AKTUALITET

“Barinjtë” e zjarreve

n.f Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 09:07
“Barinjtë” e zjarreve
Foto ilustruese

TIRANË- Zjarret në pyje janë një dukuri e zakonshme gjatë verës, kudo në botë (ku ka pyje masive) të ndikuara nga nxehtësia, por edhe kur era e fortë favorizon përhapjen. Në Shqipëri, dekadat e fundit, ato kanë qenë më të shpeshta, edhe për një arsye tjetër, përveç fatkeqësisë natyrore, për hapjen e kullotave, duke sakrifikuar sipërfaqe të tëra pyjore për interesa të ngushta përfitimi personale.

Ngrohja globale është një tjetër faktor. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se temperaturat mesatare vjetore në vitin e fundit shënuan rritje +1.8 Gradë Celsius. Temperaturat e nxehta shkaktojnë zjarre, të cilat shkretojnë vegjetacionin.

Se kur do të bjerë zjarri, do të vijë nga dora e njeriut apo nga natyra, kjo mbetet një e panjohur e madhe, duke qenë e vështirë të parashikohet se kur mund të materializohet apo të parandalohet tërësisht. Por ajo që njohim në ekuacionin e përhapjes së zjarrit janë masat që duhen marrë për ta fikur sa më shpejt atë.

Rastet e fundit, tregojnë se kjo ndryshore nuk po gjendet. Në Shëngjin, burime nga terreni thanë se vatrat e zjarrit u lanë për gati tri ditë. Reagimi ishte i ngadaltë, teksa fillimisht zjarret kishin përhapje në mal pak larg. Zjarrfikëset ishin të pakoordinuara dhe në pjesën më të madhe funksionon me “mik”.

Helikopteri erdhi me vonesë dhe nuk arriti që të frenojë shtrirjen e zjarrit. Situata u zgjidh vetëm kur erdhën avionët italianë, që lëshuan ujin fillimisht në vatrat kryesore, duke arritur të shuanin përfundimisht flakët, që për pak sa nuk rrezikuan një qytet të tërë, apo shpërthimin e depozitave të karburanteve në portin aty pranë.

Për të mos folur pastaj për efektin në turizëm, me turistët që u larguan të tmerruar dhe nuk janë rikthyer ende, duke rrezikuar një sezon, që edhe pa këtë ngjarje ishte relativisht i dobët.

Situata të tilla apokaliptike, në fakt, kemi parë dhe në Greqi apo gjetkë në botë. Debati këtu shtrohet nëse përgjigjja e organeve përgjegjëse ishte e shpejtë, sepse sipas të gjitha gjasave, zjarri mund të ishte frenuar shumë më shpejt.

Gojët e liga thonë se “barinjve” mund t’ju ketë interesuar kjo situatë, pasi do të hapeshin “kullota” të reja për ndërtime, por kjo mbetet për t’u provuar nga organet kompetente. Ose do ta vërtetojë secili prej nesh, kur të shohë pas disa muajsh se për çfarë do të shfrytëzohen territoret e djegura nga zjarri i verës.

Fakt është që në dekadat e fundit, Shqipëria nuk është treguar aspak miqësore me natyrën. Banka Botërore raportoi së fundmi se Shqipëria kishte shtesën më të ulët të sipërfaqes pyjore në Gadishullin e Ballkanit, me vetëm 2.5% gjatë periudhës 2000-2020.

Në vend është ndërtuar kudo pa kriter, duke sakrifikuar hapësirën e gjelbër, duke shpyllëzuar kodrat afër bregdetit për të ndërtuar vila e pallate. Vendi karakterizohet nga një zhvillim tërësisht i paqëndrueshëm, që ka parë keqshfrytëzim të burimeve natyrore kudo në territorin e saj, në kurriz të brezave të ardhshëm. Për hir të turizmit, po vazhdon që të ndërtohet kudo pa kriter, nga bregdeti i Jugut deri në atë të Veriut, përfshirë Shëngjinin.

Si rrjedhojë, vendi nuk rrezikohet vetëm nga ndryshimet klimatike, po edhe nga “piromanët”, që po e shfrytëzojnë për të arritur qëllimet e tyre. Kjo përqasje duhet të marrë fund.

Shqipëria duhet të ketë jo vetëm një qasje të re ndaj ndryshimeve klimatike dhe masave për minimizimin e pasojave, por edhe ndaj dorës së njeriut, i cili, me dashje apo pa dashje, po shkakton dëme të pariparueshme në pasuritë natyrore, për hir të përfitimeve të ngushta personale.

Në fakt, çuditërisht në Shqipëri, zjarret janë të shumta dhe jo vetëm në sipërfaqe me pemë, që deri diku justifikohen nga natyra. Nuk mungojnë dhe zjarret mbi tregje (si ai i Shkodrës) apo territore që duhet të jenë të sigurta, si ai në Fier. Edhe kur nuk ka kullota për t’u hapur, ato “zëvendësohen” me sipërfaqet e ndërtimit.

Është e vërtetë se Shqipëria është e vogël përballë sfidës madhore të ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore, por nuk mund të vazhdojmë të pranojmë keqpërdorimin që vijon t’u bëhet si burimeve natyrore, hapësirave, mungesës së vëmendjes, apo mosmarrjes së masave të shpejta ndaj dukurive që do të mund të frenoheshin, me shumë më pak pasoja sesa po ndodh sot./ Monitor

zjarre turizem barinj ngrohaj globale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë