AKTUALITET

BIRN: Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

r.ll Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 16:35
BIRN: Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien
ogerta manastirliu dhe artan hoxha

TIRANË- Në prag të zgjedhjeve në universitete, studiuesi Taulant Muka publikoi të premten dy kallëzime ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, të cilët i akuzon për plagjiaturë me temat e tyre të doktoraturës.

Sipas kallëzimeve të Mukës, të cilat u janë dërguar një sërë institucionesh përfshi edhe Presidentin e Republikës, rektori dhe dekania i kanë kopjuar tezat e tyre të doktoraturës, i pari nga një studiuese rumune dhe e dyta nga studiues italianë.

“Z.Hoxha, sipas gjetjeve të Aneksit nr. 1, ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Stănilă, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar, duke konsumuar kështu një mori shkeljesh,” thotë Muka në kallëzim, ku shton se teza e doktoraturës e rektorit Artan Hoxha ishte kopjuar nga studiuesja rumune, Laura Maria Stanila.

Lidhur me dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Muka pretendon se Hoxha ka kopjuar në tezën e saj rreth 4 mijë fjalë nga dy studiues italianë, përfshi sipas tij edhe idenë, strukturën dhe bibliografinë. Rektori Artan Hoxha dhe dekania Dorina Hoxha po garojnë të vetëm për një mandat tjetër në zgjedhjet universitare që pritet të mbahen më 21 qershor.

Në kallëzimet e tij, Muka thotë se “dy drejtuesit e universiteteve duhej të përjashtoheshin nga gara” dhe kërkon marrjen e masave për heqjen e titujve të tyre. Por kallëzimi i tij u shoqërua me heshtje nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit, ndërsa rektori Artan Hoxha i mohoi akuzat në një komunikim me BIRN.

Ndërsa theksoi se akuzat ishin të përsëritura, Hoxha këmbënguli se nuk kishte bërë plagjiaturë edhe pse pranoi se pjesa për legjislacionin e huaj nuk ishte një studim i tij. Hoxha theksoi megjithatë se studimi i tij mbi 200 faqe ishte origjinal sa i përket legjislacionit shqiptar.

“Unë nuk hyj në debat për gjëra që janë aty… Gabimet dhe plagjiatura janë dy gjëra,” tha Hoxha për BIRN.

“Mund të ketë probleme me referimet mbi legjislacionin e huaj, por nuk janë kërkimi im shkencor,” shtoi ai, ndërsa përmendi se ai kishte “dorë në 50 për qind të legjislacionit shqiptar”.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjeve për koment nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa anëtarë të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, të cilit i është dërguar kallëzimi, qenë të paarritshëm për koment. Dekania Dorina Hoxha nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

Kryetari i Këshillit të Etikës në Universitetin e Tiranës, Mihallaq Qirjo i tha BIRN se këshilli nuk ishte vënë në lëvizje as nga Senati dhe as nga ankues të tjerë, ndërsa shtoi se Këshilli i Rtikës nuk kryente veprime kryesisht.

Edhe pse denoncimet për plagjiaturë në rrethin akademik shqiptar kanë qenë të shpeshta, ato janë anashkaluar dhe nuk janë shoqëruar me penalitete apo heqje titujsh shkencorë.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, një organizatë me fokus monitorimin e punës së universiteteve, thotë se procedura e verifikimit të titujve nuk është kryer dhe se universitetet refuzojnë të bëjnë publike vetëdeklarimet e kandidatëve.

Xhemollari shtoi gjithashtu se e vetmja nismë për verifikimin e titujve shkencorë, e ndërmarrë pas presionit nga protesta e studentëve në vitin 2018, ka dështuar.

“Nuk kemi të bëjmë më një rast të izoluar, por me një fenomen, i cili nuk dëmton individin apo universitetin, por dëmton imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkon trajtim emergjent nga strukturat kompetente. Nuk mund të kërkojmë fonde me drejtues vjedhës tekstesh”, tha Xhemollari për BIRN.

Verifikimi i punimeve shkencore të stafit akademik në Universitetin e Tiranës ishte një nga kërkesat kryesore të studentëve në protestat masive të vitit 2018. Qeveria u premtoi atyre se ky verifikim do të kryhej. Më pas Ministria e Arsimit lidhi marrëveshje me një platformë elektronike që do të mundësonte këtë verifikim, por procesi nuk u ndoq dhe nuk dha rezultate. Në viti 2020, ministria ia kaloi detyrimet për verifikim vetë universitetit, por prej vitit kur u ndërmor kjo nismë, nuk ka asnjë rast të kapur në plagjiaturë prej institucioneve.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se plagjiatura ishte vepër penale, pavarësisht se legjislacioni kërkon një kallëzim nga studiuesi apo autori i tekstit të kopjuar. Ai theksoi gjithastu se arsimi i lartë në Shqipëri ka nevojë për një veting akademik.

“Për të pastruar vetveten dhe për të hapur garën dhe konkurrencën brenda vetes,”, përfundoi Xhemollari./BIRN

zgjedhet universitare ne shqiperi ogerta manastirliu artan hoxha rigels xhemollari birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë