
Me vendim të Bashkisë së Vlorës dhe Këshillit Bashkiak, të gjitha projektet private duhet të pezullohen përgjatë sezonit veror. Gjithashtu, mjetet e tonazhit të rëndë e kanë kategorikisht të ndaluar, përgjatë muajve të verës dhe dimrit, të qarkullojnë në segmentet rrugore të cilat ndodhen në zona urbane tepër të populluara dhe të frekuentuara.
Por në Vlorë, të dyja këto urdhra dhe rregulla shkelen masivisht. Mjetet e tonazhit të rëndë, në pikun e sezonit turistik, qarkullojnë kudo. Urdhrat e vendosura për ndalimin e qarkullimit të tyre nuk zbatohen.
Megjithëse ka qarkullim të rënduar të automjeteve në qytet, mjetet e tonazhit të rëndë futen dhe qarkullojnë edhe në brendësi të bulevardit të Vlorës, ku e kanë në mënyrë kategorike të ndaluar. Ato qarkullojnë edhe në Lungomare, duke ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e trafikut rrugor. Të pashqetësuara, këto mjete qarkullojnë edhe në brendësi të lagjeve të qytetit, si edhe në segmentet lidhëse mes zonave të banuara.
Puna e Policisë Bashkiake në ndalimin dhe evidentimin e këtyre rasteve është inekzistente, pasi për këto mjete gjobat mungojnë dhe ndëshkimet janë minimale. Ligji dhe rregullorja parashikojnë deri në pezullim të lejes së drejtimit dhe sekuestrim të automjetit, por numri i mjeteve që kanë marrë gjoba është shumë më i ulët dhe i papërfillshëm krahasuar me fluksin e mjeteve të tonazhit të rëndë që lëvizin në rrugët e qytetit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Qershor12:41
Gazetari Osman Stafa u sulmua nga dy persona pas protestës, reagon ‘SafeJournalists’: Të bëhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
AKTUALITET
22 Qershor12:07
Turizmi nuk po ndihmon fshatin, importet e ushqimeve u rriten me 15% në 5-mujor
Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëv...
AKTUALITET
22 Qershor11:54
Aksident në aksin Elbasan–Mjekës, makina përplaset me minibusin, një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës.
Sipas inf...
AKTUALITET
22 Qershor11:21
EMRAT/ Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin, arrest me burg për dy autorët
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit...
AKTUALITET
22 Qershor11:01
BIRN: Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
Të tronditur nga dëmet e shkaktuara nga ndërtuesit gjatë atyre pak ditëve të punimeve në Zvërnec dhe në Pishë...
AKTUALITET
22 Qershor10:37
EMRAT/ Përplaset për vdekje 71 vjeçarja, detajet e aksidentit
Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Divjakë.
Një 22-vjeçar që po ...
AKTUALITET
22 Qershor10:15
Gazetari Osman Stafa bën kallëzim në polici: 2 persona më sulmuan në protestë
Protesta e mbrëmshme është shoqëruar nga një moment tensioni. Raportohet se gazetari Osman Stafa është konfliktuar në ...
AKTUALITET
22 Qershor08:45
Aktorja Egla Ceno: Protesta më riktheu shpresën për të jetuar në Shqipëri
Aktorja e njohur Egla Ceno ka zbuluar se i është bashkuar protestës së zhvilluar në shesh, duke ndarë një rrëfim t&eum...
AKTUALITET
22 Qershor08:10
Interesat e ulëta, efektet e SEPA-s dhe shpenzimet në rritje po tkurrin fitimet e sektorit bankar
Fitimi i sektorit bankar paraqitet në rënie edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2026. Të dhënat e Bankës s&eu...
AKTUALITET
22 Qershor08:05
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë.
Euro do të blihet me 93...