AKTUALITET

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, zbardhet dosja hetimore: Shkelje të rënda procedurash

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 16:42
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, zbardhet dosja hetimore:

Dalin në dritë pjesë nga dosja hetimore e arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ngjarje e cila ndodhi më 13 janar 2026, ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj disa punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe stafit shëndetësor të IEVP Durrës.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar më 14.01.2026 procedimin penal nr. 113/2026 për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen hetimore.

Hetimi ka nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pas arratisjes së Ndocit nga ambientet e spitalit.

Ndërkohë sot Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës, Indrit Cërloji, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, të kryer në bashkëpunim. Po ashtu, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjeken Ylvete Sema, e akuzuar gjithashtu për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka hartuar dhe miratuar dokumentacionin për vizitën mjekësore pa kryer më parë ekzaminimin e të paraburgosurit.

Të shtunën e kaluar, Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë edhe për tetë ish-punonjës të Policisë së Burgjeve, të përfshirë në shoqërimin dhe mbikëqyrjen e Altin Ndocit, mes tyre punonjës të Policisë së Burgjeve, staf shëndetësor dhe personel përgjegjës për shoqërimin dhe informacionin.

Tre prej tyre u lanë në masën “arrest me burg”, ndërsa për të tjerët u caktuan masa më të lehta, si “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitjeje”. Të ndaluarit janë Aulon Çuku, Aranit Çela, Destemon Pazaj, Dorjan Saraçi, Fation Baçi, Preg Marvataj, Sali Ferrollari dhe Violeta Uka.

Ngjarja e cila  ndodhi më 13 janar 2026, ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj disa punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe stafit shëndetësor të IEVP Durrës.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar më 14.01.2026 procedimin penal nr. 113/2026 për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga A2 CNN.

Altin Ndoci ndodhej në paraburgimin e Durrësit që prej vitit 2020 për vepra penale të rënda, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese dhe organizatë kriminale. Ai u dërgua për vizitë mjekësore, por procedura është kryer në kundërshtim me ligjin. Sipas dosjes, rekomandimi mjekësor është hartuar pa vizitë paraprake, ndërsa urdhri i shoqërimit është miratuar pa verifikimet e përkatëse. Në shoqërim janë angazhuar më pak punonjës policie sesa parashikon rregullorja.

Gjatë shoqërimit në spital, i paraburgosuri është lënë pa pranga dhe nën mbikëqyrje të pamjaftueshme. Në momentin që është nxjerrë nga dhoma e izolimit për në tualet, Altin Ndoci ka goditur punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap nga ambientet e spitalit, duke arritur të arratiset pavarësisht një të shtënë paralajmëruese.

Në lidhje me këtë ngjarje janë ndaluar tetë persona, mes tyre punonjës të Policisë së Burgjeve dhe staf shëndetësor i IEVP Durrës. Dosja evidenton shkelje të rënda të ligjit dhe rregulloreve për shoqërimin e të paraburgosurve, si dhe dyshime për mungesë kontrolli dhe mbikëqyrjeje nga drejtuesit e institucionit.

Ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë, autoritetet janë në kërkim të Altin Ndocit, i cili prej 13 janarit ndodhet në arrati.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?