AKTUALITET

Behar Bajri "zbërthehet në “SKY”:“Po vrave Braçen, ke marrë Shkodrën! E bëre Republikë, me hy me pasaportë si në Vatikan

Elton Qyno Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 22:45
Behar Bajri "zbërthehet në “SKY”:“Po vrave
Ibrahim Lici dhe Behar Bajri

SHKODËR- Vrasja e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit ishte kthyer ndër detyrat primare të kapo-bandës së Shkodrës, Behar Bajri.  Ai sapo ka dalë nga burgu në 29 qershor 2020, nuk humb kohë dhe i vendos vetes detyrë për të vrarë Licin dhe Dulin.

Për t’ia arritur qëllimit, Bajri kontrakton disa vrasës me pagesë deri tek Nuredin Dumani, madje lidh një marrëveshje me Durim Bamin dhe Marklen Hakën, për shkëmbim kokë më kokë të kundërshtarëve të tyre, ku Bami-Haka marrin përsipër të vrasin Dorian Dulin, ndërsa Behari merr përsipër të vrasë për llogari të Bamit, ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka.

Mes bisedave të zhvilluara në aplikacionin “SKY” Behar Bajri flet me një personazh të botës së krimit duke i thënë se është duke u munduar të zërë Braçen, (Bëhet fjalë për Ibrahim Licin).

Në 24 korrik 2020 Behar Bajri i shkruan personit tjetër: “…vëlla jam tu mundu me zan Braçen tash…”.

Ndërsa personi ia kthen: “…vëlla me zan atë ke marrë Shkodrën, e ke ba Shkodrën Republikë, me hi me pasaportë si në Vatikan…”.

Dhe Behari ia kthen: “…tesh po pres dita ditës…”.

Kurse personi tjetër vijon t'i shkruajë si më poshtë: “…Allahu të ndihmoftë jarabi, inshAllah sa ma shpejt ja merr hakun Boranit, ti pushoj shpirti dhe ati rahmetlis…”.

Dhe më tej Behari i shkruan: “…vlla njat dua se shokët nuk i harroj”.

“…allahu qoftë me ty, ku do të jesh se boll mirë po thua. Amin inshaAllah goja të lumtë kapedan…”- i shkruan personi.

Ndërsa nga ana tjetër Behari ia kthen: “…dhe me ty mar shok…”.

Dhe personi tjetër një ditë më pas, në 25 korrik, i shkruan Beharit duke nënkuptuar se ka problem me Drejtësinë, por sipas tij rëndësi ka që mos bjerë në dorë të tyre, Licëve.

“…inshaAllah ma vlla se di lamsh i kam gjanat port ash gaditem. Randësi ka mas me ra në dorë tyne…”.

Kurse Behar Bajri i premton ndihmesë nëso dosja penale i shkon te një shoku i tij: “…o vëlla me të shku dosja te i shoku i jemi ta kry unë…”.

Më tej personi i shkruan: “…e di ma vlla, se di tash po e shof ça po bahet deri në shtator. Po su ba gja të tham vllau jot. Si asht, a ashtë mirë, çka I kanë than...?”. InshaAllah don Allahu dhe aj ma shok sa ma shpejt jasht, bashkë me ato djem axhës. Amin InshAllah…”.

Por Behari ia kthen duke e pyetur: “… a je i dënum, aq a ba me ty…?”

Dhe personi tjetër i thotë:”…jo s’jam dënuar hala…”./ OraNews

ibrahim lici dhe behar bajri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë