EMRAT/ E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se duhet një hetim për zëvendës kryeministren Belinda Balluku në lidhje me problematikat në disa akse në vend, duke marrë shkas edhe me skandalin e ndodhur sot në AKSIN Prrenjas-Librazhd, ku prej pesë orësh tashmë qarkullimi mbetet I bllokuar në të dy korsitë, pas shembjes ë dherave.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se në këtë aks Balluku “pozonte për suksese, por se sot kur rruga është mbuluar nga dherat dhe balta, nuk duket askund”.
“Skandali sot është një thirrje më shumë që me 10 shkurt sheshi të oshëtijë e qytetarët t’i tregojnë vendin Palloshit dhe Belindës së tij, e të gjithë atyre që vjedhin e duan të mos hetohen e të mbajnë karrigen me çdo kusht.
Qytetarëve u takon pushteti dhe Bulevardi do ta tregojë këtë me 10 shkurt”, përfundon Këlliçi.
Postimi i plotë
Gurë e baltë aty ku Balluku pozonte për suksese. Duhet zhbllokuar drejtësia që të lirohen rrugët!
Aty ku sot për orë të tëra janë torturuar qindra qytetarë, të mitur e të moshuar, në aksin Librazhd-Prrenjas, kushedi sa herë Belinda Balluku ka pozuar e ka kryer atë pasarelën me regji të gatshme duke u mburrur për punët e mëdha që po bën qeveria, për cilësinë e sigurinë e tyre.
Sot, ajo mungon.
Sot që gurët dhe balta kanë bllokuar qarkullimin dhe kanë vënë në rrezik sigurinë dhe jetën e udhëtarëve, Belinda nuk shfaqet.
Duhet një transparencë e plotë për rastin, por ajo që dihet deri tani është se Belinda Balluku dhe shefi i saj Edi Rama e kanë çuar deri në 20 milionë euro kilomentrin.
Sepse pjesën më të madhe në një km rrugë, e marrin ata vetë.
Ndaj ndodh kjo që ndodh kudo, në gjithë rrugët e vendit. E mbani mend si thoshte Palloshi; rrugët e lënë rrugëve, dhe fajësonte Saliun.
Pse nuk flet sot?!
Del që në mëngjes me një podcast ku dërdëllit pa fund, deliron aty dhe për portretin e tij, e nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat e rënda që sjell keqmenaxhimi dhe korrupsioni në infrastrukturë.
Pas shumë akseve të tjera të shembura, sot edhe Librazhd-Prrenjas kërkon hetim për Ballukun.
Vetëm se Edi Rama nuk e lejon, e mbron, e mban mbi ligjin dhe nuk lejon SPAK të bëjë punën.
Skandali sot është një thirrje më shumë që me 10 shkurt sheshi të oshëtijë e qytetarët t’i tregojnë vendin Palloshit dhe Belindës së tij, e të gjithë atyre që vjedhin e duan të mos hetohen e të mbajnë karrigen me çdo kusht.
Qytetarëve u takon pushteti dhe Bulevardi do ta tregojë këtë me 10 shkurt.
Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që...
Në Divjakë, fermerët po vjelin perimet dimërore. Por prodhuesit po hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fushat e mbjella m...
Një person është gjetur pa shenja jete në Golem. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 14:50, në rrugën “Vj...
Në 154 raste, Behar Çukaj ka përdorur për transferta e shpenzime financiare dhe pjesëmarrje fiktive në tenderë, kompanin&...
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçar në Mirditë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dogji një dyqan me material...
Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për shembjen e pjesë...
Dy dëshmitarë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë rrëshkitjes së dheut në aksin Librazhd-Qaf&eu...
Skandali i mbetjeve të KURUM prej kohësh po zien nën sipërfaqe, ndërsa interesi publik duket se është lënë më...
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli ka reaguar në lidhje me bllokimin e rrugës në aksin Li...
I biri i aktorit të njohur, këngëtari Redon Makashi, ndau dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të babait të tij. “Na ra ...