AKTUALITET

BIRN: Ideja e Ramës për një “shtet bektashi” kritikohet si "narciziste dhe e rrezikshme"

M.B. Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 22:23

BIRN: Ideja e Ramës për një “shtet bektashi”

TIRANA- Në fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të dielën, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ishte e gatshme që të transformonte Urdhrin Botëror Bektashi në “një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, të ngjashëm me Vatikanin. Kjo ide e padëgjuar më parë u paralajmërua më herët nga Rama në një intervistë për New York Times, sipas së cilit qëllimi i këtij mikroshteti ishte promovimi i një Islami tolerat. Kryegjyshi bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj e duartrokiti idenë e Ramës dhe tha përmes një deklarate se ‘shteti i ri” nuk kishte të bënte me politikën, por me udhëheqjen shpirtërore.

“Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative,” thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Ideja e Ramës për një “shtet sovran bektashi” u prit megjithatë me rrudhje vetullash dhe vlerësohet nga analistë të politikës si e çuditshme dhe absurde.

“Këtë ide të çuditshme për një vend të tillë që ka të bëjë me tërësinë territoriale të vendit, që kërkon ndryshime të Kushtetutës, ky njeri nuk e konsulton me asnjë shqiptar, por e deklaron nëpër botë, duke shpërfillur jo vetëm ne që na konsideron armiq, por edhe ata shqiptarë që e mbështesin apo janë pjesë e qeverisë së tij,” i tha BIRN publicisti Fatos Lubonja.

“Kjo tregon nivelin e rritjes së autoritarizmit, domethënë të rënies së demokracisë në Shqipëri,” shtoi ai.

Urdhri Botëror Bektashi është një tarikat i Islamit, që e vendosi qendrën e vet në Shqipëri në vitet mes dy Luftërave Botërore. Mes shqiptarëve ata kanë pasur gjithmonë një prezencë të rëndësishme, duke u konsideruar feja e katërt për nga madhësia dhe pjesë e rëndësishme e shtetformimit dhe Rilindjes Kombëtare. Sipas censusit të fundit, në Shqipëri vetëdeklarohen si bektashi rreth 115 mijë persona ose 4.8 për qind e popullsisë.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike e konsideron gjithashtu deklaratën për një shtet sovran të Bektashijve si “një ide të rrezikshme”.

“Rast tipik për të treguar se si Shqipëria vazhdon të drejtohet si një shtet personal dhe se vendimmarrja politike është terësisht jo institucionale,” tha Krasniqi.

Përtej deklaratave nga Nju Jorku, projekti është i mbuluar nga paqartësi ligjore dhe kushtetuese, ndërsa qeveria shqiptare nuk ka bërë publike asnjë të dhënë shtesë. Propozimi për momentin është detajuar vetëm në pak rreshta nga Kryegjyshata Bektashiane në një deklaratë për mediat.  Ata sqarojnë se do të jenë një  “ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative”.

Por studiuesi Enis Sulstarova thotë se plani nuk mund të trajtohet kaq thjeshtë dhe se ideja është në vetvete antikombëtare.

“Është diçka shumë e çuditshme, shumë absurde dhe thellësisht antikombëtare,” thotë Sulstarova, ndërsa sqaron se mikroshtetet janë në fakt mbetje të feudalizmit në Europë dhe nuk mund të jenë krijime të shteteve moderne.

“Shteti modern ka sovranitet popullor, teorikisht buron nga një popull i caktuar prandaj mikroshteti (pa territor e pa popull) bie ndesh me të,” shtoi ai.

Sulstarova shpjegon gjithashtu se tezat për një organizim politik në linja fetare janë rrëzuar gjithmonë në Shqipëri dhe kjo ide është një precedent i rrezikshëm “sepse bie ndesh me linjën kombëtare shqiptare që nga Rilindja e deri në kohën tonë”.

Ndryshe nga pretendimi i Ramës, Sulstarova thotë se kjo ide shkon përkundër asaj që promovohet si harmoni fetare në vend, pasi krijon një precedent përçarës. Idetë provokative që tërheqin vëmendje janë një tipar i qeverisjes 11-vjeçare të Ramës dhe kjo e shtetit sovran të Bektashinjve nuk bën përjashtim. Sipas analistëve, deklarata e Ramës rrjedh më shumë nga nevoja e tij për vëmendje sesa nga një projekt i studiuar apo i menduar.

“Kemi të bëjmë me një përpjekje të kryeministrit për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme dhe për t’u bërë atraktiv në median ndërkombëtare,” tha Krasniqi, i cili shtoi se kjo e fundit i duket si një shpikje e momentit.

Të njëjtin mendim ndan edhe Fatos Lubonja, i cili vlerëson se ky mund të jetë një operacion mediatik për të hequr vëmendjen nga një sërë artikujsh në median ndërkombëtare, që e shohin Shqipërinë e qeverisur nga Rama si një “narkoshtet”.

“Tymnajë narciziste për të qëndruar në qendër të vëmendjes apo për të tërhequr vëmendjen nga akuzat në mediat botërore për ndërtimin e një narkoshteti,” tha ai.

Studiuesi Sulstarova komentoi gjithashtu se kryeministri Rama e sheh Shqipërinë si një vend ekzotik apo turistik, ku të vijnë të huajt dhe të vizitojnë një mikroshtet të bektashijve.

“Ne duam nga politikanët që të krijojnë një shtet normal, jo një shtet çudirash,” tha Sulstarova, i shqetësuar se politika po e korrupton fenë duke e shmangur atë nga qëllimi kryesor./ BIRN

shteti bektashi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë