Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
ITALI- Pas një pauze dymujore të shkaktuar nga pengesat ligjore, duket se kanë rifilluar operacionet për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe në qendrat e përpunimit të Italisë në Shqipëri. Anija e Marinës italiane Cassiopea, e cila është ankoruar në ujërat ndërkombëtare rreth 20 milje nga ishulli Lampedusa, ka 11 emigrantë në bord, nga Egjipti dhe Bangladeshi, shkruajnë mediat italiane.
11 emigrantët e vendosur në bordin e anijes së marinës italiane janë pjesë e grupit të tretë të emigrantëve të dërguar në Shqipëri pas dy operacioneve të para sipas skemës së diskutueshme në tetor dhe nëntor. Ndërkohë, anija pret të marrë më shumë emigrantë përpara se të niset për në portin e Shëngjinit.
Në rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
ariana herri ITALI- Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali si pasojë e miokardit fulminant. Ariana Herri ndërro...
evakuimi i banoreve TIRANË- Janë publikuar pamje të tjera nga evakuimi i banorëve të pallatit 8-katësh, garazhi i të cil...
TIRANË- Mjetet në foto u shkrumbuan në garazhin e pallatit në kompleksin “Kika 1” në kryeqytet i cilu u pë...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në pallatin 8-katësh në zonën e Komunës së Parisi...
vendngjarja TIRANË- Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin e rënë në garazhin e një pallati 8-kat&eu...
prokuroria e korces KORÇË- Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të...
vendngjarja TIRANË- Garazhi i një pallati 8 katësh te "Komuna e Parisit" është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Si...
dritan agolli TIRANË - Në 16 nëntor të vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender 1.5 milionë euro me objekt &l...
foto ilustruese ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 11 kg lëndë narkotike me vete n&...
anastas janullatos TIRANË- Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka zhvilluar sot një mbledhje t&...