AKTUALITET

BIRN: Krimi i organizuar "orientoi" votën në Durrës

Geri Emiri Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 22:47
BIRN: Krimi i organizuar "orientoi" votën në Durrës
foto nga durresi

DURRËS- Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë në orët e para të mëngjesit në Qendrat e Votimit (QV) të vendosura në qytet, duke pësuar rritje të ndjeshme rreth mesditës dhe me prani të reduktuar të personave të paautorizuar.

Fillimisht disa qendra votimi u hapën me vonesë dhe qytetarët nisën të votojnë pas orës 7, ndërsa në disa prej Qendrave të Votimit vëzhguesit e Shoqërisë Civile raportuan se ende nuk ishin ndezur kamerat.

Në Qendrën e Votimit të vendosur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, e njohur përgjithësisht si e qetë, u regjistrua një tension midis komisionerëve dhe medias, që u shuajt pas sqarimit në detaje, pasi fillimisht ata u ndaluan të vendosnin kamerën për të filmuar brenda QV-së.

Komisionerët e forcave politike nuk kanë qenë në raport të barabartë në të gjithë territorin, pasi në KZAZ-ja numër 22 në qytetin e Durrësit numëron 50 qendra dhe procesi aty nisi me disa parregullsi. Kryetari i saj, Krenar Hasanaj, tregoi për BIRN mëngjesin e së dielës se vetëm në një QV procesi nisi me 30 minuta vonesë sepse ishin 4 nga 7 komisonerë, duke vijuar pas plotësimit të numrit të tyre. Ndërsa mugesa e operatorit të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve solli vonesa për disa minuta në një QV. Në 2 qendra të tjera procesi vijoi me 6 nga 7 komisionerë.

Parregullsitë e vogla brenda qytetit kontrastonin me radhët prej disa metrash të automjeteve të parkuara jashtë QV-ve në periferi. Në Shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, një varg njerëzish në të majtë dhe një në të djathtë, gati i hoqën frymëmarrjen qytetarëve që ngjesheshin për të kaluar midis trotuarit të ngushtë.

Djemtë si fotokopje e njëri-tjetrit, shoqëronin me sy zgjedhësit që i prisnin “djem bujarë” të tjerë brenda QV-ve, e duke i orientuar se ku të drejtoheshin për të votuar. Prania e personave të paautorizuar krijoi dendësi burrash që rrinin në korridore dhe pranë QV-ve.

Disa minuta nga aty, në Shkollën Dom Nikoll Kaçorri në Ish-Kënetë, situata përsëritej në miniaturë, ku automjetet luksoze dhe me xhama të zinj kufizonin një grusht djemsh që rrinin ulur në një bar-kafe, tepër të zellshëm për të ndjekur ecurinë e procesit.

Por për banorët e zonës kjo nuk dukej një sjellje e re. Dod Prendi vendosi në momentin e fundit që të dilte për të votuar. Së bashku me bashkëshorten dhe vajzën ata lanë banesën e tyre aty pranë, për të votuar së bashku.

“Ne jemi të gëzuar që po votojmë për njerëzit që duam të zgjedhim për 4 vitet e ardhshme”, tregoi 80 vjeçari, duke kujtuar shpresat për rritjen e pensionit.

“Urojmë që ajo parti që do të zgjidhet të na japi diçka më shumë, për pensionin e kemi hallin”, tregoi burri.

Megjithëse diaspora kishte mundësinë që të votonte në këto zgjedhje, fëmijët e tij në SHBA nuk e kishin ushtruar të drejtën e votës.

Dod Prendi me bashkëshorten dhe vajzën në Ish-Kënetë. Foto: Geri Emiri/BIRN
Ish-Këneta njihet edhe për atë që fillimisht ishte “Paraburgimi i Durrësit” dhe ku tashmë presin gjykimin apo vuajnë dënimin emra të njohur të politikës vendase. Erion Veliaj, Ilir Beqja, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja nuk kishin shkuar për të votuar deri në mesditën e 11 majit, në QV-në që deri në orën 11, nga 200 votues kishte parë të hidhnin fletën në kuti vetëm 75 prej tyre.

Edhe më në periferi të Durrësit, ata që nuk i ka kapur ende rrjeta e drejtësisë, kishin rrethuar QV-të në Shkollën “Isuf Ferra” në Nishtulla, ku persona të paautorizuar qëndronin në të gjitha hyrje-daljet e objektit dhe të oborrit.

Të pajisur me çanta të vogla krahu dhe në koordinim me njëri-tjetrin, “djemtë taksistë” të QV-ve sillnin aty dhe dërgonin votues, duke e orientuar menjëherë edhe një pjesë të atyre që mbërrinin.

Një proces i stukturuar që reflektonte përkatësinë e tyre, që njihen si pjesë e krimit të organizuar lokal. Krerët e tyre, të pajisur me automjete të blinduara gjithashtu vizituan qendrën e votimit dhe duke parë nga afër ecurinë e procesit.

Prezenca e vëzhguesve ndëkombëtarë të OSBE/ODIHR aty, nuk i shqetësoi aspak personat e paautorizuar që po menaxhonin “De facto” procesin zgjedhor.

Në QV-në me numër 1424/1, votues të ndryshëm pas votimit në dhomën e fshehtë, e palosnin fletën e votimit para komisionerëve, duke e demostruar si provë për subjektin që kishin votuar.

Ndërsa në QV-në me numër 1424/2, u konstatua votimi familjar dhe një grua votoi paralelisht më shumë se një herë, duke votuar për veten dhe për një të moshuar me të cilën shoqërohej.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, pasi vizitoi Prokurorinë e Fierit pasditen e së dielës, pranoi për gazetarët se ishte paradite në Durrës pas informacioneve për përfshirjen e krimit të organizuar.

“Isha në Durrës sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, u shpreh Gonzato për mediat.

Ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e 11 majit, identifikoi edhe emra konkretë si të përfshirë në intimidimin e votuesve në Durrës.

” Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhërin nga Edi Rama, se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”, u shpreh Berisha për gazetarët.

Ai premtoi se nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore krijon qeverinë, do t’i shpalli ato banda terroriste dhe se do të marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla.

Periferia e Durrësit pati një sërë problemesh të tjera me procesin e votimit, ku në Qendrat e Votimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Kullë në Sukth, kutia e fshehtë e votimit qëndronte para një dritareje që mundësonte pamje të plotë nga kati i parë i shkollës. Kutia e fshehtë e votimit nuk garantonte fshehtësinë e votës në Qendrat e Votimit me numër 1365/00 dhe 1365/01, duke ulur besimin tek ruajtja e privatësisë së zgjedhësve./ Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë