AKTUALITET

Analiza: Çfarë fitoi “marka” Shqipëri në kampionatin e tifozerisë

n.f Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 07:39
Analiza: Çfarë fitoi “marka” Shqipëri në
Foto ilustruese

TIRANË- “Shqipëria po kthehet në shtëpi nga EURO 2024, e fundit në grupin saj me vetëm një pikë, por këto fakte të thjeshta nuk tregojnë asgjë nga kontributi i saj i shkëlqyer në këtë turne në beteja të krahasueshme me Davidin dhe Goliatin, kundër tre skuadrave kryesore të këtij turneu”, – shkruante Reuters, vetëm pak orë nga mbyllja e ndeshjes së fundit të Kombëtares me Spanjën.

Jehona e skuadrës së Shqipërisë nuk ndali vetëm te momentet më domethënëse në fushë, ku më i lakuari ishte goli më i shpejtë në historinë e Europianëve, i shënuar nga Nedim Bajrami në sekondën e 23 të përballjes Shqipëri-Itali, pjesa tjetër më virale u bë tifozeria.

Në mediat ndërkombëtare është e vështirë të mos gjesh disa rreshta edhe për këtë. Pjesëmarrja e mijëra tifozëve që udhëtuan drejt Gjermanisë nga Shqipëria dhe anembanë botës për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares, duke mbushur si fillim sheshet e qyteteve dhe më pas stadiumet, i ka lënë të mahnitur të gjithë.

Marka “Shqipëri”, e kompletuar me simbole, nga tupanët te qeleshja

Ngjyra kuqezi dominoi çdo grumbullim të tifozerisë shqiptare në qytetet në të cilat u zhvilluan ndeshjet ku luajti Kombëtarja Shqiptare. Si fillim ishte Dortmundi, ku tifozeria shqiptare dhe ajo italiane përpara përballjes u argëtuan dhe kërcyen valle – një pamje që tërhoqi vëmendjen sidomos në rrjetet sociale. Skena të ngjashme mes tifozerisë u panë edhe në Hamburg, në ndeshjen me Kroacinë apo edhe në Dyseldorf, në përballjen me Spanjën.

Së bashku me flamurin kuqezi, bluzat e kombëtares apo me simbole të Shqipërisë, në asnjë rast nuk munguan tupanët apo qeleshja, dy simbole të forta të identitetit tonë kombëtar që theksojnë edhe më shumë markën “Shqipëri”.

Grumbullime të tilla që përçojnë mesazhe pozitive me muzikë, valle e hare duket se i shërbyen tifozerisë shqiptare që ashtu si me pjesëmarrjen më të lartë në stadiume, të fitojë vendin si një ndër tifozeritë më fantastike.

“Loja” e torturës së ushqimit bën xhiron e botës nga spaghetti-t te flija

 Videoja e një tifozi shqiptar që “torturon” një tifoz italian, duke e kërcënuar me thyerjen e spaghetti-t (makarona) bëri xhiron e botës duke hapur kështu mes tifozerisë EURO 2024 një trend të ri.

Videoja në fjalë tërhoqi vëmendjen në rrjete sociale dhe mediat ndërkombëtare, duke mos i shpëtuar as columnistit të “The Sun” Pierce Morgan, i cili shkruante se fansat kishin gjetur një mënyrë gjeniale për të torturuar njëri-tjetrin.

“Momenti gazmor i shkatërrimit të makaronave u bë shpejt viral në mediat sociale dhe ndezi një luftë të paprecedentë ushqimore, që është bërë një antidot i gëzueshëm për skenat e zakonshme të shëmtuara të huliganizmit, të cilat kanë shkatërruar shumicën e kampionateve europiane të mëparshme”, – do të shkruante Morgan.

Beteja e ushqimit u pasua edhe në të tjera përballje siç ishin austriakët me francezët, ku “Schnitzel është më i mirë se Bageta”, apo edhe përballja e fundit mes Spanjës dhe Shqipërisë, ku slogani ishte: “Flija është më e mirë se Paella”.

Kjo formë gazmore e përballjes miqësore të tifozerive ku Shqipëria nuk pati incident në asnjë rast, me asnjërën palë, ishte një tjetër pikë plus në “markën” e përgjithshme të Shqipërisë.

Konflikti “Ballkanik” e gjen rrugën edhe në EURO 2024

Teksa tifozeria shqiptare ishte në harmoni të plotë me tifozeritë e atij që u quajt “Grupi i Vdekjes”, duket se nuk u ka shpëtuar penalizimeve. Si fillim ishte ndeshja me Italinë, ku hedhja e fishekzjarrëve dhe flakadanëve, si formë festimi, i kushtoi Federatës Shqiptare të Futbollit disa mijëra euro. Konkretisht, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA gjobiti FSHF në shumën 37,375 euro.

Konkretisht, Komisioni vendosi një gjobë 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve, 12,375 euro për hedhjen e sendeve, 5000 euro për pushtimin e fushës, 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Kur kishin kaluar vetëm pak ditë, një tjetër gjobë erdhi për FSHF pas ndeshjes me Kroacinë, në shumën 47 mijë e 500 euro, ku shkak ishin të njëjtat arsye si në ndeshjen e parë.

Federata e Serbisë kërcënoi se do të largohej nga kampionati nëse UEFA nuk merrte masa për Shqipërinë dhe Kroacinë, pasi sipas saj, në përballjen e këtyre skuadrave, tifozeritë e dy vendeve kanë kënduar këngë kundër serbëve.

Tensionet ballkanike në një formë apo në një tjetër e kanë gjetur rrugën e tyre në kampionat, por sidomos në rrjete sociale, ku bëhet një betejë e ashpër, e cila gjithsesi nuk ua zbeh shkëlqimin efekteve pozitive që sjellin turnetë sportivë dhe përçimi i mesazheve pozitive që bëhet gjatë tyre.

Në kampionat nuk mungon as Kosova, EURO 24 thirrje për njohjen e pavarësisë

Kosova nuk ka munguar në EURO 2024 as prej tifozerisë së zjarrtë, ku një pjesë e atyre që mbushën stadiumet janë shqiptarët e diasporës së Kosovës, por as në fushë, ku me kombëtare të huaja luajnë djem që kanë rrënjët e origjinës në këtë shtet.

Në përballjen me Spanjën, që pritej të kishte edhe një vëmendje të madhe, duket se shqiptarët kanë vendosur të prekin pika delikate gjeopolitike, por edhe ndërgjegjësimi. Për shembull, në një nga banderolat që vareshin në stadium e cila bëri xhiron e rrjetit, kërkohej që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Spanjë ne të duam, por kemi nevojë për tre pikë. Të lutem Spanjë, njih pavarësinë e Kosovës, nuk do të humbasësh asgjë, përkundrazi do të fitosh një mik të vërtetë. Respekt” – thuhej në banderolë.

Përballja e tifozëve në fushë, Shqipëria triumfon

Kombëtarja shqiptare u përball me tre titanë të futbollit që kanë qenë ose janë kampionë në fuqi të Europianit, ndaj kalimi i fazës së parë në grup ishte në kufirin e një mrekullie. Por duket se tifozët e ekipit kombëtar janë po aq të pasionuar pas futbollit, duke arritur që të përballeshin denjësisht në fushë me tifozeri të tjera në një turne të organizuar në Frankfurt. UEFA dhe Federata Gjermane e Futbollit organizuan më 22 qershor një turne për fansat e futbollit, ku morën pjesë 8 ekipe nga Europa, ndër to edhe Shqipëria.

Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF, në bashkëpunim me disa tifozë shqiptarë, krijoi ekipin e tifozëve të Shqipërisë, që mori pjesë në këtë turne të formatit 9×9. Në grupin e Shqipërisë, shorti përcaktoi edhe skuadrat e Anglisë, Italisë dhe Ukrainës. Në ndeshjet e luajtura në këtë grup, kuqezinjtë triumfuan, duke fituar 4-0 me Italinë, mposhtën 2-0 Ukrainën dhe me rezultatin 3-0 ndaj Anglisë.

Në gjysmëfinalet e këtij turneu historik të zhvilluar në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit në Gjermani, Shqipëria mundi Skocinë me rezultatin 4-0, duke siguruar kështu finalen e madhe përballë vendit organizator, Gjermanisë.

Çfarë fiton Shqipëria, nga vëmendja pozitive në EURO 2024

Shqipëria është në një moment historik në lidhje me imazhin e saj ndikuar sidomos nga promovimi ndërkombëtar për aspektin turistik. Përballja e Kombëtares së saj në EURO 2024, një nga turnetë më të rëndësishëm sportivë, e ka ekspozuar vendin në një tjetër dimension që e shumëfishon efektin pozitiv, shto këtu tashmë edhe pikët plus mbi tifozerinë.

Më herët, në një intervistë për “Monitor”, Edlira Mali, Pedagoge e Marketingut dhe Menaxhimit të Markës në Universitetin Bedër, do të nënvizonte se cilat janë në fakt përfitimet reale që merr vendi nga një ekspozim i tillë.

“Kampionati Europian është një fuqi mediatike. Rritja e mbulimit mediatik dhe interesit publik do të vijë edhe për shkak të lojës kundër skuadrave kampione dhe të forta si Spanja, Italia, Kroacia. Çdo ndeshje, çdo gol, çdo intervistë me lojtarë dhe tifozë shqiptarë bëhet reklamë për Shqipërinë.

Pamjet e fushave të tyre të stërvitjes, festimet pasionante në tribuna dhe pamjet e trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë mund të ndezin dëshirën e udhëtimit tek audienca. Le të imagjinojmë një tifoz kroat, i mahnitur nga shpirti i ekipit shqiptar, fillon të kërkojnë në internet informacione rreth Shqipërisë dhe turizmit të saj dhe vendos të shtojë Shqipërinë në listën e tij të udhëtimeve.

I entuziazmuar nga intervista e trajnerit shqiptar pas ndeshjes kur flet edhe për eksperiencën e tij në Shqipëri, një tifoz spanjoll e konsideron seriozisht një udhëtim në këtë vend interesant dhe ua rekomandon dhe miqve të tij në bisedat që bëjnë në grupet online, ose në bisedat rreth Euro 2024 gjatë kafesë së mëngjesit. Ky marketing organik “word of mouth” nëpërmjet shikuesve të entuziazmuar mund të ketë ndikim të qëndrueshëm në industrinë e turizmit në Shqipëri, duke nxitur rritjen e tij.

Kjo mund të çojë në përfitime ekonomike për Shqipërinë, si tërheqja e turizmit, ose krijimi i mundësive të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm. Për shembull, sipas një studimi të Komisionit Europian të Udhëtimit, UEFA Euro 2016 në Francë rriti kërkesën turistike për vendin pritës me 1.3%, dhe për vendet pjesëmarrëse me 0.8%.

Prandaj, Shqipëria mund të përfitojë nga ky efekt, duke ofruar paketa udhëtimi tërheqëse, duke krijuar përmbajtje tërheqëse dhe informuese, si dhe duke krijuar partneritete me agjencitë e udhëtimit dhe grupet mediatike” do të nënvizonte Mali. Shqipëria kthehet në shtëpi pas Euro 2024, e renditur në fund të grupit, me vetëm një pikë, por këto fakte, nuk tregojnë asgjë për kontributin e saj të shkëlqyer në përballjet emocionuese kundër tre prej skuadrave kryesore të kampionatit.

Trajneri brazilian i Kombëtares, Sylvinho, nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se sa mirë do të niste pjesëmarrja e Shqipërisë në turneun e dytë të rëndësishëm të futbollit, ku Shqipëria ka marrë pjesë deri më sot.

Nga fishkëllima e parë, Shqipëria bëri tre pasime, Italia gaboi një rivënie dhe Nedim Bajrami ndërhyri duke goditur topin në rrjetë në 23 sekonda, duke shënuar golin më të shpejtë në Europian. Delir në mesin e dhjetëra mijë tifozëve të veshur me të kuqe në Dortmund, kaos në lokalet dhe shtëpitë e kryeqytetit shqiptar, Tiranë – dhe një moment i pavdekshëm për kombin krenar ballkanik.

Italia shënoi më pas dy gola, por Shqipëria këmbënguli deri në fund, për pak sa nuk barazoi, duke shpërthyer ovacione në stadium dhe duke ngritur vetullat në mbarë botën, për një ekip që askush nuk i kishte dhënë shpresë.

Kundër Kroacisë në ndeshjen e radhës të Grupit B, Shqipëria i emocionoi sërish tifozët e saj, pasi sfidoi parashikimet, duke barazuar 2-2 me një gol në sekondat e fundit, në një nga ndeshjet më emocionuese të turneut. Në ndeshjen e tretë, një humbje e ngushtë 1 – 0 nga Spanja, ata ishin më të përmbajtur. Megjithatë, i vunë disa herë në vështirësi kundërshtarët e tyre të shquar, me Jasir Asani dhe Kristjan Asllani.

“Në përgjithësi e konsideroj një paraqitje pozitive në këtë turne, – tha kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. – Gjithçka është e mundur në futboll dhe, me pak fat, ne mund të kishim bërë më mirë”.

Sylvinho, i cili solli kolegun brazilian Doriva dhe argjentinasin Pablo Zabaleta, për të punuar përkrah tij në Tiranë, nuk ka keqardhje.

Ai foli me emocion se si ekipi i tij, i ri dhe i papërvojë, është përmirësuar gjatë një viti e gjysmë nën drejtimin e tij dhe është krenar për paraqitjen e skuadrës, që ishte pjesë e një grupi të frikshëm, që e ka lënë pa gjumë për net të tëra.

“Nëse kthehemi pas në kohë, gjashtë muaj më parë, shumë njerëz mendonin se do të pësonim tre, katër ose pesë gola në çdo ndeshje. Nuk ndodhi kështu – tha ai. – Jemi përballur me tre kombëtare të mëdha”.

Federata ambicioze Shqiptare e Futbollit, shpreson që përvoja në Gjermani t’i shërbejë për të ardhmen, me pjesëmarrje më të rregullta në finale. Një gjë për të cilën mund të jenë të sigurt, është mbështetja e jashtëzakonshme.

Shumë u befasuan kur panë shqiptarët në numër më të madh se italianët në ndeshjen hapëse, dhe kjo vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes, zhurma dhe ngjyra e tifozëve përputheshin me numrin e madh të tyre. Disa erdhën nga shtëpia, të tjerë nga diaspora globale shqiptare.

“Nëse ka një trofe për tifozët, atëherë ne tashmë e kemi fituar atë” – tha Faton Shkodra, 33 vjeç, duke kërcyer në një shatërvan me miqtë në Hamburg, pas ndeshjes me Kroacinë, të mbështjellë me flamujt e kuq, me simbolin e shqiponjës dykrenore.

“Ne jemi shumë krenarë për lojtarët tanë, ata janë shumë krenarë për ne”./ Reuters

Marre nga Monitor

euro 2024 shqiperia

Artikuj te sugjeruar

n.f AKTUALITET 29 Qershor07:38

Më pak dhe më të plakur

Foto ilustruese TIRANË- Në dekadën e tretë të tranzicionit 2011-2023, kur supozohet që vendi ka kaluar emergjencën pas r...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë