AKTUALITET

Arrestimi i oficerëve të lartë nga hetimet e SKY ECC, VOA: Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të policisë!

n.f Përditësimi i fundit 4 Janar 2025, 21:25
Arrestimi i oficerëve të lartë nga hetimet e SKY ECC, VOA: Krimi
Foto ilustruese

TIRANË- Arrestimi i një grupi oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit gjatë dy viteve të fundit si pjesë e hetimeve të SKY ECC reflekton sipas ekspertëve nivelin e depërtimit të krimit të organizuar në radhët e policisë, po aq sa problemet sistemike të korrupsionit dhe ndikimit politik. Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.

Policia e Shtetit në Shqipëri përmbylli një cikël të ri ndryshimesh në dhjetor, duke filluar nga drejtori i Përgjithshëm dhe deri tek shefat e komisariateve të vendit. Ndryshimi i të gjithë zinxhirit drejtues u motivua publikisht me nevojën për të përmirësuar imazhin e policisë, po aq sa për të rritur parametrat e sigurisë dhe rezultatet në luftën kundër krimit.

Kjo është një betejë e vjetër për Policinë shqiptare, imazhi i së cilës u dëmtua edhe më shumë gjatë dy viteve të fundit nga arrestimi i një duzine oficerësh të lartë, të cilët akuzohen se u vendosën në shërbim të rrjeteve të krimit të organizuar.

Niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat e Policisë së Shtetit doli në sipërfaqe përmes komunikimeve të aplikacionit Sky ECC, të cilat iniciuan disa operacione dhe hetime të Prokurorisë së Posaçme. Sipas Adriatik Agos, ish-drejtues i strukturave të policisë dhe ekspert për sigurinë, këto komunikime ekspozuan implikimin në nivele të larta të Policisë së Shtetit.

“Panoramat e reja, të dhënat inkriminuese që sollën këto platforma të komunikimeve elektronike vërtet janë të dhimbshme, kur dëgjon për nivele të larta, për funksione menaxheriale që janë të implikuar. Nga rastet e hetimeve të SPAK-ut, është mëse e qartë që nivele të larta apo funksione të veçanta si në nivelet vendore, ashtu edhe në nivele qëndrore janë të implikuar,” tha Ago.

Mes zyrtarëve të arrestuar, ish-shefi i Forcës Operacionale, Oltion Bistri akuzohet për rrjedhje të informacioneve sekrete për llogari të rrjeteve të krimit të organizuar, ndërsa ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri akuzohet për lejimin e kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë. Drejtues të tjerë policie akuzohen se u përfshinë drejtpërdrejt në planet për të eliminuar rivalët apo në kultivimin e kanabisit gjatë viteve 2019-2021.

Drejtuesit e institucioneve që kontrollojnë integritetin e efektivëve të policisë në Shqipëri i quajnë rastet të izoluara, ndërsa pohojnë se kanë ngritur një sërë filtrash për vetëpastrimin e radhëve të uniformave blu.

“Nuk bëhet fjalë për një numër shumë të madh për hir të së vërtetës, janë raste sporadike dhe të izoluara po sigurisht që meritojnë vëmendjen jo vetëm të Prokurorisë së Posaçme, por sigurisht edhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore,” thotë drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

“Për vitin 2024 ne kemi një sërë rezultatesh në këtë drejtim, me qëllimin e vetëm pastrimin e strukturave të Policisë së Shtetit nga elementë të inkriminuar dhe që turpërojnë uniformën e Policisë së Shtetit,” shtoi ai.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore raporton se ka bërë 272 referime penale për 425 punonjës policie të dyshuar për shkelje të rënda disiplinore që lidhen kryesisht me vepra të shpërdorimin e detyrës, korrupsionin apo ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Edhe kreu i Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu thotë se janë marrë të gjitha masat që sistemi të vetëpastrohet përmes testeve të integritetit dhe procedimeve disiplinore.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash dhe po aplikon një sërë detyrash për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit. Ato orientohen drejt dhe qartë mbi detyrimet që rrjedhin mbi planin e integritetit të Ministrit të Brendshëm… ku ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në strukturat e policisë, promovimin e transparencës, rritjen e profesionalizmit, rritjen e besimit dhe forcimi i mekanizmit të kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit,” thotë Ziu.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë i shohin me dyshim masat antikorrupsion në radhët e Policisë Shqiptare.

“Nuk ka besim Policia te masat antikorrupsion që janë duke u marrë, për arsye sepse punonjësit e Policisë nuk shohin ndonjë shembull pozitiv tek drejtuesit e tyre në nivel vendor apo kombëtar dhe pak a shumë edhe me shifra, në një masë shumë të konsiderueshme, strukturat më të korruptuara janë nivelet drejtuese dhe zyrtarët e lartë të policisë në nivel vendor apo kombëtar,” shpjegon Sotiraq Hroni, drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim me qendër në Tiranë.

Hroni thekson se faktori kryesor që ndikon në inkriminimin e policisë së Shtetit lidhet me korrupsionin e gjithëpërhapur në shoqërinë shqiptare. Një rol qëndror negativ duket se luan edhe ndikimi i politikës.

“Në masën 74% punonjësit e policisë mendojnë se një nga faktorët kryesorë, ndër më të rëndësishmit në fakt, për nivelin e inkriminimit është edhe ndikimi i politikës,” theksoi ai. Faktorë të tjerë lidhen sipas tij me procesin e rekrutimit, kulturën e punës apo mungesën e meritokracisë në radhët e Policisë së Shtetit./ VOA

policia e shtetit krim i organizuar

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë