
Sot Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim ankimimin e Këshillit të Ministrave ndaj masës së sigurisë pezullim nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga GJKKO, e cila eshte nen hetim nga SPAK.
Kryeministri Edi Rama nuk e shkarkoi nga detyra Ballukun pas pezullimit nga GJKKO, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.
Parashikimi kushtetues, sipas të cilit anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, është pika kryesore mbi të cilin Kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar ankimin. Sipas ankimit, për sa kohë nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, kjo s’mund të ndodhë as për një ministër.
Në ankimim flitet për ndërhyrje të pastër në kompetencat e një tjetër pushteti, siç është ai ekzekutiv dhe se GJKKO ka marrë atribute që nuk ia njeh Kushtetuta. Qeveria nuk e ka ankimuar në Kushtetuese masën tjetër të sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit.
Nga ana tjetër, Miliana Muça do të jetë gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, që do të shqyrtojë ankimin e masave të sigurisë të kërkuara nga SPAK dhe caktuara nga GJKKO për zëvendëskryeministren Balluku dhe dy vartësit e saj, drejtorin e KESH Erald Elezi, dhe drejtorin e ARRSH, Gentian Gjyli.
Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.
Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi. Gjithashtu, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Dhjetor07:09
Moti/ Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë ...
AKTUALITET
11 Dhjetor23:00
Ja sa vota morën kandidaturat e tjera për Avokat Populli!
Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku Parlamenti ka miratuar me 85 vota pro dhe 3 kundër, kandidaturën e Endr...
AKTUALITET
11 Dhjetor22:56
Klodiana Lala tregon hetimet e bujshme të Klodian Brahos në krye të SPAK: Inceneratorët, McGonigal, Bankers
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për sfidat që e presin kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit"&nb...
AKTUALITET
11 Dhjetor22:43
Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro 3 kundër
Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit, me 85 vota pro, me mbështetjen e Partisë Socialiste, që e votoi plotësisht. Më poshtë ...
AKTUALITET
11 Dhjetor22:35
Morën peng një shqiptar nga Kosova dhe i kërkuan 70 mijë euro, katër të arrestuar në Vlorë
atër persona të dyshuar për pengmarrje, janë arrestuar nga policia ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se kat&eum...
AKTUALITET
11 Dhjetor22:11
Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha: Hasa sëmundjen e pelagrës!
Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një rrëfim të 35 viteve karrierë në politikë. I ftuar në emisionin “Opin...
AKTUALITET
11 Dhjetor22:09
"Klodian Braho, ka qenë student me medalje ari!"/ Klodiana Lala: Më shqetësoi niveli i pyetjeve të KLP-së sot!
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" Lal...
AKTUALITET
11 Dhjetor21:51
Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2 MLN Euro me procedurë të dyshimtë
Kompanitë e Ermal Beqirit janë nën hetim nga SPAK për tenderat dhe abuzimet në bashkëpunim me drejtoren e AKSH-it, Linda Kar&cce...
AKTUALITET
11 Dhjetor19:52
“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë...
AKTUALITET
11 Dhjetor19:33
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të mërkurën më 10 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisioni...