AKTUALITET

Banorët e Velipojës vijojnë protestat kundër ndërtimit të resortit: Po vjedhin tokat tona! Duam drejtësi!

Nga Xhuljan Ferzaj Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 09:50

Banorët e Velipojës vijojnë protestat kundër ndërtimit

Mëngjesin e sotëm, banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë dolën sërish në protestë për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e resortit turistik në tokat e tyre.

Tre ditë më parë, banorët ndaluan punonjësit e kompanisë të vijonin punimet, kundërshtim i cili u shoqërua me përplasje fizike, disa prej protestuesve u shoqëruan në polici. Banorët deklaruan se janë pronarë legjitim të tokave, dhe se nuk do të lejojnë që projekti të realizohet, protestat do të vijojnë pa afat. Ndërkohë ekspertët e mjedisit e kanë konsideruar projektin si krim mjedisor, sipas tyre nuk duhet të jepej leja për ndërtimin e projektit.

Banorët e fshatit kërkuan takim me biznesmenin investitorin Bashkim Ulaj, ndërsa kërkesa e tyre është pezullimi i punimeve deri në gjetjen e një dakordësie.

“Katër breza, babë, gjysh, katragjysh, që jemi, na i solli këtu. Me thënë urdhra, zotëri, këtu më ka lënë gjyshi, këtu më ka lënë baba, këtu kam blerë vetë, këtu kam pasur stërnipat. I bëjmë thirrje edhe njëherë shtetit shqiptar, me një pikë pështymë, të nxjerrë ekzaktesisht se ku mund të ketë linjë ndonjë dhe çfarë trashëgimtari ka pasur ai aty. Po ku ka pasur, le të shkruhet tërësisht, siç po e shihni vetë ç’po bën dynjaja.

Ne i bëjmë një thirrje popullit dhe të gjithë institucioneve shtetërore që ta vënë dorën në zemër, mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje.

E keni parë edhe ju çfarë po bën policia tani dy ditë. Ne po rrimë më shumë në polici sesa te tokat tona. I bëjmë thirrje shtetit të na japë një rrugëzgjidhje, i bëjmë thirrje kësaj gjykate të na japë një rrugëzgjidhje. Ju falenderoj të gjithëve dhe me respekt”, tha një banor.

Ndërkohë një tjetër banor tregoi se është rikthyer nga Anglia për të mbrojtur tokat e tija, duke e konsideruar padrejtësi vendimin për ndërtimin e resortit në tokat e banorëve të fshatit Baks-Rrjoll.

"Xhaxhallarët e mi, babai im, gjyshi im janë gjallë. Duam drejtësi! Ju lutem shumë. Kemi ardhur prej Anglisë. Kam qenë sa kjo vajza kur kam çuar babain tim atje duke parë tokat tona, dhe sot nuk na lënë të ulem atje poshtë. Duam drejtësi! Është e drejta jonë. Sot kemi ardhur prej Anglisë, jemi gjallë, e kemi marrë edhe shi, edhe borë, edhe stuhi këtu. Dhe duam gjakun tonë! Nuk na ndalon asgjë. Nuk kemi ardhur vetëm për 15 gusht për të bërë pushime dhe për të thënë që jemi shqiptarë.

Ju lutem, duam drejtësi! Ajo toka është e jona. Vajza ime është gjallë. Xhaxhallarët e mi janë duke qarë për tokën e tyre. Babai im ka qenë në tokë, e ka çuar ambulanca. Gjyshi im po e ha jetën nga mërzia. Ka le, babai, gjyshi, stërgjyshi, katër stërgjyshërit kanë lënë atje.

Dhe sot na thonë se toka nuk është e jona. Kush është ai? Duam drejtësi! Duam drejtësi! Duam drejtësi! Duam drejtësi! Sot duam përgjigje! Sot! Të më përgjigjet shteti, i bëj thirrje Edi Ramës, policisë”, deklaroi ai.

Ndërkohë banorët bëjnë me dije se do të kërkojnë drejtësi, duke protestuar, por edhe duke ndjekur rrugën ligjore, sipas tyre po “grabiten” tokat ku banorët nxjerrin bukën e gojës./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë