Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e 26 personave në Greqi, përfshirë kreun e grupit Edmond Perbasha 44 vjeç nga Mirdita, të dyshuar për trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr si dhe rrahje. Siç raportojnë mediat greke nga brenda qelisë, “Mondi” dyshohet se ndiqte live në celularin e tij rrahjet brutale të personave që i kishin borxh.
Gjithashtu ata që kishin probleme me grupin e tij, dërgoheshin në zona të shkreta në Ymitto dhe torturoheshin. Po ashtu ata rrahën njerëz për një shikim, dogjën biznese sipas kërkesës, shitën drogë brenda shkollave edhe kur mësimi ishte në proces.
“Kapini të vegjlit. A pini të zezë? po. Eja merr numrin tim dhe më telefono, do të të rregulloj'', raportohet t'i thotë një nga anëtarët më të lartë të hierarkisë, një prej tregtarëve kryesorë të drogës në shkolla.
Në një bisedë tjetër që kanë bërë mes tyre, trafikanti i kërkon furnitorit t'i sillte drogë edhe gjatë kohës që po zhvillohej mësimi për të furnizuar klientelën e tij. Drejtuesi i dyshuar i organizatës kriminale, i njohur me pseudonimin "Mondi", ndërsa ishte i burgosur, jep urdhër që të rrihen disa plazhistë që kishin rrahur të afërmit dhe miqtë e tij.
“Nxirreni me stil nga lokali, nxirrni edhe të tjerët. Më thanë se janë njëzet veta ata dhe q…. Bëj çdo gjë që duhet të bësh. Dhe cfarëdo, dhe çfarëdo që të ndodhë, çfarëdo që të ndodhë, të vijë ndonjë polic… Na tha xhaxhai, kaq. Dakort. Ej dagjo ctë them unë, kam bashkëpunim, na tha xhaxhai dhe e bëmë, mirupafshim. Ngacmuan çunat, na tha xhaxhai. Më plasi …, atë që thashë bëni. Ti do jesh jashtë, unë do jem brenda, nuk më intereson. Nëse vijnë policët, na tha xhaxhai, kaq”, thuhej më tej.
Tipike është rasti me dy anëtarë të organizatës kriminale të cilët po përgatiteshin të rrihnin dikë që i kishte rreth 30 mijë euro borxh njërit prej “klientëve” të tyre. Por ata mendohen dy herë dhe shprehin dyshime se si lindi borxhi duke thënë se “duhet të mësojnë më shumë për debitorin dhe çdo lidhje që ai mund të ketë me “Taqi shqiptarin” (një ndër emrat më të njohur të krimit shqiptar në Greqi), pasi në një rast të tillë ata nuk do të mund të ndërmerrnin asnjë veprim.
Në total janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë.
Edmond Perbasha, 44 vjeç nga Mirdita
Klajvert Perbasha, 20 vjeç nga Mirdita
Mario Kojku, 20 vjeç nga Lushnja
Denhendri Kasemi, 22 vjeç
Amarildo Hajderasi, 27 vjeç
Evgjenia Lumani, 23 vjeç
Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte "bërthamën e fortë" të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale. Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera.
Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit trupor të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.
Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, 1 kg kokainë, 32.6 kg marijuanë, 50 pilula ekstazi, 640 gramë MDMA, 16 peshore 23 rende, 5 pistoleta dhe shtatë karikatorë pistolete, 2 armë ajrore me karikatorë, jelek antiplumb, karikator Kallashnikovi me 29 fishekë, rrip fishekësh, 17 thika, grusht hekuri, shufër metalike, 12 makina dhe 9 motoçikleta, një mori pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneruesa tymi, anabolike, celularë dhe karta SIM, media të ndryshme të ruajtjes së të dhënave dixhitale, 3 orë dore me vlerë të lartë, laptop, 110 paund britanik, kapele policie dhe 13 bojë spray.
BELGJIKË- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë për trafik droge. Siç raportohet i riu ësht...
KOSOVA- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë i ci...
SHBA- Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ka bërë të ditur se Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë me djalin dhe ish-bashk...
Gjykata Berat BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë masën e arrestit për një person me iniciale S. O., për veprën penale "ng...
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 12 të arrestuarit, që akuzohen si anëtar&eu...
Tirana ITALIA- Gazetat dhe lajmet televizive italiane flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit. Por, kur bëhet k...
ITALI- Autoritetet italiane kanë finalizuar dje (17 Dhjetor) një operacion kundër goditjes së rrjetit të shpërndarjes dhe trafik...
LUKSEMBURG- Dy shqiptarë janë arrestuar në kuadër të operacionit “Together” në Luksemburg. Mësohet se ata akuzo...
Air Albania TIRANË- Gazetari Enton Abilekaj e ka ironizuar ndryshimin e emrit të stadiumit “Air Albania”. Përmes një p...
i arrestuari FIER- Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit. Sipas bluve dyshohet se Fladio Hymeri shp&...