AKTUALITET

Bashkia Tiranë “zbulon” beqarët dhe të divorcuarit e kryeqytetit

M.B. Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 19:44

Bashkia Tiranë “zbulon” beqarët dhe të divorcuarit e

TIRANA- Popullsia e Tiranës në vitin 2023 llogaritet në 598,176 banorë me një dendësi prej 539 banorë/km2, përkatësisht pothuaj 25% e popullsisë së Shqipërisë. Sipas të dhënave të marra nga rezultatet e Cens për  vitin 2023, të bëra publike në tetor 2024.

Sipas relacionit të projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2025, Popullsinë më të madhe e ka Njësia Administrative Nr. 5. Kjo lidhet edhe me faktin që kjo Njësi ka sipërfaqe të madhe në krahasim me Njësitë e tjera Administrative të Bashkisë Tiranë. Numrin më të vogël të popullsisë e kanë Njësitë Administrative Shëngjergj dhe Krrabë respektivisht me 0.23% dhe 0.34% të totalit të popullsisë, dhe me dendësi respektive 6.67 banorë/m2 dhe 108.59 banorë/m2. Në Tiranë 51.85% të popullsisë e përbëjnë femrat ndërsa 48.15% meshkujt.

Sipas statusit martesor, 251,914 banorë janë beqarë, 299,669 banorë janë të martuar, 10,513 banorë janë të divorcuar dhe 36,080 banorë janë të ve, ku vihet re se gratë e veja përbëjnë 85% të personave të ve, ndërsa ato të divorcuara përbëjnë 66% të personave të divorcuar. 2.4% e banorëve të bashkisë tonë kanë vendlindje shtet tjetër nga Republika e Shqipërisë.

Të lindurit në territorin e Qarkut Tiranë përbëjnë 51.84% të banorëve aktualë me vendbanim të zakonshëm Bashkinë e Tiranës (sipas fotografisë demografike të datës 18 shtator 2023, ora 00:00).

Pas të lindurve në Qarkun Tiranë, banorët e lindur në qarqet Dibër, Korçë, Fier e Berat përbëjnë përkatësisht 6.5%, 6%, 5.06% dhe 5.05% të banorëve më të shumtë në numër brenda kësaj bashkie. Sipas relacionit, Bashkia Tiranë tashmë vlerësohet si qyteti i shumë mundësive, gjë që reflektohet edhe për arsyen se 13,432 banorë të cilët kanë jetuar jashtë shtetit janë kthyer në Tiranë në periudhën 2019 – 2023.

Nga 598,176 banorë, 46,077 janë fëmijë në moshë për të ndjekur kopshtin apo çerdhen, pra më shumë se ¼ e fëmijëve në të gjithë vendin. Gjithashtu janë 31,136 fëmijë që aktualisht janë duke ndjekur arsimin fillor (25.44% e gjithë fëmijëve që ndjekin arsimin fillor në Republikën e Shqipërisë), 25,593 fëmijë që po ndjekin shkollën 9-vjeçare dhe 20,059 fëmijë që ndjekin shkollën e mesme (23.3% e të rinjve që ndjekin arsimin e mesëm).

Numri i familjeve është 171,785, ku 53,136 familje janë çifte të martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë, 98,897 familje janë çifte të martuara ose që bashkëjetojnë me fëmijë dhe 19,752 familje janë familje të përbëra nga prindër të vetëm.   Pjesa më e madhe e popullsisë rreth 67% i përket grupmoshës 15-64 vjeç, grupmoshë kjo që ka vlerë në llogaritjen e forcave të punës.

Sipas rezultateve po të Cens 2023, 25,788 banorë të grupmoshave të ndryshme janë me aftësi të kufizuar. Bashkia e Tiranës me një sipërfaqe totale prej 1,110.03 km2 kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në  verilindje me bashkinë Klos, në lindje me bashkitë Bulqizë dhe Librazhd, në jug me bashkitë Elbasan dhe Peqin dhe në perëndim me bashkitë Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shijak.

Kjo bashki përbëhet nga 24 njësi administrative si dhe 3 Lagje, të cilat janë: 11 Njësitë Administrative Urbane,  zonat  rurale  si  Petrela,  Farka,  Dajti,  Zall-Bastari,  Bërzhita,  Krraba,  Baldushku,  Shëngjergji, Vaqarri, Kashari, Peza, Ndroqi, Zall Herri, Lagja 12, Lagja 13 dhe Lagja 14. Në territorin e kësaj bashkie ka gjithsej 135 fshatra./ Monitor

tirana

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë