Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

SHBA– Agjencia e lajmeve Associated Press ngriti një padi ndaj tre zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë të premten pasi agjencisë së lajmeve iu ndalua pjesëmarrja në disa nga aktivitetet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
AP, në padinë e paraqitur në gjykatën federale në Uashington, shprehet se mohimi i qasjes shkel Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane, i cili garanton lirinë e shprehjes dhe të informimit.
Shtëpia e Bardhë filloi bllokimin e gazetarëve të AP-së nga Zyra Ovale 10 ditë më parë, për shkak të refuzimit të kësaj agjencie të lajmeve për të ndjekur urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump për riemërtimin e Gjirit të Meksikës në "Gjiri i Amerikës".
Gazetarëve të AP-së iu ndalua më vonë qasja edhe në avionin presidencial Air Force One.
Organizata e lajmeve tha se ishte duke ngritur padi ndaj tre zyrtarëve të administratës së Presidentit Trump për të rifituar “të drejtat e saj për pavarësinë editoriale të garantuar nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara".
“Shtëpia e Bardhë e ka urdhëruar (agjencinë e lajmeve) Associated Press të përdorë disa fjalë (të caktuara) në mbulimin e saj, ose përndryshe do të përballet me një mohim të pacaktuar të qasjes”, tha agjencia e lajmeve AP.
“Shtypi dhe të gjithë njerëzit në Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën të përzgjedhin fjalët e tyre dhe të mos ndëshkohen nga qeveria”, thuhet në deklaratë. "Kushtetuta nuk e lejon qeverinë të kontrollojë shprehjen. Lejimi i një kontrolli dhe ndëshkimi të tillë të qeverisë është një kërcënim për lirinë e çdo amerikani".
Padia përmend si të paditur shefen e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Susan Wiles dhe zëvendësshefin Taylor Budowich, si dhe sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
"Do t'i shohim ata në gjykatë", tha zonja Leavitt gjatë një aktiviteti të premten në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Uashington.
"Ne mendojmë se kemi të drejtë. Do të sigurohemi që e vërteta dhe saktësia të jenë të pranishme në Shtëpinë e Bardhë çdo ditë", tha ajo.
Në udhëzuesin e saj për stilin e të shkruarit, agjencia AP vuri në dukje se Gjiri i Meksikës "e ka mbajtur atë emër për mbi 400 vite".
"Associated Press do t'i referohet me emrin e tij origjinal, duke pranuar emrin e ri që (Presidenti) Trump ka përzgjedhur", tha agjencia.
"Si një agjenci globale e lajmeve që shpërndan lajme në mbarë botën, AP duhet të sigurohet që emrat e vendeve dhe gjeografia të jenë lehtësisht të dallueshme nga të gjitha audiencat".
Presidenti Trump e quajti AP-në një "organizatë të majtë radikale" të enjten dhe tha se emri i ri i Gjirit të Amerikës është "diçka për të cilën ne kemi ndjenja të forta".
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur revoltues përjashtimin e AP-së nga aktivitetet e Presidentit Trump. Agjencia ka ofruar prej 180 vitesh shërbimin e lajmeve për shtypin, televizionet dhe radiot në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën./VOA
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të kushte të qëndrueshme atmosferike për s...
Foto ilustruese TIRANË - Banka e Shqipërisë miratoi në muajin janar një program të mbështetjes për bizneset e vogla...
Foto ilustruese TIRANË - Divorci mes një çifti, është një e drejtë shoqërore, por edhe juridike e pamohueshme p&e...
Foto ilustruese SHKOZË - 67-vjeçari nga Korça Feim Çollaku, prej vitit 2018 sorollatet dyerve të institucioneve, pas projektit t&e...
Foto ilustruese BORSH - Një aksident tragjik do të ndryshonte rrënjësisht jetën e dy të rinjve, ku të gjitha ëndrra...
Albert Skura TIRANË - Albert Skura, 55-vjeçari nga Kruja denoncoi në emisionin Piranjat ish-gruan e tij, Elën, duke pretenduar se kjo...
Foto ilustruese VLORË - Familja Mixhaj nga fshati Dukat i Vlorës prej 4 vjetësh jeton në një shtëpi të dëmtuar dhe ...
TIRANË - Coca Cola është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga viti 1994, ajo ësht&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë sh&...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Gazeta prestigjioze britanike "The Times", i ka kushtuar së fundmi një artikull emigrantëve shqip...