AKTUALITET

BIRN: Media online "injoroi" fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

r.ll Përditësimi i fundit 19 Maj 2025, 08:42
BIRN: Media online "injoroi" fushatën e partive të reja
foto ilustruese

TIRANË- Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet.

Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, duke siguruar 4 deputetë në parlamentin e ardhshëm.

Megjithatë, po të lexoje mediat online gjatë fushatës elektorale, vështirë se mund ta kuptoje që këto parti garonin në zgjedhje, e aq më pak, nëse kishin shanse për të siguruar ulëse në Kuvend.

Të dhënat e dhjetëra mijë artikujve të analizuara nga BIRN – të publikuara në faqet e internetit të 9 televizioneve, 6 gazetave dhe 25 portaleve, tregojnë se mbulimi i fushatës zgjedhore u fokusua kryesisht te Partia Socialiste në pushtet dhe Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore – një grupim prej 25 partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike.

Pak më shumë se gjysma e lajmeve për zgjedhjet parlamentare ishin në formatin e deklaratave politike të kandidatëve dhe liderëve politikë. Nga këto deklarata, 92% i përkisnin dy subjekteve kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ndër subjektet e tjera, Partia Koalicioni Euroatlantik mori 2.6%, Partia “Mundësia” u paraqit me 1.9% dhe Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet përbënte 1.3%. Të gjitha subjektet e tjera zgjedhore së bashku u trajtuan secila në pak më shumë se 1% të artikujve.

Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit, duke marrë 83 deputetë nga 140 ulëse në parlament. Megjithatë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE–ODIHR-it, gara nuk ishte e barabartë, për shkak të keqpërdorimit nga partia në pushtet të resurseve të administratës publike, presioneve mbi zgjedhësit dhe kontrollit mbi linjën editoriale të medias.

Media u fokusua te ‘deklarata politike’

Edhe pse Kodi Zgjedhor në Shqipëri nuk e rregullon mbulimin e medias online gjatë fushatave zgjedhore, mbulimi në mënyrë të barabartë dhe objektiv i kandidatëve u jep mundësi votuesve të bëjnë zgjedhje të informuara ditën kur do t’i drejtohen kutisë së votimit.

Numri i mediave online ka parë një shpërthim në vitet e fundit me hapjen e qindra portaleve lajmesh dhe blogjesh. Megjithatë, shumica e këtyre dritareve digjitale informacioni, nuk kanë strukturë të fortë editoriale dhe as burime të mjaftueshme njerëzore për një mbulim profesional dhe të pavarur të ngjarjeve politike komplekse, siç është fushata zgjedhore.

Nga analiza e më shumë se 29 mijë artikujve të publikuar në dy javët e para të garës elektorale nga 40 media online të përzgjedhura gjatë periudhës 11 prill deri më 10 maj, BIRN përzgjodhi 20% të tyre nëpërmjet një kampioni rastësor dhe i kodoi sipas një seti të përcaktuar indikatorësh, për të vlerësuar vizibilitetin e aktorëve politikë në media, tonin e mbulimit dhe fokusin editorial.

Në të gjithë kampionin, formati editorial më i spikatur ishte publikimi i deklaratave politike, që përbënte 54.2% të gjithë artikujve. Opinionet dhe blogjet përbënin kategorinë e dytë më të përdorur, duke zënë 21.9% të totalit. Përdorimi i tyre ishte më i lartë në edicionet online të gazetave, ku opinionet dhe komentet e firmosura nga gazetarë dhe analistë mbeten një tipar qendror.

Raportimi i drejtpërdrejtë nga eventet e fushatës – si mitingje, vizita apo takime me votuesit, mbetet i kufizuar në të gjitha platformat, duke përbërë vetëm 9.4% të artikujve gjithsej. Kjo e dhënë tregon për një angazhim të ulët editorial në raportimin nga terreni.

Ndërkohë, raportimet mbi procesin zgjedhor, përfshirë këtu procedurat administrative, votimin nga diaspora apo zhvillimet institucionale, përbënin vetëm 8.6% të artikujve, ndërsa mbulimi i debateve televizive dhe sondazheve të opinionit publik ishte 2.7% e totalit. Një pjesë e shkrimeve (3.2%) fokusohej në aktivitete administrative, si deklaratat institucionale dhe përditësime për proceset logjistike.

Shumica e deklaratave politike të reflektuara në median online i përkisnin kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Të dy liderët së bashku përbëjnë 59.3% të të gjitha deklaratave politike të publikuara gjatë fushatës. Edi Rama zinte pjesën më të madhe, duke u përmendur në 33.3% të përmbajtjes, ndërsa Sali Berisha ndiqte me 26%.

Figurat e tjera politike u shfaqën me një frekuencë më të ulët. Lulzim Basha u përmend në vetëm 2% të deklaratave, i ndjekur nga Agron Shehaj (1.8%), Ilir Meta (1.5%) dhe Elisa Spiropali (1.4%).

Edhe mbulimi i drejtpërdrejtë i aktiviteteve zgjedhore gjatë fushatës, prioritizoi partitë tradicionale dhe liderët kryesorë politikë kundrejt partive të reja që garonin në zgjedhje. Këto të fundit morën vetëm 8.7% të mbulimit total të raportimit nga terreni.

Më shumë se dy të tretat e shqiptarëve vlerësohet se e përdorin median online çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Ky tregues thekson rolin thelbësor të mediave të reja në formësimin e opinioneve të zgjedhësve shqiptarë dhe edukimin e tyre.

Ngjashëm me trendin e formateve të tjera të artikujve të publikuar nga media online gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale, edhe kategoria e opinioneve dhe blogjeve u fokusuan kryesisht te dy subjektet kryesore që garonin në zgjedhje – Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, të cilat dominuan thuajse në mënyrë të barabartë duke u përmendur në 45% dhe 45.4% të të gjitha artikujve të opinionit, përkatësisht. Në kontrast, subjektet e tjera elektorale u përfshinë në vetëm 9.7% të këtij lloji artikujsh.

Shumica e artikujve të opinionit u karakterizuan nga një ton negativ ose i përzier, duke përforcuar një narrativë përballjeje dhe tensioni gjatë fushatës elektorale. Artikujt që ofronin reflektime pozitive apo të nuancuara ishin të paktë.

Toni i komenteve gjatë fushatës ndaj dy subjekteve kryesore elektorale mbeti kryesisht negativ. Gati dy të tretat e përmbajtjes që i referohej Partisë Socialiste apo Aleancës për Shqipërinë Madhështore kishte një qëndrim kritik ose skeptik.

Megjithëse partitë më të vogla morën një mbulim më neutral ose të përzier, prania e kufizuar e tyre në artikujt e opinionit e reduktoi ndjeshëm mundësinë për të ndikuar në diskursin e gjerë politik, apo për të sjellë perspektiva të reja në narrativën e fushatës./Reporter.al

media online zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë