ka të qarta por nuk i pranon ato.

“Unë akuzat i kuptoj. I kam të qarta dhe nuk i pranoj,” mesohet të ketë thënë portugezi.

Ruben Saraiva pasi ka mohuar se e njihte britanikun Harry James Simpson, prokurorët e kanë pyetur si ai e shpjegonte faktin se në bagazhin e automjetit me targa AA837ZM i përdorur nga Edmond Haxhia, janë gjetur gjurmë, prova biologjike pështymë që i përkisnin atij dhe Harry Simpson, për të cilin prokuroria thotë se luante rolin e vëzhguesit të viktimës.

“Unë nuk e kam një përgjigje për pyetjen,” ka thënë Ruben Saraiva.

Prokurorët i kanë vendosur përpara Ruben Saraivës një foto të nxjerrë nga një kamera sigurie e datës 19.04.2023 ku është fiksuar momenti i largimit të tij nga Shqipëria. Prokurorët e kanë pyetur nësë e njihte drejtuesin e mjetit. Saraiva në përgjigjen e tij është shprehur se nuk e sheh mirë foton dhe se nuk e dallon kush drejton mjetin

“Unë nuk e shoh mirë këtë foton. Unë nuk e dalloj se kush është në drejtim të mjetit,” u përgjigj ai.

Prokurorët kanë këmbëngulur të marrin një përgjigje nëse personi në foto ngjason me Edmond Haxhinë për të cilin prokurorët kanë arritur në përfundimin se ishte truri organizues i kësaj vrasje.

“Unë nuk e dalloj pra nuk e qartësoj dot,” është përgjigjur Saraiva.

Më tej portugezi i pajtuar në Angli për të vrarë Ardian Niklulajn, ka kyçur gojën kur prokurorët i kanë treguar provën tjetër shkencore gjetjen në garazhin e shtëpisë së Edmond Haxhisë të një çamçakëzi, nga ku është përftuar ADN e tija”. Megjithatë Ruben Saraiva deri diku, zbehtas, përpara prokurorëve ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë kur është pyetur se pamjet filmike e tregojnë duke marrë karburant me automjetin AA837ZM.

“Unë mund te kem qenë duke udhëtuar me Edmondin,” është përgjigjur i akuzuari për vrasje në bashkëpunim Ruben Saraiva.

Në javët në vazhdim pritet nisja e procesit gjyqësor në gjykatën e Lezhës vetëm me Ruben Saivën në pritje të ekstradimit nga Britania e Madhe të Edmond Xhaxhisë dhe katër britanikëve të cilët ishin në rolin e vëzhguesve në këtë vrasje. Haxhia dhe të tjerët kanë aplikuar në Gjykatën e Lartë Angleze “Royal Court of Justice” për të marrë leje për të apeluar vendimin e Gushtit 2024 ku lejohej ekstradimi i tyre për në Shqipëri.

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.

Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

vrasja e ardian nikulajt ruben saraiva

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë