AKTUALITET

Analiza e "The Guardian": Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë për emigrantët është kthyer në një fatkeqësi politike për Giorgia Melonin

r.ll Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 19:42
Analiza e "The Guardian": Marrëveshja e Italisë me
giorgia meloni

ITALI- Një marrëveshje shumëmilionëshe e migracionit midis Italisë dhe Shqipërisë që synon frenimin e ardhjeve u prezantua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një model i ri për mënyrën e krijimit të qendrave të përpunimit dhe ndalimit për azilkërkuesit jashtë BE-së.

Objektet në Shqipëri duhej të prisnin deri në 3000 burra të ndaluar në ujërat ndërkombëtare ndërsa kalonin nga Afrika në Evropë. Por duket se as Von der Leyen dhe as kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, nuk e kishin marrë parasysh ligjin ekzistues.

Vetëm një muaj pas hapjes së shumëpërfolur të këtyre qendrave, vetëm 24 azilkërkues janë dërguar në Shqipëri dhe asnjë nuk ka mbetur atje tani, pesë kaluan më pak se 12 orë në një qendër paraburgimi, ndërsa pjesa tjetër qëndruan për pak më shumë se 48 orë.

Të gjithë u transferuan në Itali pasi gjyqtarët italianë e konsideruan të paligjshme ndalimin e tyre në Shqipëri përpara riatdhesimit në vende, si Bangladeshi dhe Egjipti, të konsideruara "të sigurta" nga Roma. Duke vepruar kështu, gjyqtarët po mbështesnin një vendim të 4 tetorit nga gjykata e drejtësisë e Bashkimit Evropian (ECJ)që thotë se një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallej i sigurt nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohej i sigurt.

Sikleti i Italisë mbi skemën, i sulmuar nga partitë opozitare dhe i cilësuar si një "dështim i plotë" që do të kushtojë rreth 1 miliardë euro (830 milion £) gjatë pesë viteve, ka ndezur një konflikt midis autoriteteve dhe gjyqtarëve, të cilët janë akuzuar nga partitë e ekstremit të djathtë si "pengues të projektit".

Megjithatë, vëzhguesit thonë se Meloni dhe aleatët e saj e dinin që në fillim se ekzistonte rreziku që marrëveshja të mos funksiononte, me vendimin e GJED-së që ishte vetëm një nga shumë çështje ligjore. Chiara Favilli, profesoreshë e së drejtës së Bashkimit Evropian në Universitetin e Firences, tha: “Që nga viti 1993, disa shtete evropiane kanë propozuar zgjidhje të ngjashme me marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë. Megjithatë, ata gjithmonë janë refuzuar. Marrëveshjet si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë janë të papajtueshme me disa norma themelore”.

Muaj përpara nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, shumë OJQ, akademikë dhe ekspertë kishin ngritur dyshime nëse ajo mund të konsiderohet humane apo edhe e ligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Thirrjet e tyre u injoruan. Mbështetësit këmbëngulën se skema ishte më humane sesa dërgimi i njerëzve në vendet në zhvillim, siç do të kishte bërë skema kryesore e dëbimit të qeverisë së fundit të Mbretërisë së Bashkuar, me shtetin italian përgjegjës për fatin e burrave dhe respektimin e disa normave, dhe më pak problematike se sa Praktika aktuale e BE-së për dhënien e parave për vendet e Afrikës Veriore në mënyrë që të përmirësojnë kontrollet e tyre kufitare.

Meqenëse duket se do të përballet me sfida të mëtejshme ligjore, megjithatë, marrëveshja po bëhet një fiasko. Sipas një sondazhi të fundit, 55% e italianëve nuk e pëlqejnë atë. Besueshmëria është në rrezik për një qeveri që e ka bërë emigracionin një çështje qendrore të fushatës dhe që në të kaluarën ka kritikuar paraardhësit për shpenzimin e parave publike për menaxhimin e krizës së migracionit. (Transporti përmes detit në një anije ushtarake italiane të tetë burrave që mbërritën në Shqipëri fundjavën e kaluar kushtoi 250,000 €, më shumë se 31,000 € për azilkërkues në bord.)

Përballë rënies graduale të marrëveshjes, qeveria italiane ka dalë kundër gjyqësorit, duke i përshkruar ata që vendosën kundër marrëveshjes si "magjistratë të politizuar" që "do të donin të shfuqizojnë kufijtë e Italisë".

Edhe Elon Musk ka ndikuar, duke treguar mbështetjen e tij pas mikeshës të tij Meloni dhe duke denoncuar vendimin e magjistratëve, ku tha: "Këta gjyqtarë duhet të shkojnë". Në një lëvizje shumë të pazakontë, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i dha Musk një përgjigje të memjëhershme dhe kritike për reagimin e tij: "Italia di si të kujdeset për veten".

Javën e kaluar, policia forcoi mbrojtjen për Silvia Albanon, një nga gjashtë gjyqtaret e seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, e cila më 18 tetor nuk lejoi ndalimin e azilkërkuesve në Shqipëri. Ajo ka marrë kërcënime me vdekje që nga dhënia e vendimit.

Stefano Musolino, zëvendësprokuror i Reggio Calabria dhe anëtar i shoqatës kombëtare të magjistratëve, tha: “Ajo që nuk kuptohet është se nëse një gjykatës do të autorizonte riatdhesimin ose ndalimin e emigrantëve në Shqipëri, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare që detyrojnë Italinë, verdiktet e tyre do të ishin të paligjshme.”

Në një kohë kur qeveria po përpiqet të balancojë buxhetin, duke shkurtuar fondet për arsimin, shëndetësinë dhe sigurimet shoqërore, partitë opozitare e kanë përshkruar marrëveshjen si një “katastrofë financiare”.

Elly Schlein, kryetarja e Partisë Demokratike të Italisë, tha: “Meloni rrit taksat dhe shpërdoron gati një miliard euro paratë e taksapaguesve në qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Ne mund t'i kishim përdorur ato për të forcuar shërbimin kombëtar shëndetësor ku më shumë se 4.5 milionë njerëz nuk janë në gjendje të marrin trajtim çdo vit. Tani është koha që Meloni të çmontojë qendrat. Pastaj, është koha që ajo të kërkojë falje për të gjithë italianët.”/THE GUARDIAN

marreveshja shqiperi-itali per emigrantet giorgia meloni the guardian

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë