AKTUALITET

Amfiteatër tek Liqeni i Paskuqanit, çelet tenderi 2.3 mln euro për kënde dhe fusha sportive

M.B. Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 12:12
Amfiteatër tek Liqeni i Paskuqanit, çelet tenderi 2.3 mln euro
Foto ilustruese

TIRANA- Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon që të kryejë një sërë investimesh me vlerë rreth 2.3 milionë euro në liqenin e Paskuqanit. Një procedurë e çelur këtë të hënë ka në objekt të kontratës “Rivitalizimi i parqeve natyrore nëpërmjet sigurimit të elementeve të mobilimit urban dhe shtimit të aktiviteteve të rekreacionit rajoni 2” parashikon specifikisht disa ndërhyrje. Konkretisht parashikohet:  “Ndërtimi i amfiteatrit, fushave sportive, këndit të lojërave dhe shkallareve panoramike në liqenin e Paskuqanit”.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë këtë procedurë zona në të cilën do të ndërhyhet ka qenë pjesë e ujëmbledhësit të liqenit të Paskuqanit dhe nuk ka pasur asnjë lloj vepre urbane apo infrastrukture të ndërtuar. 2 vitet e fudnit zona është kthyer në një zonë rekreacionale me investimet e Bashkisë Kamzë.

I njëjti raport specifikon se cilat janë investimet që janë parashikuar të kryhen në këtë zonë. Plani arkitektonik për këtë hapësirë të përbashkët do të përfshijë një integrim të harmonizuar të të gjitha elementeve, duke përdorur dizajn modern dhe materiale cilësore për të krijuar një ambient tërheqës dhe funksional.

 Projekti ka adresuar aktivitetet si me poshtë:

 Zona e Amfiteatrit:  Amfiteatri do të vendoset në një pozicion qendror, i orientuar drejt liqenit për të ofruar një pamje spektakolare për performancat dhe ngjarjet artistike. Struktura e amfiteatrit do të ketë një skenë të përshtatshme dhe shkallare të organizuara në nivele të ndryshme, duke përmirësuar pamjen nga çdo kënd. •Materialet do të jenë të qëndrueshme dhe të përshtatshme për ambientin natyror, siç janë druri dhe gurët e pjekur.

 Shkallare Panoramike: Shkallarja panoramike do të integrohet në terren në anën tjetër të liqenit për të përfshirë një udhëtim të përshtatshëm drejt një pikë të lartë panoramik.  Nivelet e shkallares do të ofrojnë ambiente të uljes dhe të qeta për të shijuar pamjen dhe relaksimin.

Shëtitore Buzë Liqenit: Shëtitoret do të ndërtohen duke përdorur materiale të qëndrueshme dhe do të lidhin të gjitha elementët përmes një rrugëtimi të përshtatshëm për ecje. Në pjesët e shëtitoreve mund të vendoset ndriçim për të siguruar përdorim të këtij hapësire edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Këndi i Lojërave:  Zona e këndit të lojërave do të vendoset në një zonë të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët.  Struktura e lojërave do të përfshijë elemente të sigurta dhe argëtuese për zhvillimin e aftësive motorike dhe kreativitetin e fëmijëve.

Fushat Sportive: Fushat sportive do të vendosen në një pjesë të konsoliduar të hapësirës, duke përfshirë fushe futbolli, basketbolli, dhe zona për sporte të tjera. Çdo fushë do të ketë ambientin e saj të uljes dhe do të përdorë materiale sportive të cilat janë të sigurta dhe miqësore për lojtarët. Ky plan arkitektonik synon të krijojë një hapësirë tërheqëse, e cila ofron një kombinim të shkëlqyer të arteve, lojrave, natyrës dhe sportit për të gjithë komunitetin./ Monitor

amfiteatri i liqenit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë