AKTUALITET

BIRN: KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e vet privat

r.ll Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 14:15
BIRN: KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e
roland ilia dhe pamela qirko

TIRANË- Në shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay” në bregdetin e Vlorës si destinacion për të zhvilluar një analizë 4-vjeçare të punës si dhe sfidat e institucionit deri në fund të mandatit. Aktiviteti u zhvillua me 30 shtator, por 12 komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit u akomoduan në hotel për dy netë fjetje falë bujarisë së një kompanie private që mbuloi shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e tjera të aktivitetit.

KPK e mbajti sekret emrin e donatorit në kundërshtim me ligjin “Për të Drejtën e Informimit”. Por thuajse tre vjet më pas, institucioni kyç i vetingut vazhdon të këmbëngulë në fshehtësinë e emrit të sponsorit privat, pavarësisht se një vendim i formës së prerë e detyron atë që ta bëjë publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia. Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t'i nënshtrohen të njëjtit standard.

Saga gjyqësore për transparencë nisi me një kërkesë për të drejtë informimi të BIRN dhe një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit të 7 dhjetorit 2021, që e urdhëronte KPK-në të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.

KPK refuzoi ta zbatonte vendimin dhe e sfidoi atë në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku mori një vendim në favor. Në padinë e vet, Komisioni pretendoi se bërja publike e sponsorit do të cënonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK- së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit si palë e paditur dhe BIRN si palë e tretë në proces, iu drejtuan me ankim Gjykatës Administrative të Apelit, që e përmbysi si të pabazuar vendimarrjen e shkallës së parë.

Në vendimin e datës 23 janar 2024, Gjykata Administrative e Apelit vlerëson se vendimi i shkallës së parë është reflektim i mosrespektimit të parimeve themelore të zhvillimit të një procesi gjyqësor.

Apeli thekson gjithashtu në vendim se respektimi i klauzolave kofidenciale kontraktore nuk duket se përbën kufizim të parashikuar në marrëveshjen e sponsorizimit, por është interpretuar më pas si i tillë nga Komisioni.

Në vijim, Apeli vëren se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka konsideruar interes publik respektimin e klauzolave të konfidencialitetit, pavarësisht se ligjvënësi interesin publik e ka parashikuar si përjashtim nga e drejta për ta kufizuar informacionin.

Apeli rrëzon gjithashtu pretendimin se zbulimi i të dhënave të sponsorit të aktivitetit të KPK-së, përbën zbulim njëherësh të çështjeve të rëndësishme lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni në të ardhmen, strategjitë dhe planet afatgjata dhe afatshkurtëra të tij.

“Ky përfundim do të mund të kishte qenë i pranueshëm logjikisht dhe ligjërisht, vetëm nëse pala paditëse, gjatë gjykimit në shkallë të parë do të kishte dokumentuar faktin se, pikërisht sponsori i aktivitetit të organizuar prej saj në një hotel në jug të vendit, ishte autor sui generis i formulës së suksesit të veprimtarisë së mëtejshme të KPK-së…,” thuhet në vendim.

Duke iu referuar gjithashtu jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Apeli theksoi gjithashtu standartin e dyfishtë të ndjekur nga KPK.

“Në një kohë kur ky interes [publik] nuk konstatohet të ketë pësuar deri tani asnjë cënim nga publikimi sistematik disavjeçar i të dhënave të gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, pa përjashtruar akomodimet e tyre në hotele, madje është konsideruar se ka shërbyer si instrument për t'i kthyer publikut besimin tek drejtësia,” shprehet Apeli dhe shtron pyetjen : “mbi ç'bazë standardi i transparencës, zbatuar tashmë gjatë procesit të vettiung-ut të gjyqtarëve në detyrë, nuk duhet zbatuar edhe për komisionerët quasi gjyqtarë?”.

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, BIRN ju drejtua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesë për kryerje të ekzekutimit vullnetar dhe vendosjen në dispozicion të marrëveshjes së sponsorizimit, me të dhënat e plota.

Por KPK e anashkaloi këtë kërkesë dhe në një përgjigje për BIRN përshkroi legjislacionin mbi të cilin bazohet ekzekutimi i vendimeve gjyqësore. Në vijim, Komisioni paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë si dhe një kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit, deri në shqyrtimin e çështjes në shkallën e tretë të gjyqësorit.

Më 30 prill, Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin që detyron KPK-në që të zbulojë emrin e sponsorit.

Dy kërkesa të tjera për informim drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vendosjen në dispozicion të marrëveshjes së plotë dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale lidhur me ecurinë e procedurave të ekzekutimit të vendimit, kanë mbetur pa përgjigje edhe pse është tejkaluar afati ligjor. Po ashtu, KPK nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi një kërkese për koment të BIRN lidhur me arsyet e mosvendosjes në dispozicion të dokumentit të kërkuar./Reporter.al

komisioni i pavarur i kualifikimit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë