AKTUALITET

Bie kthimi nga kapitali i sektorit bankar

n.f Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 08:10

Bie kthimi nga kapitali i sektorit bankar

TIRANË- Përfitueshmëria e sektorit bankar kundrejt kapitalit aksioner të investuar pësoi rënie vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat paraprake dhe të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, treguesi kryesor i rentabilitetit, kthimi nga kapitali aksioner ra në 19.34%, nga 22.17% që kishte qenë një vit më parë.

Megjithatë, fitimi në vlerë absolute fitimi vazhdoi të rritet edhe në 2024. Fitimi neto arriti vlerën e 36.2 miliardë lekëve, në rritje me 27% krahasuar vitin 2023. Ndërkohë që fitimi në vlerë absolute është rritur, zmadhimi i kapitalit të sektorit, i lidhur kryesisht me kërkesat gjithnjë e më të shtrënguara rregullatore të Bankës së Shqipërisë, ka bërë që norma e kthimit nga kapitali në nivel mesatar të bjerë.

Banka me kthimin më të lartë nga kapitali aksioner për të dytin vit radhazi ishte Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). ABI Bank raportoi një kthim nga kapitali 29.86%, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 26.21% i vitit 2023.

Kthimi i dytë më i lartë mbahet për të dytin vit radhazi nga Raiffeisen Bank, me 26.9%. edhe banka e grupit austriak e rriti kthimin krahasuar me nivelin prej 24.11% të një viti më parë.

Banka OTP Albania raportoi kthimin e tretë më të lartë, me 23.09%, nga 18.67% një vit më parë. Rritje të përfitueshmërisë për vitin e kaluar raportoi edhe Union Bank, në nivelin 23.04%, nga 19.55% një vit më parë. Ndjek Tirana Bank, me 21.82%, nga 18.57% në vitin 2023.

Vijon Banka Kombëtare Tregtare (BKT), me një kthim në nivelin 18.12%, në rritje nga niveli prej 14.14% i vitit 2023; Fibank, me 16.87% (nga 22.08% në 2023); Intesa Sanpaolo, me 13.83% (nga 14.32% në vitin 2023); Credins Bank me 12.34% (nga 9.2% në 2023); Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 4.87%, nga 0.36% një vit më parë dhe ProCredit Bank, me 3.83% (nga 4.25% në 2023).

Në vlerë absolute, banka me vlerën më të madhe të fitimeve ishte përsëri BKT, për një vlerë totale prej 8.73 miliardë lekësh. Rezultati i BKT u rrit me 31% krahasuar me fitimin që kishte raportuar në vitin 2023. Banka e dytë për nga vlera e fitimit vjetor renditet Raiffeisen Bank me një fitim neto në vlerën e 7.57 miliardë lekëve, 17% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Banka OTP Albania ka ruajtur edhe këtë vit tendencën në rritje të rezultatit financiar. Për vitin 2024, OTP Albania ka arritur një vlerë të re rekord të fitimit vjetor neto, prej afërsisht 5.07 miliardë lekësh, në rritje me 52% krahasuar me vitin 2023. Së bashku, BKT, Raiffeisen dhe OTP kanë arritur pothuajse 60% të gjithë fitimit të sektorit bankar për vitin 2023.

Banka e katërt për nga vlera e fitimi neto renditet renditet banka Intesa Sanpaolo Albania, me një fitim neto prej 3.13 miliardë lekësh, me një rritje të vogël prej 2% krahasuar me një vit më parë. E pesta u rendit Banka Amerikane e Investimeve, me një rezultat neto në vlerën e 3.07 miliardë lekëve, me një rritje prej 17% krahasuar me një vit më parë.

Vijon Tirana Bank, që për vitin 2024 raporti një fitim neto prej 2.87 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 50% krahasuar me vitin 2023. Ndjek Credins Bank, që ka raportuar një fitim prej 2.66 miliardë lekësh, rezultat në rënie të lehtë me 46% krahasuar me vitin 2023.

Union Bank e ka mbyllur vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e 1.75 miliardë lekëve, në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. Bankat e tjera kanë arritur fitime poshtë kufirit të 1 miliard lekëve. Fibank ka raportuar një fitim neto prej 987 milionë lekësh, në rënie me 7% krahasuar me vitin 2023.

UBA ka raportuar rezultat me fitim në vlerën e 167 milionë lekëve, pasi e pati mbyllur me humbje vitin 2023. ProCredit Bank Albania për vitin e kaluar raportoi një fitim prej 163 milionë lekësh, në rënie me 6% krahasuar me një vit më parë./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë