AKTUALITET

Bashkitë mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave në 2023 nga taksa e infrastrukturës

n.f Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 07:15
Bashkitë mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave në 2023
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe përgjatë 2023 peshën kryesore të të ardhurave të grumbulluara nga taksat e 61 bashkive në vend vijon ta mbajë taksa e ndikimit në infrastrukturë. Rreth 63% të peshës për zërin e të ardhurave nga taksat dhe tatimet e pushtetit vendor e mbajti taksa e ndikimit në infrastrukturë, sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, kundrejt peshës prej 55% që zuri në 2022.

Në total të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, dhe të ardhura vendore të tjera) për 2023 arritën 350 mln euro. Në raport me 2022 të ardhurat u rritën 11%. Më tepër arkëtime për vitin 2023 ka pasur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë që arritën në vlerën e 13 mld lekëve për 2023. Krahasuar me 2022 të ardhurat nga kjo taksë u rritën 28.3%.

Bashkia që grumbullon më shumë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë mbetet e Tiranës që zë 72,2% të totalit të arkëtimeve nga kjo taksë për 61 bashkitë e vendit, pasuar nga Kamza (8.4%), Kavaja (2.9%), Durrësi (2.8%), Himara (2.3%), Saranda (2.2%) dhe Vlora (2.1%).

Performanca pozitive e vërejtur përgjatë vitit 2023 për arkëtimin e kësaj takse i atribuohet më së shumti Bashkive Tiranë (+2 miliardë lekë), Kamëz (+621.4 milionë lekë), Kavajë (+219.5 milionë lekë), Lezhë (+101.5 milionë lekë) dhe Sarandë (96.3 milionë lekë).

Ndërkohë që evidentohen një numër bashkish si bashkia Vlorë (-88.6 milionë lekë), bashkia Himarë (-54.6 milionë lekë) dhe bashkia Fier (-34.9 milionë lekë) të cilat kanë performuar dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kjo mund të shpjegohet me faktin se të ardhurat nga kjo taksë janë të varura ekskluzivisht nga kërkesa për leje ndërtimi si dhe nga miratimi i tyre nga NJQV, ç’ka e bën këtë taksë jo fort të parashikueshme dhe për rrjedhojë me karakter të ç’rregullt”, citohet në raport.

Ndërsa për sa i përket mbledhjes së të ardhurave nga taksa e ndërtesës arkëtimet u rritën 4,4% krahasuar me 2022. Për 2023 bashkitë arkëtuar 4,7 mld lekë nga taksa e ndërtesës. Bashkia Tiranë grumbullon më shumë se gjysmën e totalit pasuar nga Durrësi (6.3%), Elbasani ( 3.7%), Fieri (3.4%), Vlora (3.1%), Roskoveci (2.6%), Korça (2.5%), Vora (2.4%), Saranda (2.3% dhe Kamza me 2%.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se 35 Bashki kanë përformuar pozitivisht në mbledhjen e taksës së ndërtesës, ku spikasin bashkia Tiranë (+141 milionë lekë), bashkia Durrës (+47.3 milionë lekë), bashkia Fier (+22.1 milionë lekë), bashkia Roskovec (20.3 milionë lekë) dhe bashkia Lushnjë (+11.7 milionë lekë). Në terma relativë vlen të përmenden bashkia Tepelenë (+75.3%) dhe bashkia Peqin (+51.5%) të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kjo taksë, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa janë 26 bashki të cilat rezultojnë me performancë negative, ku spikasin bashkia Vlorë (-47.1 milionë lekë), bashkia Kavajë (-19.7 milionë lekë) dhe bashkia Krujë (-13.3 milionë lekë).

Sakaq të ardhurat nga taksat dhe tatimet nga biznesi i vogël të mbledhura nga bashkitë vijojnë të jenë me rënie 25% krahasuar me vitin paraardhës. Për vitin 2022 arkëtimet nga taksat dhe tatimet e biznesit të vogël shënuan rënie 77,3% kundrejt vitit 2021.

Arkëtimet nga taksa e hotelit për 61 bashkitë u rritën 40,6% për 2023 kundrejt vitit 2022. Ndërsa arkëtimet nga taksa e tabelës ranë 1,9%. 

Marrë nga Monitor

bashki ndertim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë