AKTUALITET

Analiza/ Shqipëria i jep dritën e gjelbër dhëndrit të Trumpit: Cili është plani për Sazanin?

b.z Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 18:47
Analiza/ Shqipëria i jep dritën e gjelbër dhëndrit të
Ishulli i Sazanit

TIRANË - Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhëndrit të Donald Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit, që aktualisht është bazë ushtarake.

Komiteti për Investime Strategjike, që udhëhiqet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, më 30 dhjetor ka pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, për projektin prej 45 hektarësh në ishullin e Sazanit. Projekti parasheh një investim prej 1.4 miliard eurosh.

Në vendimin e shkruar, që u bë publik më 15 janar, Komiteti tha se projekti ishte në përputhje me ligjet për investime strategjike dhe përmbushi numrin e të vendeve të punës, që kërkohet me ligj, duke thënë se në të vlerësohet se do të punësohen 1.000 persona.

Sipas ligjit, dhënia e statusit të investitorit strategjik lejon kompaninë që të zbatojë projektin që vlerësohet strategjik në një sektor të ekonomisë, siç është turizmi. Po ashtu, ky status do të bëjë që projekti “të përfitojë nga procedurat e përshpejtuara dhe përfitime të tjera”. Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Kushnerit i është dhënë për periudhën 10-vjeçare.

“Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet përmes krijimit të një entiteti të përbashkët ligjor”, tha Komiteti, duke shtuar se në projekt do të përfshihet Korporata shtetërore e Investimeve Shqiptare.

Tani, Qeveria shqiptare tha se do të punojë me partnerët amerikanë për ta pastruar zonën nga çdo municion i mundshëm i mbetur nën tokë dhe për të adresuar çdo shqetësim tjetër mjedisor dhe ligjor para se projekti të vazhdojë. Shqipëria tha se ka të drejtë të revokojë vendimin, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit.

Po ashtu, shtetit shqiptar, u tha në dokument, i është dhënë edhe opsioni i daljes nga ky investim. Projekti i investimit do të ndahet në tri faza, por në vendimin e publikuar nuk jepen detaje se çfarë përfshin secila prej tyre.

Plani i Kushnerit për Sazanin

Në mars të vitit 2024, Kushner kishte publikuar në rrjetet sociale dizajnet potenciale të investimeve të firmës së tij në Shqipëri.

Kushner kishte deklaruar se synon ta shndërrojë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, që gjendet në Detin Mesme, në një destinacion luksoz për turistët.

Sazani është kryesisht i braktisur dhe aktualisht është bazë ushtarake dhe gjysmë i hapur për publikun. Dhëndëri i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

Në të kaluarën, sa i përket Zvërnecit, Qeveria shqiptare kishte thënë se zyrtarisht nuk ka pranuar ndonjë shprehje interesi lidhur me këtë investim. Planet e Kushnerit ishin përballur me kundërshtime në Shqipëri, sidomos nga ambientalistët që kishin thënë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare.

Në mars të vitit të kaluar, ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi ishullin e Sazanit. Ky ishull për dekada të tëra ishte i mistershëm. Në të dihej se ishte një bazë e rëndësishme ushtarake, para dhe gjatë kohës së Shqipërisë komuniste. Tani, herë pas here, ky ishull në Vlorë përdoret nga ushtria e Shqipërisë dhe NATO-ja.

Ishulli i Sazanit ka sipërfaqe rreth 6 kilometra katrorë dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 kilometrash katrorë. Aty ende nuk ka energji elektrike, e as ujë të pijshëm. Megjithatë, aty ka shumë bunkerë, numri i saktë i të cilëve nuk dihet. Përveç në Shqipëri, Kushner synon të investojë edhe në Serbi./REL

ishulli i sazanit donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë