AKTUALITET

Belgjika kërkon të "heqë qafe" të dënuarit e saj, gazeta belge: Një burg i madh do të ndërtohet në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 16:12

Belgjika kërkon të "heqë qafe" të dënuarit e

Gazeta belge “7SUR7” ka publikuar një artikull ku raporton se Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit ose marrjes me qira të një burgu në Shqipëri ose Kosovë, me synimin për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve të saj. Sipas gazetës, këto dy vende të Ballkanit janë të vetmet që përmbushin kushtet për një projekt të tillë.

Sipas 7SUR7, Ministrja belge e Drejtësisë Annelies Verlinden (CD&V) dhe Ministrja e Migracionit Anneleen Van Bossuyt (N-VA) do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Prishtinë dhe Tiranë në fillim të javës, për bisedime eksploruese mbi këtë projekt. Të hënën ato do të takohen me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, ndërsa të martën do të udhëtojnë në Tiranë, për t’u takuar me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe Ministren e Brendshme, Albana Koçiu. Kthimi i tyre në Belgjikë parashikohet të ndodhë të mërkurën në mbrëmje.

Belgjika po përballet me mbipopullim të vazhdueshëm në burgje – aktualisht mbi 13,000 të burgosur, prej të cilëve 4,400 janë persona pa dokumente dhe pa të drejtë qëndrimi në vend. Qeveria belge po shqyrton mundësinë që këta të fundit të vuajnë dënimin në një burg jashtë Bashkimit Europian, në një shtet që respekton sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
Sipas raportit të cituar nga 7SUR7, Kosova dhe Shqipëria kanë marrë vlerësim pozitiv nga zyra e Komisionerit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Personat pa Shtetësi.

Ministrja Van Bossuyt është shprehur: “Kushdo që qëndron ilegalisht në Belgjikë dhe kryen një krim duhet të largohet — qoftë në vendin e origjinës, qoftë në një burg jashtë Belgjikës. Kjo do të rrisë sigurinë tonë dhe do të ulë presionin mbi sistemin penitenciar.”

Ideja belge është frymëzuar nga marrëveshja e Danimarkës me Kosovën në vitin 2021, për përdorimin e burgut të Gjilanit për të burgosur danezë. Megjithatë, ky projekt është ende në fazë përgatitjeje dhe pritet të bëhet funksional në vitin 2027.
Sipas gazetës, kjo tregon se edhe nëse Belgjika arrin një marrëveshje, zbatimi praktik do të kërkojë vite, duke qenë se kërkohet përshtatja e infrastrukturës dhe përputhja me standardet ligjore dhe humane evropiane. Për krahasim, Danimarka ka investuar rreth 200 milionë euro për një kapacitet prej 300 të burgosurish.

Artikulli thekson se partia N-VA është promotore e fortë e kësaj nisme, ndërsa partitë e tjera në koalicion kanë ngritur dyshime për ligjshmërinë dhe kostot e projektit. Një element tjetër i vizitës është edhe bashkëpunimi në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në Shqipëri, Belgjika synon të riprocedojë kthimin e shtetasve shqiptarë të dënuar në burgjet belge – aktualisht 307 shqiptarë, prej të cilëve 253 pa të drejtë qëndrimi.
Gjithashtu, ministrat belgë do të diskutojnë konfiskimin dhe kthimin e pasurive të fituara nga aktivitetet kriminale, që janë investuar në Shqipëri dhe Kosovë. Vetëm në Shqipëri, hetimet aktuale përfshijnë tetë procedura penale me një vlerë të konfiskuar që arrin 160 milionë euro.

Sipas 7SUR7, qëllimi i vizitës në Ballkan është nënshkrimi i një deklarate qëllimi me qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje do të synojë jo vetëm zgjidhjen e krizës së burgjeve në Belgjikë, por edhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë me dy vendet e Ballkanit. Megjithatë, realizimi i projektit mbetet i pasigurt, dhe zyrtarët belgë theksojnë se ai ndodhet ende në fazën e diskutimeve paraprake.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë