AKTUALITET

“Arma me 30 fishekë”/ Detaje nga grabitja e FiBank, si mundi të hyjë autori brenda me kallashnikov

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 22:41
“Arma me 30 fishekë”/ Detaje nga grabitja e FiBank, si mundi

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me grabitjen me armë që ndodhi paraditen e kësaj të enjteje në një degë të bankës “FiBank” në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Autori i ngjarjes është shfaqur i qetë në momentin kur i është drejtuar bankës dhe pse më pas gjithçka ka shkuar keq për të dhe plani që kishte ditë që e mendonte nuk i eci. Ndërtuesi 58-vjeçar përveç armës kallashnikov, kishte edhe 30 fishekë me vete.

“I habitshëm është fakti se mënyra se si ai ka shkuar i armatosur, ka patur edhe 30 fishekë të tjerë a thua se po shkonte të luftonte stafin e sigurisë së bankës”, u shpreh Merin Maçi ndërsa shpjegonte gjithë detajet e ngjarjes.

“Kishte shkuar edhe 2 ditë para, u fut i qetë në bankë”

“Kjo ngjarje ka qenë e mirëmenduar nga ana e tij pavarësisht se gjithçka ka shkuar keq, e mirëmenduar për vetë faktin se 58-vjeçari ka shkuar edhe dy ditë më parë në bankë, ka parë kushtet e sigurisë në këtë filial dhe ka sqaruar se kjo ka qenë banka që atij i ofronte mundësinë më të lehtë për t’u larguar nga vendngjarja, pavarësisht se ka qenë thuajse i ekspozuar në çdo kamerë, në çdo biznes“, tha Maçi, duke shpjeguar se autori i ngjarjes pas arrestimit ka treguar se ka qenë në kushte të rënduara për shkak të një borxhi që kishte, gjë që e ka shtyrë drejt këtij veprimi.

Mendohet se ngjarja është kryer në kushte të rënduara, pasi ai ka deklaruar se ka qenë në kushte të vështira prej disa muajsh dhe ai ka borxhe, për shkak të një sipërmarrjeje që ai ka. Është abuzuar me statusin e tij pasi nuk është një ndërtues i mirëfilltë, por ka patur një bgrigatë me të cilët bënte rikonstruksione banesash apo fasadash të ndryshme. Nënkontraktor. Ka deklaruar se ka patur një borxh prej 70 milionë lekësh të vjetra. Ka ardhur rreth orës 11:30 pikërisht në rrugën e Kavajës që lidhet me Urën e Vasil Shantos, ka parkuar makinën e tij tip Mercedes Benz C Class është drejtuar për tek banka dhe në momentet që ka hyrë ka shfaqur një sjellje tejet të qetë”, tha gazetari Merin Maçi.

Por si mundi të hyjë një brenda një banke me kallashnikov?

Maçi shpjegoi se 58-vjeçari nuk është kontrolluar nga punonjësit e sigurisë, pasi ai ka patur një çantë krahu normale dhe ata e kanë parë si një klient të thjeshtë.

Vodhi paratë, por tek dera e prisnin dy policë

Por, në momentin që është futur në ambientet e bankës, 58-vjeçari ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar një herë në tokë. Sipas Maçit, në ambientet e bankës në ato momente ka qenë vetëm një kliente në një prej dy arkave. Grabitësi është afruar pranë dy arkave dhe u ka kërkuar punonjësve të gjitha paratë që kishin.

“Të frikësuar kanë hapur derën dhe ai ka arritur të marrë 950 mijë lekë, ose 9.5 milionë lekë të vjetra dhe teksa a qëndruar për rreth 2 minuta, një prej punonjësve të bankës ka njoftuar policinë. Jashtë e prisnin dy efektivë dhe ka dorëzuar dhe lekët dhe kallashnikovin dhe më pas ka rrëfyer gjithë problematikën që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi”, shtoi Maçi.

I dyshuari tani akuzohet për kryerjen e dy veprave penale për të cilat rrezikon 10 vite burg: Armëmbajtje pa leje dhe grabitje me armë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë