AKTUALITET

Arbitrazhet, totali i detyrimeve për tu paguar në fund të 2023 arriti në 183.2 milionë euro

M.B. Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 07:32
Arbitrazhet, totali i detyrimeve për tu paguar në fund të 2023
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të treta kanë fituar përballë saj në Arbitrazh 5.2 milionë euro, gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat e bëra publike në buxhetin faktik të 2023 tregojnë se totali i detyrimit në fund të raportimit ishte 183.2 milionë euro. Ky total përbëhet nga dy tregues që është detyrimi i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit/kosto ligjore që llogariten në 73.8 milionë euro dhe detyrime kontigjente 109.45 milionë euro.

Detyrimet kontigjente në vlerë më të lartë duket se kanë të bëjnë me vendimin që Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë për çështjen Becchetti ku shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë sipërmarrësit 108 milionë euro por edhe pse vendimi final është dhënë prej kohësh qeveria duket se e klasifikon si kontigjent. Kjo ndodh në kushtet kur nga llogaritë e institucioneve shqiptare jashtë shtetit kanë kohë që bllokohen para për llogari të këtij vendimi.

Detyrimi i dytë më i madh është për arbitrazhin me kompaninë e rrugëve Copri Aktor, për mosmarrëveshjet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, me një shumë prej 42.5 milionë euro, për të cilën nuk është bërë asnjë likuidim. Krahas detyrimit kanë mbetur për tu paguar edhe 225 mijë euro kosto ligjore.

Për arbitrazhin me kompaninë Costruzioni Dondi, qeveria duhet të paguajë 13.5 milionë euro. Kompania ishte zbatuese e projektit të vendosur në zonën e Kasharit dhe po zbatohej nga kontraktori italo-japonez “Dondi Kubota” falë një kredie të butë të dhënë nga qeveria e Japonisë, rreth 79 milionë USD. Punimet filluan në vitin 2014 por duket se përplasjet mes kompanive zbatuese dhe autoritetit kontraktor, në këtë rast Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, nuk kanë munguar, gjë që çoi në ndërprerjen e kontratës.

Arbitrazhi i katërt me detyrimin më të lartë për tu paguar është ai i me kompaninë e naftës GBC OIL, për 12.2 milionë euro. Konflikti lidhet me licencën për shfrytëzimin e 4 vendburimeve të naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë, fillimisht për kompaninë Stream Oil, që pas disa shitjesh përfundoi tek GBC OIl.

Kontrata u ndërpre nga Albpetrol (operatori shtetëror që menaxhon fushat e naftës)  në vitin 2017, duke i rishtetëzuar këto burime, për mospërmbushje të detyrimee koncesionare. Ndërsa detyrimi mbetet i papaguar, për këtë arbitrazh janë likuiduar pothuajse të gjitha kostot ligjore prej 6.6 milionë euro (kanë mbetur vetëm rreth 400 mijë euro).

Për vendimet e tjera të arbitrazhit dhe kostot ligjore, detyrimi varion nga 150 mijë euro në 1.7 milionë euro. Në proces është arbitrazhi për kontratën koncesionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit. Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Vetëm për mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar përballë çështjeve në Arbitrazh duket se shteti ka shpenzuar 562 milionë lekë ku janë një seri çështjesh aktive. Të ndara më vete në buxhetin faktik shpjegohet se zërat që përbëjnë këtë  janë:

–          Rreth 189.9 milionë LEK Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 113 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore, administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 99.8 milionë LEK Autoriteti Portual Durrës, për kosto administrative dhe ligjore për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 76.6 milionë LEK Albpetrol Sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove administrative/ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 57.7 milionë LEK Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 19.5 milionë LEK Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), për pagesën e kostove ligjore për shërbime konsulence, shërbime juridike për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. ü Rreth 6.2 milionë LEK Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për pagesën e kostove ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar./ Monitor

arbitrazhet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë