AKTUALITET

"Albanês, Forbes dhe Globe!"/ U kap në Dubai, kush është Armando Pacani, u kamuflua si biznesmen. Jeta e re me gruan gjermane...larg Brazilit!

r.ll Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 10:28
"Albanês, Forbes dhe Globe!"/ U kap në Dubai, kush
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar lidhur me arrestimin e 40-vjeçarit Armando Pacanit në Dubai. Mediat braziliane kanë zbuluar me shumë detaje lidhur me jetën e tij dhe aktivitetin kriminal të shqiptarit, i cili deri vetëm pak ditë më parë ishte një  ‘fantazmë’ për autoritetet shqiptare dhe ato të huaja. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) e arrestoi Pacanin në Dubai, pasi po hetohej në Brazil për drejtimin e një grupi kriminal që dërgonte kokainë në Europë.

Kapja u bë më 29 korrik, e kryer nga policia e Dubait, por u raportua vetëm pak ditë më pas nga Interpoli. Në Dubai, shqiptari jetonte si CEO i një kompanie metalesh, duke ndërtuar fasadën e një biznesmeni, kur në fakt negocionte tonelata droge. Pacani është i martuar me një grua gjermane dhe prej kohësh jetonte në Brazil. Nga hetimet vlerësohet të ketë nxjerrë në treg 17 ton ‘mall’ me vlerë 3.8 miliardë dollarë, duke u kthyer në një nga shitësit më të mëdhenj të kokainës në Europë.  

Grupi i tij dërgoi të paktën 13 ngarkesa kokaine nga vendet e Andeve, nga portet e Rio Grande, në Rio Grande do Sul dhe Itajaí, në Santa Catarina. Droga fshihej në kontejnerë me ngarkesë të ligjshme, pa dijeninë e pronarëve të mallit, ose lihej në anije peshkimi. Një nga dërgesat u sekuestrua nga marina franceze pranë Sierra Leones në nëntor 2022. Varka e peshkimit mbante 4.6 ton kokainë në rreth 100 valixhe.

Për të gjitha mendonte Pacani! Që nga blerja e drohës, tek magazinimi, dërgimi në port...madje kujdesej se kush e merrte "mallin" në Europë. Por, aksioni iu ndërpre kur u fut në listën e të kërkuarve gjatë operacionit "Hinterland" që u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Pacani, përveç emerit të tij, ishte i njohur në aplikacionin "SkyECC"edhe me nofkat Albanês (Shqiptari), Forbes dhe Globe. 

Për të fshehur sasitë e mëdha të gjeneruara nga trafikimi ndërkombëtar, organizata kriminale përdori metoda të ndryshme të fshehjes së kapitalit. Grupi kishte një lloj banke paralele për të dërguar para jashtë vendit për të paguar furnitorët dhe rrjete të personave juridikë të parë për të qarkulluar fluksin financiar.

Në një deklaratë për të mbrojtur shqiptarin kanë dalë edhe avokatët e tij Eduardo Maurício dhe Diego Pereira Barrios deklarojnë, sipas të cilëve Pacani "është i pafajshëm"

"Ai është i persekutuar nga sistemi i drejtësisë braziliane sepse është shtetas i huaj. Kjo është vërtet absurde dhe një fyerje për drejtësinë,”-thanë ata. 

Në mars të vitit të shkaur autoritetet evropiane dhe braziliane ranë në gjurmët e një organizate që trafikonte drogë të llojit kokainë me shtrirje nga Brazili deri në Dubai. Pas dy vite hetimesh u zbulua se organizata kriminale ka trafikuar 17 tonë drogë në Evropë, 12 nga të cilat janë sekuestruar. Asokohe "la Repubblica" e krahasonte rrjetin e shqiptarëve me ndranghetën, teksa shkruan se kanë karakteristika të njëjta.

“Nga një rrjet i vogël që vepronte në nivel lokal, tani e ka zgjeruar sferën e saj të ndikimit në vetë Amerikën Latine. Ata janë të organizuar, kanë para dhe një hierarki të ngurtë të bazuar në lidhjet familjare. Kanë të njëjtat karakteristika të 'ndranghetës, e cila mbetet mafia më e fortë ndërkombëtare. Grupin e drejtonte Armando Pacani, është i lidhur me një klan ballkanik. Gjurma e fundit e tij shfaqet në regjistrin e hyrjeve në Brazil në janar 2019. Njëzet muaj më vonë ai ishte nisur tashmë me një fluturim që e çoi nga Sao Paulo në Dubai. U zhduk. Që nga ajo ditë ai u bë një fantazmë,”- shkruanyr media italiane.

Si nisën hetimet

Hetimi që solli operacionin “Hinterland” filloi në mars 2021, pas një sekuestrimi prej 316 kilogramësh kokainë që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë. Pas konfiskimit të drogës, u identifikua një furnizues me kombësi paraguajane, i cili po merrte kokainën e prodhuar në Bolivi dhe vende të tjera dhe po hynte në Brazil përmes Ponta Porã. Droga më pas transportohej me kamionë në Santa Catarina dhe Río Grande do Sul, ku ngarkesat ruheshin në kompanitë e organizatës kriminale pranë porteve të Río Grande dhe Itajaí. Nga atje ngarkesat u kontaminuan në dërgesa të ligjshme në bashkëpunim me menaxherët e logjistikës për t’u dërguar në kontinentin evropian. Ndërkohë në Europë, ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të rajonit shqiptari Pacani./ZËRI

armando pacani dubai

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë